Isha i vogël në atë kohë. Kishte mbaruar shkolla dhe se tanimë vinin pushimet e verës. Më pëlqenin shumë këto pushime, pasi më shpesh shkoja te dajat e mi, që ishin larg, shumë larg zonës ku banoja unë dhe familja ime. Unë isha i vetmi që shkoja shpesh te dajat e mi, ndryshe nga gjithë pjesëtarët e familjes sime. Në fakt, unë isha bërë kështu edhe i preferuari i dajave, më njihnin në fshatin atje dhe më respektonin si mysafir special si të thuash.…
Lexo më shumëKategori: KRIJIMTARI
Xhadeja fatale
Qyteza ku jam rritur ishte vend i çuditshëm Ai ishte një vend diku në Kufi, përcaktuar gjeografikisht thuajse perfekt, sipas shpjegimeve që jep Amin Maluuf në librin: “Tronditja e botës”. Maluf thotë se vendet që janë kufitare kanë prirjen të kenë njerëz më të mirë disi, sepse këta nuk paravendosin si gjë qendrore centrizmin që “unë jam më i miri”, egon e fortë, etjen për të shkatërruar tjetrin, por paraqitën më të dashur duke mirëkuptuar edhe çdokënd që është ndryshe nga ata.…
Lexo më shumëP o e z i : “Udhë në pasqyrë”

Ahmet Prençi
KULLA
Po shembet kulla në fshat
i ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
siç mbahen me paterica sakatët…
e anuar kulla.
i dhëmbin ijet.
Kurrizi i dalë.
Reumatizma ia ka mpirë këmbët;
Me syze miopi anuar në një anë,
si nallane i kërcasin dhëmbët.
Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
e shkretë vatra e udha pa njerëz
vdes dhe Planeti po s’pati njeri!…
Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë
Nga Ygerta GJELESHI
Këtë mëngjes emërharruari nëntori dëgjoj melodinë më pikëlluese të Universit, dëgjoj të qarën e nënës sime. Shoh lotët e saj të pikojnë një nga një, e ndjej dhimbjen e saj aq të madhe. Ajo po na shikon me sytë e saj prej engjëlli të skuqur nga e qara sikur do të na thotë të largohemi, të ikim prej aty e të gjejmë një strehë lumturie fëmijërore diku mes shoqërisë tonë të lagjes.…
Lexo më shumëEse / Dhuna, një parazit i përhapur kudo
Nga Besjana MAZARI
Shpesh herë kemi dëgjuar nëpër media fjalën “dhunë” … dhe nga kjo fjalë tepër “shurdhuese” për personat e vëmendshëm, shohim shkaqet e më pas pasojat e tmerrshme. Gjithkush mund të thotë: -O Zot na ruaj! Këta s’janë njerëz! Por … a është e mundur që dhuna të jetë një lloj parazit i vogël i cili pickon këdo, por efekti apo sëmundja që shkakton të shfaqet në kohë të ndryshme?!…
Lexo më shumëTregim / Prova e besës
Nga XHELAL ROÇI
VRASJA E DIKËS
Rrëzë malit me dru ahu, në fund të një shullëri, në fund të
një lëndine që të krijon përshtypjen e një stadiumi të madh, rrethuar nga të gjitha anët me kodra, gjendet Katundi i Epërm. Përrenjtë që zbresin nga mali grumbullojnë ujin dhe në fund të fshatit. Ata bashkohen në një të vetëm, duke formuar një kanion, në mes të dy kodrave, që, nga banorët e atjeshëm, quhet Gjurra.…
Sonete nga Naim Berisha
UJI I MURRËS SHKON I QETË
Uji i Murrës shkon i qetë
Dalëngadalë derdhet në Drin
Ah, sikur të isha vetë
Sall, një gjethe që fëshfërin
Sall një gjethe, deg’z a fletë
E kësaj vjeshte të verdhë si ftua
Të mbytesha unë në Drin e det
Për inat t’vashës që dua
Dhe të dilte të kërkonte
Djalin që preu në besë
Qiell’ i vjeshtës ta tmerronte
Me gjëmimet e rrufesë
Ujë i Murrës rrjedh i qetë
Dalëngadalë mbytet në det.…
POEZI
Nga Argen CIBAKU
BUZ’QESHJA JOTE
Pasuria kish zbythë të tjera ndenjëse,
Varfëria e pagojë e fajtore,
fati skish qenë dhe aq zotri sipas rastit dhe i skëterrtë
madje,as koha s’kish pritë,në udhëtim të vet!
Prapëseprapë,
ne mbetemi thjesht Sizifë!
-që do të luftojme me frymën e fjalës
apo thjesht me një ves të hershëm: një qeshje
si të luftosh nanoteknologjinë me thikë guri të mprehtë.…
Tregim / Tinguj qe thyhen
… Lexo më shumëNë kuadër të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016”, organizuar nga Botimet Toena, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Tiranës, Alban Tufa fitoi çmimin e dytë në prozë. Për lexuesit tanë po sjellim këtë numër tregimin me të cilin Albani u nderua me çmim.
Festivali Letrat për të rinj është nje veprimtari e përvitshme që synon evidentimin e talenteve në fusha të ndryshme të artit: prozë, poezi, ese, video-art, fotografi, art-grafik, etj.
Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë
… Lexo më shumëBashkia Dibër me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë në bashkëpunim me Qendrën Agritra Vizion dhe AZHR me datë 9 dhjetor 2016 zhvilluan para Pallatit të Kulturës Peshkopi mbylljen e fushatës ndërgjegjësuese: “16 Ditë Aktivizim kundër dhunës ndaj gruaj dhe dhunës në familje”. Me këtë rast, Zamira Gjeleshi, një nga organizatoret e veprimtarisë, përzgjodhi për gazetën disa krijime në poezi dhe prozë të nxënësve, të cilat kanë në qendër dhunën në familje.