Setki Jashari – poeti i dashurisë

Nga Halil RAMA

Maqellara, djep i artit dhe kultures, apo siç njihet edhe si Myzeqeja e Dibrës, veç resurseve të shumta natyrore për ta konsideruar perlë turistike, shquhet në rang kombëtar edhe për resurset e shumta njerëzore e intelektuale.

Pikërisht, vendlindja e personalitetit të shquar Iljaz Pashë Dibra – Qoku, i cili më 10 qershor 1878 kryesoi mbledhjen e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që njihet për kontributin e tij madhor për çështjen kombëtare shqiptare, ndër shekuj, vite e dekada ka  nxjerë personalitete të shquara të fushave të ndryshme.

Lexo më shumë

HEC-i i Skavicës – tradhti ndaj Dibrës dhe interesave kombëtare

Në territorin e Dibrës janë ndërtuar dhjetëra hidrocentrale të vegjël si ai i Setës, i Okshtunit, i Lladimericës, i Tuçepit, i Ostrenit të Vogël, i Trebishtit, i Strikcanit, Krajkës etj., që padyshim ka dëmtuar faunën e florën e kësaj treve, ka prishur ekuilibrat mjedisorë. Shkurt, ndërtimi i HEC-it të Skavicës është shkatërrimi i Dibrës.

30 vitet e fundit nga treva e Dibrës është shpërngulur rreth 45% e popullsisë dhe po të shpërngulen edhe 30 mijë banorë të tjerë do të thotë që Dibra çpopullohet.

Lexo më shumë

Mbytja e Dibrës si harresë që vret

Nga Abdurahim Ashiku

A e din Konventa e Bërnës ku bie Dibra që mbytet e zhduket përgjithmonë?
Sigurisht nuk e din dhe dibranët nuk kanë as gojë që të flasë e bërtasë e as laps që të shkruaj dhe të tregojë se në qendër të hartës së shqiptarëve autoktonë në mijëvjeçarë ka një krahinë që quhet DIBRA, krahinë që u tha pushtueseve osmanë “deri këtu ishte hapi i juaj”, krahinë që e mbrojti vendin e vogël evropian me tehun e shpatës në 18 beteja nga 24 beteja fitimtare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, krahinë ku me pushkë hodhi në Drin pushtuesin serbo-jugosllav në një betejë epike 101 vjet të shkuara, më 26,27,28 tetor 1921, në Lanë të Lurës.…

Lexo më shumë

Diga e Skavicës – gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë

Projekti i hidrocentralit të Skavicës përfshin një digë të madhe të ndërtuar në një grykë të pacenuar me shkëmbinj të lartë pranë fshatit Skavicë në bashkinë e Kukësit. Ndikimet më të theksuara do të ishin në bashkinë Dibër. Rezervuari i madh do të ndikojë, sipas bashkisë, deri në 15,138 hektarë (58 milje katrorë) tokë, kryesisht tokë bujqësore dhe pyje, por edhe 41 fshatra.…

Lexo më shumë

Në Korab, Olimpin e Shqipërisë

Shtegu është shumë i bukur dhe me plot kontraste. Në orën e parë të ecjes shpesh kalon nëpër pyje, pastaj shfaqen fusha të bukura, rrethuar nga një panoramë impozante kodrash. Në horizont dukej qafa e fundit para ngjitjes në kodrën e Korabit…

Nga Enver Robelli

Herën e fundit kur kisha kaluar nëpër Kukës me veturë, ende nuk ishte hapur autostrada, që quhet “Rruga e kombit”.…

Lexo më shumë

Maqellara, perlë e natyrës shqiptare

Nga HALIL RAMA

Maqellara, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale intelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre.…

Lexo më shumë

Valle dibrane

Nga Mikaela Minga

Ka mënyra të ndryshme si mund të hysh në dialog me vepra të caktuara arti, madje edhe të rrish gjatë me to. Kjo më ndodhi me Valle dibrane, vepër e piktorit Bajram Mata. Ngacmimi fillestar erdhi gjatë një bisede rreth veprës, organizuar në kuadër të ekspozitës “Tirana Patience”, hapur rreth dy vjet më parë në Galerinë e Arteve.…

Lexo më shumë

Copëza nga krijimtaria e popullit tonë

Në këtë vëllim autori Shaqir Skarra, që është një mbledhës dhe studiues i zellshëm i krijimtarisë popullore, historisë dhe trashëgimisë kulturore të popullit tonë, ka paraqitur një tufë legjendash dhe anekdotash që kanë vlera artistike e gjuhësore, letrare, historike e folklorike të padiskutueshme. Këto do t’i kuptojë lexuesi që në faqet e para të këtij botimi. Nga shumë legjenda, tregime popullore, anekdota e fabula që i ka gjurmuar me pasion dhe i ka vjelë me kujdes te persona të moshave të ndryshme, nga ato që i përdor me aq kujdes konaku i Dibrës dhe i trevave të tjera të vendit, nga ato që ka dëgjuar në Odat e Dibrës kohë pas kohe, ai ka zgjedhur disa nga më të mirat, që ka menduar se janë edhe të nevojshme, edhe të këndshme për lexuesin.…

Lexo më shumë

Oda dibrane

Ende sot e kësaj dite ajo vazhdon të mbetet një thesar i pazbuluar, një arkiv i gjallë i historisë. Këtu dhe vetëm këtu në një odë mesatare, shtruar bukur me mutaf e herë-herë me sixhade shoshiteshin mendjet. Këtu dhe vetëm këtu ishin të gjitha bashkë alegoria dhe fjala e mençur, anekdota dhe tregimet historike, legjendat dhe pse jo edhe vetë përrallat.…

Lexo më shumë

URREJTJA

Tregim nga Ramiz Gjini

Katundi ka atmosferë të zymtë kur qentë që mbahen lidhur me zinxhirë, qajnë me angullimë lirinë e mohuar.
Edhe katundari, – ai që e ka lidhur veten vetëm pas bishtit të lopës dhe tokës, – lëshon me mënyrën e vet angullimat e tij. Ndonëse këto angullima jenë të përsosura nga forma, sepse janë gjuhë njerëzore, përmbajtja është e njëjtë me ato të qenit.…

Lexo më shumë
1 4 5 6 7 8 55