Klara, vajza 11 vjeçare që ngjiti malin e Korabit

Klubi Discover Albania që në muajin Mars 2017 organizoi një seri guidash që do të finalizoheshin në datën 2 korrik me ngjitjen në malin e Korabit. Për këtë arsye ky turne u quajt “Misioni Korab 2017”.

Që në Panairin e Turizmit u prezantova si guidë lokale dhe shkëmbeva kontaktet me përfaqësuesit e klubit, për  përgatitjen e turit në Korabi. U formalizua gjithçka.…

Lexo më shumë

Ç’është filozofia popullore?

Me fjalën filozofi popullore në këndin tonë të shikimit duhet kuptuar mënyra se si i shikon populli dukuritë e jetës, si i kupton dhe interpreton ato, si i karakterizon, si i vë në shërbim të tij, çfarë qëndrimi mban ndaj tyre, çfarë përgjigjesh u jep pyetjeve që e mundojnë, si ndikojnë këto përgjigje në sjelljen dhe qëndrimin e njeriut, çfarë mësimesh të vlefshme nxjerr e të tjera.…

Lexo më shumë

Josif Bageri i Rekës së Dibrës

 

Haki Stërmilli s’i mbeti borxh Dibrës në kohë të zisë

Dhe Dibra Haki Stërmillit po në të njëjtën masë.

Josif Bageri iu përkushtua me ashk e dashuri poezisë

Dhe për flamurin e Ismail Qemalit s’harroi të flasë1.

 

Un jom Shqypeja e Shqypënis

Sqohi, or zoqt e trimnis …

Un jom shpeza e furrikut,

Epni dërmën ma rrezikut.

Mjaft në t’errët, n’vorfuni,

Sqohi trima, zoqt e mi …2

 

I.

Lexo më shumë

Fisi Doda në Reç të Dibrës

ORIGJINA
Dy vëllezër Dod Gjaksi dhe Mark Gjaksi ishin me origjinë nga Shkodra dhe mbiemri Gjaksi atëherë u kishte ngelur se me shumë shtëpi e fise në Shkodër ishin vra e kishin ra në gjak. Duke qenë se në Shkodër kishin më shumë se tridhjetë gjaqe dhe në të njëjtën kohë, ata i ndiqte për t’i arrestuar dhe Qeveria Osmane. Dy vëllezërit Doda dhe Marku u larguan nga Shkodra dhe u vendosen për të jetuar në fshatin Ploshtan të Dibrës.…

Lexo më shumë

Vogëlushja Kejt

“VOGËLUSHJA KEJT” është një libër i këndshëm për fëmijë, kryesisht të ciklit të ulët, por dhe për prindërit e tyre, ndaj (do të) lexohet me ëndje edhe prej tyre, ose si i themi ne “libër për të gjitha moshat”. Autorja në këtë novelë dëshmon se e njeh mirë botën e pasur, të sinqertë e naive të fëmijëve, psikologjinë e tyre, problematikat në rritjen, edukimin, shkollimin dhe argëtimin e tyre specifik, në një ndërthurje organike me brezat e tjerë, gjyshërit, prindërit, edukatorët a mësuesit apo më të rriturit, ashtu siç është në realitet edhe vetë shoqëria.…

Lexo më shumë

Intervistë me Stine (Nesti Duka)

 

Të mbajmë njëri-tjetrin, sepse kjo na bën të paarritshëm në të gjitha fushat

 

Për rininë Dibrane kam këtë mesazh: Kudo që ato të jenë. Duhet me patjetër të shfrytëzoni pafund inteligjencën sepse ne shquhemi si një vatër e madhe zgjuarsie. Ta mbajmë njëri-tjetrin sepse kjo na bën të paarritshëm në të gjitha fushat që ne veprojmë. Të besojnë në vetvete, të punojnë fort dhe të investojnë në talentin e tyre.

Lexo më shumë

Jonida, Logopedja pioniere e Dibrës

Jonida Trupja

Nga Samet Zagradi

Jonida Trupja është një ndër logopedistet e para të Dibrës. Ajo është nga Staraveci. Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën e mesme “Said Najdeni” në Peshkopi, ndërsa  studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ,  në programet e studimit Bachelor dhe Master Shkencor  në degën Logopedi.

Lexo më shumë

Tre ditë në bjeshkë: nga Ilnica në Radomirë

dav

Endrit Shima nga kompania Zbulo.org më njofton për një tur katër ditor nëpër vargmalin Korab- Koritnik në data 17-20 qeshor. Piknisja do të ishte në Fshatin Pupinarë në zonën e Maqellarës dhe pika finale e mbërritjes që do të shoqëroja grupin ishte Fshati Radomirë. Gjithashtu, më informuan për përbërjen e grupit ishte Ervin Lani, guidë turistike nga Shkodra, Jim dhe Joe çifti nga Anglia si dhe Camel një studente nga Australia.…

Lexo më shumë

Vepra e Naim Plakut, një testament fjale

Katër dekada pas ndarjes nga jeta të autorit të poemës së famshme “Bagëti e Bujqësi”, lindi një tjetër poet i talentuar, me të njejtin emër. Jo në Frashër të Përmetit, por në Sllatinë të Dibrës.
“Data shënonte 14 nëntor 1940. I jati, Shemsiu ishte në punë e vonë, kur u kthye, e mori vesh se ishte shtuar me një djalë….Emri Naim ishte emër i librave.…

Lexo më shumë
1 45 46 47 48 49 55