Kënga dibrane jehon në Korfuz…

Dibranët në ishullit të bukur grek kanë bërë emër të mirë me punë, djersë, ndershmëri e sakrifica…

Në Korfuz në fakt nuk ishte hera e parë që shkoja, por këtë herë kishte një tjetër qëllim udhëtimi. Së bashku me mikun tim Musa Riçku, njëherësh nënkryetar i LID dhe bashkëshorten e tij Hasien, ishim të ftuar në një mbrëmje të bukur dibrane në një qytet buzë detit, në Sidar, ku jetojnë shumë dibranë së bashku me familjet e tyre.…

Lexo më shumë

Lura dhe feja, disa përkufizime

. Ajo që quhet nga tallavaistët e historisë si “harmoni fetare” apo “tolerancë fetare” është togfjalësh pa kuptim.
Lura nuk është Jeruzalemi dhe çështja se si do ta lëmë punën e Biblës me Kuranin, apo të katolicizmit me muslimanizmin nuk vendoset, as nuk vlerësohet në Lurë. Pra, ka qenë e është punë e feve katolike dhe muslimane, jo e lurasve.…

Lexo më shumë

Detyrimi

Në sistemin socialist, taksat bujqësore, quheshin detyrime. Me siguri, ky term i ri, ishte një huazim që si shumë të tjerë, hynë në gjuhën shqipe dhe e “pasuruan” atë me fjalë të “reja” që për të gjetë kuptimin e tyre, u bë i domosdoshëm fjalori.

Në vitet `50, për bujqit, u dekretua një detyrim shtesë mbi tokën. Në fakt ai ishte blegtoral dhe përfshinte mishin, leshin dhe vezët.…

Lexo më shumë

Mysafir i ri në çadër

Me 6 qershor të vitit 1980 erdhi në ekspeditë apo ekip një mysafir i ri, stazhieri Alban (Ahmet) Çollaku. Ishte student në vit të dytë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave në Tiranë. Me banim ishte nga fshati Sllatinë i Sllovës së Dibrës. Fshati i tij ka një histori të madhe, për të cilën poeti i këngëve patriotike dhe shumë gjinive të tjera letrare, i pavdekshmi Naim Plaku, ka shkruar një libër për të, ndaj këtu nuk kam çfarë të shtoj.…

Lexo më shumë

Zgjuarsia lindi në Shkodër, hëngri drekë në Mirditë

Tregohet ndër dibranë se Hoxhollët e Dibrës përbënin një fis të madh e të dëgjuar në ato anë, të cilët në kohën e pushtimit osman i kishin kërkuar Vezirit të Shkodrës vajzën për nuse në fisin e tyre. Kishin shkuar disa muaj që ishte rënë në ujdi dhe kishin bërë adetet e rastit që i takonin një fejese. Pritej vetëm fjala e Vezirit si babai i vajzës për të caktuar ditën e dasmës.…

Lexo më shumë

Kur jetën ta prezanton ferri

Agron Tufa në këtë libër ka kapërcyer kufirin e perceptimit njerëzor të ndodhisë. Ai nuk e ka shpikur atë, por ka ndërtuar mbi realen një shumësi rrëfimesh. Nuk kemi një vepër biografike, por një dhembje kumbuese deri në palcë. Kemi variacionin autorial të ngjarjeve, duke i rikompozuar tërësisht ato, duke u futur në thellësinë e mendimeve, në vuajtjet e zemrës, në dhimbjet e shpirtit, edhe pse historitë e rrëfimeve janë marrë nga dëshmi konkrete.

Lexo më shumë

Për misionin e Enver Kaloshit, arketipin Llan Kaloshi dhe Irfanin – një Kalosh

Enver Mehmet Kaloshi ka marrë përsipër një mision: Atë risk që për shkaqe politike fati i rëndë i rezervoi jetës së tij dhe gjithë sojit të tij gjatë komunizmit deri në krijimin e “Sagës së Kaloshëve”, siç e artikuloi me të drejtë shtypi pluralist, po e fikson në libra të dobishëm me vlerë që i kalojnë caqet e interesave personale, të familjes apo fisit.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Fjalë të rralla

K
►kallçaj / kaɫʧaj / kállçȃj-t’: Çorape grash, të shkurtër, prej leshit të deles, të cilët visheshin mbi çorapet e gjatë. Kallçajtë, sot bëhen me penjë të linjtë dhe quhen sporta: hoqi opingat dhe ecte veç në kallçaj. E njëjtë me kalcinj e kalcunja, nga it. calze, çorape.
►kërlup / kəɾlup / kërlūp-i: Tamahqar, i babëzitur, që han shumë: hajde kërlup, hajde; ai është kërlup i madh, s’e llȃ (ngop) asgja.…

Lexo më shumë

Elisabeta Skarra: Ushqimin duhet të ta hajë syri e pastaj goja!

Po kush është Elisabeta Skarra?

E lindur në Shumbat të Dibrës më 16 maj 1987. Një nxënëse e shkëlqyer në shkollën 8-vjeçare “Hasan Leka” në Shumbat. Pas ardhjes në Tiranë të familjes përfundoi shkollën 8-vjeçare “Ahmet Gashi” .
Edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” u dallua si nxënëse e mirë, por veçanërisht ra në sy pasioni i saj për gatimin e për kuzhinën në përgjithësi.

Lexo më shumë

Jehon kënga dhe vallja e Folk Alb “Hazis Ndreu”

 

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta, Ansambli Folk Alb “Hazis Ndreu”, së shpejti do të marrë pjesë në një eveniment të rëndësishëm tek arbëreshët e Italisë, në javën e kulturës arbëreshe.

Vetëm pak ditë para mbylljes së vitit të shkuar, Ansmabli Folk Alb Kamëz, me propozimin e Presidentit të tij, z.Muharrem Gjoka do të merrte emrin e Artistit të madh dibran Hazis Ndreu.…

Lexo më shumë
1 25 26 27 28 29 55