“Kushtetuta e dheut të Lurës”

Gëzim LOKA: Kjo trashëgimi historike e Dheut është bërë pronë-  e kujtesës kolektive të brezave luras dhe do të udhëtojë ende në shekuj e mijëvjeçarë, si një mesazhim vlerash që u krijuan në kohë të vështira për Lurën dhe që iu mbijetuan të gjitha kohëve.

Nuk është e lehtë të shkruash për Kararet e Dheut dhe t’i shohësh në këndvështrimin tënd, kur rreth tyre ka pasur dhe ka ende orvajtje serioze të autorëve të njohur për të depërtuar në arealin e krijimit dhe funksionimit të tyre në kohë-hapësirën luriane.

Lexo më shumë

Identiteti ilir-arbëror i kalabardhasve nuk është plaçkë tregu

Kërkesa për krijimin e bashkisë në Kalabardhë është nevojë jetike për rivitalizimin e kësaj krahine atdhetare dhe të lavdishme. Por vetëm kërkesa për bashki shqiptare është legjitime, e drejtë. Kërkesat për krijimin e bashkisë minoritare janë fallco, janë haptazi antikombëtare, antikushtetuese, diskreminuese për popullsisë kalabardhasve dhe për këtë krahinë kreshnike shqiptare. Sepse kërkesat e linjës maqedonase dhe asaj bullgare janë pa asnjë bazë etnike, se nuk ka asnjë kokë njeriu maqedonas apo bullgar në Kalabardhë.

Lexo më shumë

Nderi i Kombit Margarita Xhepa në promovimin e poezisë së Demir Rusit

Autori i 10 librave nderohet me Çertifikata Mirënjohje nga Bashkia e Bulqizës dhe nga Shoqatat “Bulqiza” e “Jehona Shqiptare”

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, që falë drejtimit të saj me kompetencë, profesionalizëm e përkushtim qyetar, ka bërë dhe po bën aq shumë punë të mira në dobi të komunitetit, s‘kishte se si të mos vlerësonte në këtë ditë të shënuar ikonën e teatrit dhe  kinematografisë, “Nderin e Kombit” Margarita Xhepa, duke i dhuruar asaj simbolin e qytetit minator të Bulqizës

Nga Halil RAMA 

Bulqiza, e njohur si qyteti i minatorëve për nëntokën e saj të pasur me mineralin e çmuar të kromit, ka dhe një pasuri tjetër mjaftë të çmuar: elitën e saj krijuese.

Lexo më shumë

Beqir Sina në “Një biografi për dy kohë”

Dhjetra personalitete të letrave dhe publicistikës në promovimin e librit të gazetarit shqiptaro-amerikan

Ngjarjet dhe faktet që Beqir Sina përshkruan në këtë libër dëshmojnë se komunizmi në Shqipëri ishte një diktaturë e rreptë, e paimagjinueshme dhe ne i dimë vuajtjet e të gjithëve, ndërkohë përcolli mesazhin se shumë pak njihen krimet e komunizmit, vuajtjet e shqiptarëve

“Ky libër ashtë nji ngjarje me randësi për bashkësinë shqiptaro-amerikane dhe kontribut të çmueshëm për lexuesit shqiptarë kudo që jetojnë.

Lexo më shumë

Paqja e përgjakur e Adamit

AGRON TUFA

Paqja e përgjakur e Adamit

Roman

Shtëpia botuese: Onufri

Çmimi: 1200 lekë

 

Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.

Lexo më shumë

Çarku

TREGIM / nga Artan Gj. Hasani

“Ke përdhosur simbolin e lirisë së qytetit!”. 

Veç këtë fjali kishte mbajtur mend nga aktakuza e gjatë e prokurorit. Kishte bërë plot pesë vjet burg për përmjerjen që në dehje e sipër i kishte bërë publikisht një statuje që simbolizonte Lirinë e Qytetit, pikërisht në çastin e inaugurimit të saj nga kryebashkiaku. Pesë vjet nën vështrimin dhe vëmendjen e syrit të gardianëve. 

Lexo më shumë

Gomari i Madh në vendlindje
fragment nga romani

100 personalitetet e gomarit të madh

Xhafer Martini

Roman

Botimet M&B

ISBN: 978-9928-353-93-1

Faqe: 104

Çmimi: 600 lekë

Gomari i Madh kërkoi karakteristikën në mbledhjen e përgjithshme të gomerëve të fshatit të lindjes. 

– Tani u kujtove ti për fshatin tënd të lindjes? – e pyeti një gomaricë plakë Gomarin e Madh dhe shtoi: 

– Ke njëzet vjet që nuk ke shkelur këtu.

Lexo më shumë

Alegoria nga Dibra

Alegoria e Dibrës

Mevlud Buci

Alegori, anekdota,shprehje popullore

Botimet M&B

ISBN: 978-9928-172-34-1

Faqe: 268, Çmimi: 1500 lekë

Një pasanik që kishte shumë bagëti merr plakun e zgjuar Ramadan Cani nga Dardha dhe shkojnë te Murat Kaloshi.Murati, për të respektuar pasanikun, i liron kryet e vendit, ndërsa Ramadani ulet në fund të odës. Murati nis kuvendin me pasanikun, mirëpo ky, ngaqë nuk dinte muhabet tjetër, foli vetëm për punë bagëtishë.

Lexo më shumë

Shejf e shkruej!

Tregim nga Ahmet Kamberi

Një herë, një plak nga Peladhia, ishte ulur buzë xhadesë ku kalonin njerëz e karroca dhe po vështronte n’qef të vet. Kalon andej një kaloshinë e madhe e zezë dhe zbret dikush. Kalon rrugën dhe i afrohet plakut. 

-Përshëndetje, zotëri!

Shnet (shëndet) e t’mejra (të mira) paç, or lum zotneja, ia ktheu plaku.

-A mund t’ju pyes se ç’po bëni këtu, ndenjur në këtë buzë rruge?

Lexo më shumë

Për poezinë e Avni Ndreut

Gjurmë në fjalë

Avni Ndreu

Poezi

Botimet M&B

ISBN: 978-9928-353-89-4

Faqe: 144

Çmimi: 500 lekë

Nga Halil RAMA

Opinioni i gjerë publik e ka njohur dhe e njeh më shumë si artist, si kërcimtarin e koreografin më të mirë të qindra valleve me motive nga të gjitha trevat e Shqipëisë e të arbëreshëve të Italisë. E njeh si ndër themeluesit e udhëheqësin artistik të të parit edicion të “Odës dibrane” dhe po ashtu si themeluesin dhe drejtuesin e Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu”- Nderi i Kombit, ansambël ky që në 10 vitet e fundit ka fituar dhjetra çmime të para e trofe në festivale kombëtare e ndërkombëtare, si në Turqi, Ulqin, Shkup, Strugë, Kërçovë….

Lexo më shumë
1 3 4 5 6 7 55