Këngë dhe fjalë të urta popullore

Nga dr. Fejzulla Gjabri

Studiuesi Hajri hehu është kthyer në vendlindje për së dyti herë. Herën e parë, me fjalën e Ujemujës*. Tani, me krijimtarinë folklorike të Ujemujës.

Libri ka gjashtë pjesë: këngë djepi; këngë motmoti; këngë dashurie; këngë dasme; fjalë të urta; gjëegjëza. Autori nuk zgjatet në komentimin e tyre, pasi ato flasin vetë. Por aty ku ia ka dashur puna, jep komente e shpjegime letrare, gjuhësore, stilistike etj.…

Lexo më shumë

“Histori qëndrese” në romanin e katërt të Dogjan Dervishit

Nga Halil RAMA

Me katër romane të botuara dhe të mirëpritura nga lexuesi , në harkun kohor të tetë viteve: “Zhgënjimi” (2013), “Shpresë e thyer” (2017), “Përandoria e medjave” (2019) dhe “Një histori qëndrese “ ( 2021); Dogjan Dervishi rënditet padyshim me elitën krijuese dibrane, dhe pse jo edhe me atë kombëtare.Nëse me romanin e parafundit “Përandoria e medjave” u njoha fillimisht gjatë promovimit të tij para dy vitesh në një nga sallat e Hotel Tirana international, me pjesmarrjen e dhjetra personaliteteve krijuese dhe me pas e lexova me një frymë, romanin e fundit të këtij autori “Një histori qëndrese” , pata fatin ta kemë në dorë që në dorëshkrim.…

Lexo më shumë

Bota fëmijënore në poezinë e Selim Çerpes

Nga Ilmi DERVISHI

Shpeshherë, kur shkruan për një libër të një autori me të cilin ke miqësi, është e vështirë të bësh një vlerësim për krijimtarinë e tij, pa u ndikuar prej miqësisë. Por me librin “Cicërimat në agime”- poezi për fëmijë të poetit Selim Çerpja, e kam të lehtë. Sepse, së pari e kam njohur krijimtarinë e tij në pikturë, në poezi e interpretim, por e kam njohur autorin edhe si djali i Sali Çerpes, një valltar virtuoz i ansamblit të Dardhës në Dibër, si nip i Qazim Selimit, – themeluesi, organizatori dhe interpretues i grupit folklorik të Zall Dardhës, që me punën e përkushtimin e tij, e çoi këtë ansambël deri në Moskë, në Festivalin e Rinisë Botërore.…

Lexo më shumë

“Këmisha e njeriut të lumtur”

Nga Shaqir Skarra

Para një viti shkrimtarit Xhafer Martini nëpërmjet WhatsApp-it i vjen ky mesazh:
“Mirdita Xhafer, jam Bardhyl Adem Selimi, mësues në pension (në fakt ka qenë pedagog i filozofisë), 75 vjeç, mik i Vesel Hoxhës dhe i Ylli Xhaferit. Para ca vitesh lexova përrallën tuaj “Këmisha e njeriut të lumtur”. Më pëlqeu. E përktheva në esperantisht dhe e futa në një nga numrat e Buletinit elektronik dymujor të Shoqatës Shqiptare të Esperantos.…

Lexo më shumë

Arif Vladi, këngëtari emblematik i Lurës, Dibrës dhe gjithë shqiptarisë

Nga Gëzim LOKA

Arif Vladi, këngëtari emblematik i Lurës, Dibrës dhe krejt trojeve tona etnike, mbush 65 vjeç. Në këtë përvjetor të shënuar të jetës së tij, i urojmë dhe njëqind vite të tjerë lumturie e fisnikërie, kënge e qëndrese në emër të vlerave të shqiptarisë, të cilave iu këndoi dhe vazhdon të ju këndon në çdo ditë të jetës së tij, me pasionin dhe përkushtimin e një artisti të madh.…

Lexo më shumë

Disa mbiemra në trevën e Dibrës

Nga Haki Përnezha
Valdrin Vlesha

Etnia dibrane është e vendosur brenda katër pikave gjeografike, të cilat në zhargonin popullor thuhen, “Gur e Mbigur dhe Mall e m’Zall”. Pra etnia dibrane shtrihet në hapsirën mes Gur Lurës dhe Shën Mbigurit, në drejtimin Perëndim – Lindje dhe nga Mall-a (përroi i Mallës në Reç) e deri në Zall (Zalli i Okshtunit). Këto pika natyrore nuk tregojnë ekzaktësisht territorin etnokulturor dibran, por në të folurën e përditshme, merret si e saktë.…

Lexo më shumë

Lura – shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër

Nga Gjergj Marku

LURA – Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër. Duhet të jetë ndër simbolikat më të goditura për këtë vend të mrekullueshëm. Lura është quajtur si perla e maleve shqiptare. Historianë të huaj, kalimtarë e udhëpërshkrues, i ka lënë pa mend kjo bukuri e rrallë. Austriaku Stinmestz shkruan se “Pamja nën shkëmbin e Kunorës është kaq e këndshme sa s’ka shoqe në tërë Shqipërinë”, ndërsa një mjeshtër projektesh sportive, që kishte ardhur të shihte këndej thotë se “për dy ditë isha në Zvicrën e Shqipërisë, aty ku Zoti ka falur shumë, ndërsa njeriu ka punuar pak”.…

Lexo më shumë

Dibranët në diasporë mbledhin ndihma për spitalin e Dibrës së Madhe

Nga Beqir SINA – New York

Ndihmat financiare mblidhen përmes GoFundMe. Brenda 48 orësh janë mbledhur mbi 63 mijë dollarë nga 124 donatorë dhe synimi i Shoqatës Atdhetare Dibra në New York është që të mblidhen 100 mijë dollarë.
Dy donatorët më të mëdhenj deri më tani janë biznesmeni Avdul Bajro me 11 mijë dollarë dhe këngëtarja Bebe Rexha me 10 mijë dollarë.

Lexo më shumë

Me Ulvi Shehun, dibranin që më bëri mik të librit

Nga Petro Mejdi*

Duke kërkuar bibliotekën e qytetit
Nuk gjeta makinë për në Zall-Dardhë dhe atë pasdite e kalova në Peshkopi. Duke ecur në bulevardin “Gjok Doçi” (në Lurë kisha njohur të vëllain, Mustafën), në të dy anët kundërmonin blirët e çelur. Do të shkoja deri tej në Dobrovë, po të mos më kishte tërhequr vëmendjen një tabelë me të zeza mbi të cilën shkruhej “Biblioteka”.…

Lexo më shumë

Nin Rajta – poeti i Lurës

Ai që më shoqëroi në sallë ishte një fytyrë e njohur. Pas pak u kujtova se ku e kisha parë, në Krej-Lurë. Isha duke shëtitur në një pllajë të gjelbër, ndoshta një rudinë, me Bibë Doçin, drejtorin tim për 10 ditë, se më transferuan në Fushë Lurë, ai më foli për të. U afrua dhe u takuam. E kam takuar dhe në Fushë-Lurë.…

Lexo më shumë
1 14 15 16 17 18 55