Dasma

Nga Besnik Lami

Është mesi i gushtit. E diel. Dielli përvëlon nga kupa e qiellit. Larg në horizont, atje ku duket se malet puqen me qiellin ka re që sjellin freski e shpresë për shi nga thatësira e zgjatur tremujore. Rrugët e qyteteve dhe të qendrave të banuara gumëzhijnë nga njerëzit e sidomos nga karvanët e makinave. Këto ditë të nxehta gushti i zbukurojnë më tepër autokolonat e gjata të veturave që lëvizin pa mbarim nëpër rrugët e qyteteve tona, kudo nëpër Tiranë e Durrës, në Elbasan e Berat, në Peshkopi e Shkodër.…

Lexo më shumë

“Pëllumbat nuk janë të qetë”, libri i ri poetik i Naim Berishës

Nga Halil RAMA

Njëmbëdhjet vëllime me poezi për të rritur, katër libra me poezi për fëmijë, pesë libra me fabula e poema, tre me hajke, dy me sonete, një me tekste këngësh, tre libra me përkthime të soneteve të Shekspirit, gjashtë romane dhe dy vëllime me tregime, si dhe tre albume me këngë, padyshim që përbëjnë një bilanc mjaft të pasur të poetit, prozatorit dhe kanautorit të mirënjohur Naim Berisha.…

Lexo më shumë

Botime të reja

Xhafer Martini
100 personalitetet
e gomarit të madh
Roman
Shtëpia botuese: M&B
Numri i faqeve 104
ISBN 978-9928-353-93-1
Çmimi: 600 lekë

 


Një roman satirik mbi shoqërinë e ditëve të sotme. Përmes karrierës në ngjitje të një gomari këmbëngatërruar, – nga mësues në një shkollë të provincës deri në gradimin si akademik, – pasqyrohet një histori shqiptare tranzicioni, që më shumë se të bën të qeshësh, të bën të mendohesh dhe të reflektosh.…

Lexo më shumë

Dibër & Mat: Një destinacion magjik turistik

Nisma e krijimit të DMO në qarkun Dibër, është një nismë pilote në Shqipëri, në kuadër të programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale në Shqipëri (SRD)”, financuar nga Organizata ndërkombëtare Gjermane e Zhvillimit (GIZ) dhe zbatuar për qarkun Dibër nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF).

Nga Bujar Karoshi

Bujtina “Çeliku” në Kurdari, rreth 55 km larg nga Tirana u hap zyrtarisht më 29 qershor, gjatë një veprimtarie që kishte për qëllim promovimin dhe mbështetjen për turizmin në qarkun e Dibrës.…

Lexo më shumë

Qarku i Dibrës, një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë

Takimi përmbyllës i fazës së parë të nismës për krijimin e DMO në nivel rajonal

Me datë 29 Qershor 2022, në fshatin Kurdari, te bujtina e sapo hapur “Çeliku”, u mblodhën aktorët kryesorë të zinxhirit të turizmit të qarkut Dibër, që nga pronarë dhe menaxherë hotelesh, bujtinash, guida turistike, artizanë, agjenci udhëtimi dhe përfaqësues të institucioneve të pushtetit lokal, Prefekturës, Qarkut, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, media dhe shoqëria civile për të promovuar nismën e forcimit të rrjetit të aktorëve të turizmit në nivel rajoni dhe krijimin e DMO, Organizata e Menaxhimit të Destinacionit në nivel rajonal për Qarkun Dibër.…

Lexo më shumë

10 turet shumëditore në qarkun e Dibrës

TURI I ECJEVE NË NATYRË.

Qarku i Dibrës është një zonë e mahnitshme për ecjet në natyrë, ku diversiteti i relievit malorë i jep mundësi për të provuar të gjithëve të pasionuarit ecjen në natyrë, si dhe u jep mundësinë e ngjitjes në malin më të lartë të Shqipërisë, Korabi dhe në parqet me 27 liqenet akullnajore më të shumta në nivel vendi.…

Lexo më shumë

Udhëtim me BIÇIKLETË maleve të Dibrës

Në foto: Pamje nga një udhëtim me biçikleta gjatë shtegut Golema Planinë - Zhirovnicë në kuadër të projektit Cross-Border Biking, zbatuar nga ALCDF - Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokala, financuar nga Bashkimi Europian. Fotot poshtë ilustrojnë shtigjet me biçikleta sipas titullit. © Andi Qyqja

 Andi Qyqja është një çiklist që promovon udhëtimet me biçikleta maleve të Shqipërisë.

Muajt e fundit, në kuadrin e projektit Cross-Border Biking, ai ka udhëtuar në Dibër, dy anët e kufirit me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke zbuluar disa shtigje të reja të udhëtimeve me biçikleta malore.

“Cross-Border Biking” është një projekt ndërkufitar, që ka pasur evidentimin e shtigjeve turistike me qëllim rritjen e turizmit të aventurës në rajon.

Lexo më shumë

Dibra sot ka nevojë për të gjithë

Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, detyrojnë autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.

Lexo më shumë

TAKIMI

Tregim nga Agron Tufa

Më qëlloi (krejt papritmas) me ndejtë me të… Më thanë të drejtën i druhesha atij takimi, siç na ndodh kur ndeshim përballë një shok ushtrie mbas 30 e kusur vitesh, ndonëse koha e kalueme bashkë ka qenë e pakrahasueshme me askënd tjetër për sinqeritetin, ngushëllimet, trishtimin dhe sfilitjet; për zhgënjimet dhe hidhësitë e një jete pa shpresa, përkundër andrrimeve nën qiellin e natës dyst me yje që shkëlqejnë e kputen honeve të errët; për ngashërimat e heshtuna me kokën e mbulueme ndën batanijet e ashpra ushtarake… Po, por nuk mjaftuakan as këto, se na, prapëseprapë, i bishtnojmë takimit: kthejmë kokën mënjanë, kinse nuk e vemë oroe, kinse jemi t’përpimë prej punës, ndërkohë që vigjëlojmë veshëcurrekë, derisa momenti i takimit të jetë shmangë.…

Lexo më shumë
1 5 6 7 8 9 55