Panoramë e historisë së Rremullit dhe të Matit, nga lashtësia deri më sot

Në bisedat e herëpas’hershme me Bajram Canametin, midis të tjerave, binte fjala për historinë dhe të kaluarën, prerjet e saj kohore dhe integritetin perms vazhdimësisë së saj. Bajrami shpjegonte me pasion këtë lidhje dhe me ekzaktësi fliste për njerëz, ngjarje, të cilat mbanin brenda një sharm trimëror dhe romantik.
Ai, me një kujtesë të admiruar, mbante mend emra të pafundmë nga fise të ndryshme, duke dhënë detaje të hollësishme për ‘to e këto detaje ishin aq mbresëlënëse, sa shpesh arrin deri te bërthama e një poezie.…

Lexo më shumë

Seta

Nga Shaqir Skarra

Gurgullon poshtë me rrapëllimë dhe e pret Drinin plak mes për mes mu tek Ura e Lushës. Kur vjen e inatosur, sa e sa veta ia kanë parë sherrin e, megjithatë, edhe kjo ka legjendën e bukur të saj, që tregohet ende jo vetëm në Çidhën, por në të gjithë trevat e Dibrës.
Thonë se Seta në kohë të hershme, që nuk mbahen mend, nuk ka qenë lumë siç është sot.…

Lexo më shumë

Fantazia brilante e shkrimtarit Fatmir Terziu

Nga Shefqet Meko
Minneapolis, MN USA

-Duke lexuar në anglisht romanin e Terziut “Misteri i bukuroshes shqiptare në Londër” (The mystery of the Albanian beauty in London)

Besoj se të gjithë pajtohemi që shkrimtari Fatmir Terziu, është kthyer në një “vullkan krijues”. Ai shkruan, boton, fantazon, regjizon, filmon, redakton, nderon e frymëzon kolegë, mban gjallë “Fjalën e Lirë”, bën punën e tij të përditshme dhe padyshim, gjithmonë mbetet si “qiri” në shërbim të familjes së vet.…

Lexo më shumë

Kanun në …kalë (!)

 Nga Haki Përnezha

Oda e Dibrës në shekuj ka shërbyer si kudhër në të cilën janë rrahur e kalitur me kujdes të gjithë anët e karakterit të dibranit. (Fjala është për odën si institucion e jo sa banesa e dhoma kish në Dibër.) Ajo ka qenë “parlamenti” në të cilin janë marrë vendime e janë bërë besatime, si dhe u janë dhënë zgjidhje mjaft problemeve që jeta u ka rezervuar dibranëve përgjatë gjithë historisë së saj shumëshekullore.…

Lexo më shumë

Hoxhë Bajram Buci (Mullà Bajrami), teologu, ideologu, luftëtari dhe martiri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Nga Qazim SHEHU

Të shkruash për paraardhësit e tu, edhe kur ata kanë qenë njerëz të zakonshëm, është obligim moral e shpirtëror, por të shkruash për ata paraardhës të cilët kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën e fisit, por në historinë kombëtare, ky është obligim mbi obligim, që kthehet në detyrë të shenjtë kombëtare, morale dhe njerëzore, sepse për figura të tilla të gjithë kemi nevojë të lexojmë e të dimë.…

Lexo më shumë

JAKUP CANI I SOFRAÇANIT 

Nga Azis Keta

Pak kohë më parë doli libri “JAKUP CANI I SOFRAÇANIT”,me autor Zabit LLESHI dhe botuar nga M&B.

Në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivin Qendror të Shtetit, po të pyesësh punonjëset e shërbimit, të tregojnë tavolinën e punës të Zabit Lleshit, ku salla e studimit është bërë për të shtëpia e tij e dytë. Duke qenë brenda profesionit të tij të ngushtë: histori- gjeografi, autori Zabit Lleshi, mbi 30 vjet mësues i kësaj fushe, disa vite drejtor i Muzeut në Dibër, i angazhuar gjithnjë me shkrime në shtyp dhe kumtesa në aktivitete të ndryshme, tek: “Jakup Cani i Sofraçanit”, ai vjen natyrshëm, me një cilësi thellësisht të re dhe një libër të mirëfilltë historie të paqortueshëm.…

Lexo më shumë

Dimensioni i dukshëm kulturor i një libri

Prof. dr. Fatmir Terziu

Kultura, në tërësinë e librit të 18-të të Halil Ramës mbetet në thelb emri i të gjitha gjërave dhe ngjarjeve të veçanta për speciet njerëzore

“Kultura tek prurja e re narrative e Halil Ramës, nuk ekziston vetëm në mendje, sipas atyre formave që dihen, apo dhe sipas tekstit të argumentuar në libër, ajo përbëhet nga gjëra dhe ngjarje të vëzhgueshme në botën e jashtme për të tjerët.…

Lexo më shumë

Vëllimi poetik “Imoralisti” merr çmimin “Bukinist 2020” në fushën e poezisë

Vëllimi poetik “Imoralisti” i shkruar nga Artan Gjyzel Hasani dhe i botuar nga botimet M&B, u shpall vëllimi më i mirë poetik nga platforma online Bukinist.al, botuar gjatë vitit 2020.
Votimi ishte i hapur gjatë Festivalit të Librit Bukinist 2021, që u zhvillua onlinë gjatë muajit mars-prill 2021. Në këtë festival pati një takime të ndryshme me poetë, shkrimtarë, përkthyes, botues të cilët sollën botimet më të reja, krahas problematikave që shoqërojnë librin vitet e fundit.…

Lexo më shumë

Artan Gjyzel Hasani, çelësi për të hyrë në nëntekstet e vargjeve: lexojini poezitë sikur t’i kishit shkruajtur vetë

Nga Albert Gjoka | Bukinist.al

Përpara se të fillojmë intervistë, do të doja të bëja një prezantim të shkurtër të të gjithë vëllimeve me poezi, romaneve që ka shkruar Artan Gjyzel Hasani. Pjesa më e madhe e të cilave sigurisht janë në platformën “Bukinist”, të botuara nga botimet “M&B”, ku botuesin Bujar Karoshi, dua ta përshëndes përzemërsisht dhe t’ju sjell në mendje të gjithë korpusin poetik dhe letrar të Artan Gjyzel Hasanit, të cilin e kemi të ftuar sot.…

Lexo më shumë

Shkrimtar apo çmimtar?

Nga Artan Gj. Hasani

Sapo mësova që libri im “IMORALISTI” është shpallur nga Bukinist.al si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2020. Një konkurim i librave më të lexuar ku fituesin nuk e shpall një juri, por votat e lexuesve.
Falenderoj me mirenjohje botuesin tim Bujar Karoshi, organizatorët e festivalit poetik “Bukinist 2020” dhe lexuesit që përzgjodhën “Imoralistin” si librin më të mirë në zhanrin poezi.…

Lexo më shumë
1 16 17 18 19 20 55