Katër këngë që frymëzojnë me dashuri dhe atdhedashuri

Periudha e pandemisë krijoji një atmosferë jo të zakonshme në shtëpitë tona, për të cilën pati shumë përpjekje për ta harruar apo për ta kaluar sa më lehtë. Njëra prej këtyre mënyrave ishte edhe krijimi i këngëve të reja, por edhe rikrijimi e riinterpretimi i këngëve të njohura, përmes mënyrave bashkëkohore të komunikimit, disa herë jo të realizuara artistikisht, por gjithmonë me një kënaqësi që buronte prej shpirtit të lirë e artistik të krijuesve.…

Lexo më shumë

Fluturon shqipja mbi Korab

Kompozitori Edmond Zhulali bashkon zërat dibranë: Kapexhiu, Methasani e Ismail Keta në këngën himn “Kjo është Dibra maja-maja” së bashku me zërat e këngëtarëve Altin Sulku, Muharem Borova dhe Lundrim Paçuku

Televizioni News 24 prezantoi  para disa ditësh një kompozim në një mënyrë ndryshe të këngës “Fluturon Shqipja mbi Korab”, të kompozitorit Edmond Zhulali – “Mjeshtër i Madh”. Vetë Zhulali pohoi se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë, ishte e gazetarit Dëfrim Methasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.

Lexo më shumë

Libri “Matja në gur e në dru” një thesar i etnologjisë së brezave

Janë mbushur pesëdhjetë vite qëkurse i ati i autorit i librit, studiuesi i palodhur e gjurmëlënës, Dilaver Kurti i Matit, më aktivizoi, më nxiti, më dha krah e më vlerësoi në vallen e studimeve për kulturën popullore, për traditat e më gjerë. Ky bir i Matit e nip i Dibrës ishte studiues i përkushtuar në fushën e etnologjisë, muzeologjisë, të traditave atdhetare e më gjerë.…

Lexo më shumë

Poezi nga Agron Tufa

BALADË

Kjo kullë e grymët në fund të katundit,
Tepara nisi vashat, mandej djalin e fundit.

Me mote nëpër botë, ku tek e tek, ku dyshe,
U kthyen vajzat shndërruar dallëndyshe.

Mandej kthyen djemtë tek e tek e trumba,
Shndërruar dhe ata në tufa me pëllumba.

Mbyllur gjetën kullën. Prindërit – në varreza.
Qark mureve në muzg vërtiteshin bukureza.

Të hynin s’iu desh, se s’kishte frymë njeriu,
Se shpirtrat e të vdekurve kuptohen vetvetiu,

Andaj zunë të sillen rreth kullës palë-palë,
Dallndyshe e pëllumba si njerëz të gjallë;

Me çvit-çvit, gugatje si motit ndër shpërgenj,
I pritën nanë e babë – dy garguj të mëdhenj.…

Lexo më shumë

NJË POEMË E MADHE PËR TË VOGLËN TIME

1
kujtime të paharruar, harruar pa u ndërruar
si fletët e kalendarëve në hotele të dorës së dytë
ku serviren kokteile turbullues poetësh
në ditë të mbushura me të qeshura të bujshme
dhe netë tropikale me lotë të nxehtë
kur ti ndjeheshe Marianne dhe më quaje Leonard
pak kohë para se të bëhesha Neruda yt…

2
kemi dashur gjithnjë të fluturojmë, e dashur,
dhe nuk kemi bërë ndonjë mëkat
e vështirë të mbetesh me këmbë mbi tokë
kur ndjehesh re dhe dhe të thërrasin qiejt
me zërin prej shiu dhe Chardonay
derdhur bujarisht mbi ne të dy
nga Perënditë takikardike të Fundjavës
e vogël sa një avion dyvendësh ëndrra jonë
dhe gjumi aeroport për njerëz me flatra
ndaj dhe ti pranë meje nuk ecje, por fluturoje,
qeshje aq fort sa orenditë e shpirtit dridheshin
tingëllonin qelqet dhe gëzimi derdhej si vera
nga gotat e servirura në trenat e shpejtë
e mban mend?…

Lexo më shumë

Rrëfimi i bariut

Unë e di, o Bajazit vëllai, se nuk do të di ta shkruaj këtë histori, sepse nuk jam asi kalemxhiu me shkollë. Po meqenëse ti je larg e m’u lute që të ta kallzoja me të shkruar, po e provoj një herë. Të dalë ku të dalë! Veç, të lutem, o Bajazit, nëse nuk ia dal dot mbanë ta kërrell ashtu si duhet, mos më tall, mos më qesh e mos ia jep askujt ta lexojë.…

Lexo më shumë

Molla Vebi Ferati, enciklopedist i rrallë, figurë popullore

Molla Vebia mbetet një shkencëtar dhe dijepërhapës i tyre, enciklopedist i rrallë, që edhe sot, pas 70 vjetësh nuk është përsëritur, duke mbetur një figurë e përmasave kombëtare, që rrallë dalin. Jeta e tij është një mësim që ka vazhduar për një gjysmë shekulli me urtësinë e tij, për të mbetur dijetar dhe mësues i vendosur, enciklopedist i rrallë, figurë e dashur popullore.

Lexo më shumë

Hazis Ndreu, mjeshtri i alegorisë

Kur bëhet fjalë për përdorimin e alegorisë në praktikën jetësore, Haziz Ndreu ishte Njëshi. Me të nuk ka të krahasuar asnjë në Dibër, por as jashtë saj. Po Hazizi ishte Njëshi edhe si  mbledhës i alegorisë. Ai ishte Njëshi edhe si vlerësues i saj. Ai ishte si ai gjeologu i mirë që vetëm nga disa vija ose nga disa pika dallon një lloj minerali nga minerali tjetër.

Lexo më shumë

FJALË E FRAZEOLOGJIZMA TË RRALLA

FJALË TË RRALLA

M
► majsk / majsk / mȃjsk: Sapun me erë të mirë, sapun majsk. Nga pers. mysk, lloj bime në formë myshku me erë të mirë. Ne besojmë se dhe myshk vjen nga i njëjti burim.
► m’tëj / m’təj / m’tȅj; m’tova: Është e njëjtë me fjalën zbuloj. E m’tova ku e kishte hallin. Duhet të ketë lidhje burimore me (ku)mtoj, prej këndej (ku)ptoj, mtoj.…

Lexo më shumë

Drini i Zi

Sa këngë janë kënduar për Drinin, sa legjenda janë treguar për të! Sa ndodhi dhe ngjarje! Sa urime, por dhe mallkime ka marrë Drini i Zi! Thonë se në kohë të hershme Drini ka qenë thjesht një lumë. Ndoshta nuk ka pasur as emrin që ka sot.
Edhe i zi nuk i thoshin atëherë, se uji i tij nuk është as i zi e as i kuq edhe kur vjen i rrëmbyeshëm.…

Lexo më shumë
1 24 25 26 27 28 55