Botim i ri: Hazis Ndreu – Personaliteti, krijimtaria – nga Xhafer Martini

Haziz Ndreu ka pasur një fëmijëri të vështirë, më të vështirë se bashkëmoshatarët e vet, se të paktën ata, edhe nëse hiqnin e vuanin, ishin në shtëpitë e tyre. Si thonë vargjet e asaj këngës:
“Dhe në vuaj le të vuaj,
Veç të mos jem në dhé të huaj”
Hazizi në dhe të huaj nuk ishte, por ishte në derë të huaj, në një moshë fare të re, kur fëmijët qajnë për hiçgjë, janë kërkestarë e shamatorë dhe ua thajnë lotët nënat.…

Lexo më shumë

Fatmir Terziu mes dibranëve…

Eshtë hera e parë që sot takohem me Fatmir Terziun, që i jap dorën dhe i marr buzëqeshjen që i del nga shpirti, por nuk është hera e parë që e lexoj dhe ngrohem me fjalën e tij në rreshta e në vargje.
Për herë të parë ia kam lexuar shpirtin në gazetën lokale “Ushtima e maleve” kur ai shkruante për mësuesit dhe banorët e Ostrenit të Dibrës.…

Lexo më shumë

Jufkat e Dibrës…

Jufkat e Dibrës tashmë janë një ushqim që janë të njohura kombëtarisht dhe nërkombëtarisht.
Më poshtë do ju përcjell një historik të shkurtër rreth krijimit të jufkave të mbledhur nga vetë unë duke takuar njerëz të ndryshëm në zonën e Dibrës së Madhe dikur ka qenë një Dibër.
Jufka daton të jetë një produkt ushqimor shekullor. Ky produkt është prodhim autokton i zonës së Dibrës së Madhe.…

Lexo më shumë

Urdhëri “Naim Frashëri” për ansamblin “Kuvendi”

Nga ILMI DERVISHI

Me rastin e 70 vjetorit të krijimit të Ansamblit Artistik Kuvendi i Zall Dardhës me inisiativën e Presidentit të Ansamblit Z. Neshat Ndreu u mblodhën këngëtar e muzikant, valltar të të gjitha moshave nga Dardha për të dhënë një koncert me rastin e 70 vjetorit të krijimit, që daton vitin 1949.
Ansambli i Dardhës ka breza të tërë artistësh, me fillimet e para si Riza Poleshi e Xhevahire Gjoka, muzikani e themeluesi i tangos shqiptare Muharrem Xhediku, me Mjeshtrin e Madh, artistin shumëdimesional Haziz Ndreu, Mjeshtër i Madh Lirie Rasha, Mjeshtrin e Madh Qerim Sula, Sajhe Poleshi, organizatori, krijuesi dhe interpretuesi Xhelal Çerpja, këngëtarin vurtuoz Sherif Dervishi etj.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Marrë nga libri “Toponimia e Çidhnës” i autorëve
Haki Përnezha dhe Rruzhdi Bitri,
Botimet M&B, Tiranë, 2016. Fjalë të rralla

H
► hipi: Folja hip me kuptimin merr sundimin dikush: Hipi Nemcja, hipi Zogju. Hipi përdoret dhe për të treguar një veprim që fillon a pritet të fillojë shpejt: hyni brenda se hipi shiu. Fjala është e njëvlershme me fjalën rra-rrani, me sa duket një rrënjë e hershme pa parashtesë, si tek mbërrini, mbërrajni.…

Lexo më shumë

Hakmarrjen ma lini mua

Jetonte dikur një burrë që nuk linte punë të ligë pa bërë. Ishte hajdut me çizme, si thonë. Por ishte frikacak i madh. Vidhte aty ku sigurohej se nuk do ta gjente gjë e keqe. Atë natë, kur zë fill tregimi ynë, iu afrua shtëpisë së një plake, që nuk kishte asgjë mbi shpirt, veçse një kotec me pula. Hapi derën e kotecit, vuri thesin dhe i futi pulat një nga një në të.…

Lexo më shumë

Shtegu i kodoshëve

Magazinieri i kooperativës, Nik Tuzi, ngase ndjente dhimbje koke, la në magazinë dy punëtorët e shërbimit dhe u nis për në shtëpi të pinte një tablet aspirinë, të hante edhe drekën dhe të kthehej sërish.
Teksa rrotullonte çelësin në bravë, i erdhi në vesh zëri i gruas, që nxorri një klithmë të mbytur e pëshpëriti nëpër dhëmbë diçka si “Uaaa, ç’na gjeti”!…

Lexo më shumë

Pus i thellë ky “Bunari” i Fatmir Terziut!

“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e tija kur i pashë,
Ndë Blevedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë.”
          Naim Frashëri

Fillimisht më erdhi në mendje pusi ynë i shtëpisë. Prindërit na porositnin të tregoheshim të kujdesshëm, të mos hidhnim atje mbeturina, sepse atë uji e përdornim për të pirë, për t`u larë e për të vaditur, ai ndihmonte jetën e familjes sonë por edhe të gjësë së gjallë apo bimësinë që rrisnim në kopshtin tonë të vogël.…

Lexo më shumë

Për librin: ”Zenel Hoxha i Gjurasit” të autorit Beqir Mata

Figurat e ndritura të kombit vijnë përmes dritës së qëndresës dhe përmes provave atdhedashëse, sepse ata kaluan rrebeshe të historisë duke lënë testament për brezat vetëmohimin për atdhe e për flamur.
Ky mendim m`u përftua ndërsa mbarova së lexuari librin për Zenel Hoxhën të autorit luznak Beqir Mata,një libër që shtjellon qëndresën,mençurinë,guximin dhe bujarinë e një figure të paepur ndër beteja,i cili ishte i lidhur si mishi me kockën me popullin;dhe, me këtë libër ,autori,por edhe redaktori Xhafer Martini,sjellin nderimin dhe mirënjohjen që duhet të kemi për figura të tilla.…

Lexo më shumë

nekrologji | Sherif Dervishi, biri i Dardhës

Sherif Dervishi, këngëtar dhe rapsod, u nda nga jeta më 21 nëntor 2019. Dervishi ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pas një hemoragjie cereblare, e cila rezultoi fatale.
Ai ishte biri i Dardhës që e deshi dhe ju përkushtuar lindi në Lugjej në vitin 1961, në nje familje patriotike të Dali Dervishit. Në këtë familje ishte traditë dhe kënga por Sherifi qe në fëmijëri u ngjit në skenë e ra në sy për zërin e tij të veçantë.…

Lexo më shumë
1 26 27 28 29 30 55