Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut u paraqit natën e parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës me një repertor të përmbledhur nga të gjitha trevat shqiptare. Surpriza e paraqitjes ishte në mbyllje, me një këngë polifonike (video më poshtë), që përcolli emocione për spektatorët në Kalanë e Gjirokastrës.
Në repertorin e këtij Ansambli kishte shumë këngë nga Dibra, mes të cilëve mund të përmendim “Fusha e Korabit”, “Këngë për Suf Xhelilin”, “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” etj.…

Lexo më shumë

PËR NJË ORË E GJYSMË NË TIRANË!

Dibranët gjatë fundjavave përmes Rrugës së Arbrit

Rruga e Arbrit, e cila ka një karakter mbarëkombëtar është një mundësi e madhe edhe për zhvillimin të krahinës së Dibrës por edhe qytetit të Dibrës. Këtë e pohojnë udhëheqësit vendor, biznesmenët por edhe qytetarët në përgjithësi. Rruga, e cila ka afruar qytetin e Dibrës me Tiranën për 1 orë e 30 minuta, është një garanci e mirë që dibranët të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, por edhe qytete të tjera bregdetare, sidomos Durrësin

Nga Vjollca SADIKU

Dibër, 29 maj – Rruga e Arbrit, e cila u ndërtua nga qeveria shqiptare, ka ndryshuar dukshëm frekuentimin të dibranëve për të kaluar fundjavat jashtë Dibrës.…

Lexo më shumë

Një botim i ri folklorik: Në gjurmë të këngës dibrane

Nga HAJRI SHEHU

Libri është botuar nga shtëpia e mirënjohur botuese M&B, Tiranë, 2023. E ka përgatitur për botim Mirdash Shehu. Redaktore është Miranda Goleci.

Janë 320 këngë: këngë historike e këngë trimërie, këngë legjendare, këngë kurbeti e elegji, lirika e këngë fejese e dasme. Libri mbyllet me një fjalorth me fjalë nga të folmet krahinore, për t’i ardhur në ndihmë lexuesit.…

Lexo më shumë

Peladhia – fshati magjik rrëzë Temlës, katund i arsimtarëve dhe trashëgimisë historike

Nga Adriatik Balla

Sot do t’u njohim me një fshat të veçantë, Peladhinë, që shtrihet në qarkun e Dibrës, në Bashkinë Bulqizë.

Peladhia është pjesë e njësisë administrative të Grykës së Madhe, njohur sot si Zerqani. Është një nga 13 fshatrat e kësaj njësie, pozicionuar në anën VP, në luginën e Zallit të Bulqizës dhe njësinë malore kufizuese në veri të saj.…

Lexo më shumë

Eseistika e Kadaresë, libri i ri i autorit Xhafer Martini

 Libri “Eseistika e Kadaresë” është një vështrim kritik mbi esetë “Legjenda e legjendave”, “Kushëriri i engjëjve”, “Ra ky mort dhe u pamë” dhe “Ardhja e Migjenit në Letërsinë shqipe”

Me Ismail Kadarenë jam njohur kur ai ishte redaktor në gazetën “Drita” dhe unë student në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega e Gjuhës dhe e letërsisë. I çova tre-katër vjersha për t’i parë dhe botuar.…

Lexo më shumë

Idioticus, nga Artan Gjyzel Hasani

HOMO IDIOTICUS

fluturojnë në ajër edhe gomerët më në fund

me maska në fytyrë që të mos infektohet Marsi

kam lënë tymosjen që të shpëtoj planetin

një cigare e imja ndezur në Afrikë

shkrin ajsbergun tënd në Arktik

ujërat përmbytin trutë bashkë me qytetin

pikërisht kur ti je duke u martuar me një ndërtesë

natyrisht pasi je divorcuar nga një pemë

që të tradhëtonte me një burrë

që deri në orën 12 të mesditës është grua

janë shtuar shumë ata që hedhin gurin në lumë

aq shumë sa nuk ka kush ta kërkojë më

në këtë botë ku nuk humbet asgjë veç mendjes

dhe mendja e humbur është uterusi ku ngjizen idiotët

dema të lumtur pasqyruar kokëposhtë

në sytë melankolikë të lopës së jetës…

Homo Idioticus ndryshe nga vëllai i tij Sapiens

për një grusht para nuk i shet Djallit vetëm shpirtin

por edhe mendjen…

 

Homo Idioticus është çfarë ai thotë që është

dhe këtë ti duhet ta pranosh pa kushte

e për të ti je çka ai vendos sipas rastit të të quajë

misogjin, homofob, racist, fashist, armik i njerëzisë

ka mikrofonin në dorë, altoparlantin, kërbaçin dhe pushtetin

me peshoren sakate të drejtësisë jep verdikte

ku inteligjenca jote shpallet kriminale, e jashtëligjshme

e dëmshme për fëmijët e 50 hijeve të Gjinisë…

 

rri në shtëpi dhe në ekran më shfaqet veç fytyrë e tij

me nofulla katrore dhe pa tipare

Homo Idioticus par exellence

shtyp butonin, ndërroj kanalin

por s’kam ku ta çoj, kudo shfaqet ai

e mbyll dhe marr udhën për në dyqanin e armëve

tjetër zgjidhje s’ka

duhet blerë një pistoletë patjetër…

në mos për ata

për veten…

 

NEKROLOGJI PËR ATA QË S’KANË VDEKUR AKOMA

 

Njeriun Natyral e shpallën të vjetëruar

dhe mendjet perverse krijuan Njeriun e Ri

në laboratorët ku prej kohësh nuk ka më minj

siç krijuan më parë lule të bukura pa erë

dhe Delen Dolly dhe deledashët

me vështrimin e pikëlluar

krim dhe idiotësi përzjerë

në raportin një me një…

 

ruhuni nga zhdukja, o njerëz të vjetër,

po shtohen çdo ditë ata që nuk e dinë ç’janë

me sy metalikë si dyert e varrezës tuaj

krijesa plastike pa din e iman

kujdes, o të vjetëruar!…

Lexo më shumë

Poezia e Canametit, një kambanë e shqetësimit njerëzor

Nga MEVLUD BUCI

Në vite e ngjarje të Matit, Bajrami ka qenë dhe do të mbetet kronikani i dritëlirisë. Vargjet e tij pasyrojnë jetën, vlerat atdhetare, kullat, njerëzit e mirësisë. Që në moshë të re, Bajrami është marrë me poezi. Krijimet e para i botoi në gazetat “Adriatiku”, “Zëri i Rinisë”, “Puna” në revistën “Nëntori”. Në vitin 1974 arriti të botojë një almanak me poezi dhe dramën “Vajza dhe pushka”.…

Lexo më shumë

Njeriu nuk kuptohet me vdekjen

Zoti, kur mësoi se ëngjëlli Xhebril po shkaktonte panik tek njerëzit, urdhëroi që ai të jetonte midis tyre, por me pamje të ndryshuar që të mos e njihnin. Por ata që dikur i ndruheshin dhe e urrenin, tani donin ta takonin për të mësuar sa më shumë rreth vdekjes, sepse vdekjet u bënë shumë të shpeshta, të pakuptueshme, të cilat vinin prej qindra shkaqesh, disa prej tyre mjaft banale.…

Lexo më shumë

Anekdota Mblodhi: Shaqir Skara

Jepi ujë kalit

Një udhëtar, hipur mbi kalë, u ndal tek një bunar në qoshe të fshatit me i dhanë ujë kalit. Aty ishte një nuse e re tue la tesha. Kjo i hapi vend udhëtarit me pi ujë kali, e udhëtari jabanxhi, duke pa nusen, filloi me fishkëllye.

Atëherë kjo nuk duroi ma, por mori një kovë me ujë të nxehtë edhe ia hodhi udhëtarit fytyrës, duke i thanë:

– Jepi kalit ujë e mos fishkëlle në bunar të huej!…

Lexo më shumë

Legjendë
Thana e skënderbeut

Në fshatin Sinë ndodhen shumë toponime që lidhen me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun. Një toponim i tillë është edhe “Thana e Skënderbeut”. Thonë se pikërisht në këtë vend kulloste kali i Skënderbeut, në ditë pushimi, kur kryetrimi nuk kishte beteja. Kali hante e ujë s’pinte, pasi ishte toka e tillë që mbante ujë. Po si dhe pse i mbeti ky toponim?

Lexo më shumë
1 2 3 4 55