Ndërtimi i HEC Skavica është asgjesim i Dibrës.

Nga Dali Noka

A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.
Prandaj Dibra njihet për historinë e saj, jo vetëm brenda vendit por në gjithë botën.…

Lexo më shumë

HYNI NË PROTESTA, NGRIJENI ZËRIN NË QIELL, FORCONI RADHËT, MOS DILNI NGA BETEJA DERI NË FITOREN E PLOTË.

Mesazh, drejtuar dibranëve për tu bashkuar në PROTESTA për mbrojtjen e Dibrës

Kur dymbëdhjetë të shkuara ngritëm zërin për ti thënë “JO” ndërtimit të hurdhës së Skavicës, “JO” mbytjes së Dibrës, ishim pak zëra, pak pena; numëroheshim me gishtat e dy duarve: Murati, Aliu, Bujari, Argëtimi, Shaqiri, Halimi, Linda, Xhemali, Hakiu…
Protestën tonë e përcollëm në shtypin e kohës, në gazetën “Rruga e Arbërit”, në përmbledhjen “PO DIBRËS!…

Lexo më shumë

Tiranë, protestë kundra ndërtimit të Skavicës

Dhjetëra qytetarë u mblodhën të shtunën (16.04.2022) në qendër të Tiranës dhe marshuan në drejtim të kryeministrisë për të shprehur revoltën e tyre kundër planeve të qeverisë shqiptarë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Protestës së thirrur nga një përfaqësi e dibranëve me banim në SHBA iu bashkuan ambientalistë, qytetarë të Tiranës dhe banorë të Dibrës, pronat dhe shtëpitë e të cilëve mbyten nga ujëmbledhësi.…

Lexo më shumë

Monument i madh i popullit dibran

Nga Abdurahim Ashiku

Dibra ka një monument të madh. Përmasat e tij kanë përmasat e rrethit, shtrihen nga mali i Korabit në malin e Dejës, nga liqenet e Valikardhës në liqenet e Lurës. Monumenti është vepër e krijimtarisë dhe e djersës së popullit dibran. Një bisedë, qoftë kjo e ilustruar më së mirë flet pak për madhështinë e vërtetë të këtij monumenti, Veprave Ujore të Dibrës.…

Lexo më shumë

Kulla Hupi, një nga kullat më unike në Shqipëri

Adriatik Balla: “Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka të regjistruar Kullën Hupi, e famshmja dhe unikja kulla e Sul Hupit, si një ndërtesë me vlera arkitektonike dhe historike.
Kjo kullë, që siç shihet është pasqyruar edhe në Filatelinë Shqiptare, si pullë postare që në vitin 1982, dëshmon për vlerat arkitektonike dhe historinë e saj.”

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, zyrtarisht me 18 prill, Adriatik Balla, doktor i shkencave gjeografike, kujtoi në faqen e tij në FB kullat e Bulqizës, përfaqësuar prej Kullës Hupi.…

Lexo më shumë

Veçanti në ndarjet kanunore në Dibër

Nga Haki PËRNEZHAstudiues

Traditat ndër shqiptarë kanë ngjashmëri njëra me tjetrën, por edhe dallime e veçori, të cilat vërehen nga një krahinë në tjetrën. Krahinat (Malet) e Dibrës, përkundër disa ndryshimeve të vogla, në lëmin e organizimit të vetëqeverisjes sipas së drejtës dokësore, kanë ngjashmëri të plotë, e cila, tregon dhe shkakun pse emërtimi “9 Malet e Dibrës” erdhi deri në ditët tona….Ruajtja  …

Lexo më shumë

Për librin e Halil Ramës “Magjia e fjalës”

Halil Rama, i mirënjohur si gazetar dhe esesist, është prej atyre që e kanë librin një ushqim të përditshëm shpirtëror e mendor.

Nga Preç ZOGAJ

Një libër me shkrime për disa libra është më pak se secili prej tyre veç e veç dhe më shumë se të gjithë bashkë në kuptimin e informacionit përmbledhës që përcjell. Shkrime të tilla, kur shkruhen bukur, të mësojnë, të japin kanaqësi, të shtyjnë t’ia besosh fatin letërsisë së mirë, domethënë të jesh njeri, siç thotë kritiku franko gjerman Alen Finkielkraut.…

Lexo më shumë

Ilmi Dervishi, letrari modest

Autorët Bujar Muça dhe Burbuqe Agolli sjellin monografinë “Gjurmë në kohë”, kushtuar poetit
Ilmi Dervishi me rastin e ditëlindjes.

Nga RAMADAN TOPUZI

Ikudondodhur, në takime letrare, ceremoni, organizime kulturore; Ilmi Dervishi bie në sy me thjeshtësinë e tij. Me sjelljen e tij dashamirëse plot respekt për të gjithë, duke prezantuar të gjithë të njohurit e tij të tjerëve, me dashuri të madhe, pa intriga, pa ego, por me dëshirën e mirë të njohjes, të promovimit të vlerave.…

Lexo më shumë

Kur Hysni Bruçi botonte në “Zëri i Rinisë” para 49 vitesh poemën “Është ligji ynë”

Me librin “Krojet e këtyre viseve thonë”, vjen për lexuesin si model i poetit të epikës dhe lirikës dibrane

Nga Halil RAMA

Libri “Krojet e këtyre viseve thonë”, me tetë cikle me poezi, i poetit Hysni Bruçi, është një prurje krejtësisht e veçantë dhe mjaft cilësore në botimet me poezi të tri dekadave të fundit. Si njohës i thellë i historisë, kulturës dhe traditës dibrane, vlerat madhore të tyre i reflekton në poezinë e tij, të shkruar jo në një ditë, një vit apo një dekadë, por që në rininë e tij të herëshme të viteve ‘60-’70-të të shekullit të kaluar.…

Lexo më shumë

Mirëkuptimi për guximin klinik të justifikuar

Tregim nga Ahmet Kamberi

Doktor Agimin e shqetësonte shumë mjekimi i të sëmurëve me prishje kronike të punimit të zemrës – një gjendje e rëndë paaftësuese që vjen kryesisht për shkak të dëmtimit të muskulit të zemrës nga shkaqe të ndryshme. Të sëmurët shtroheshin në spital, mjekoheshin me injeksione brendavenore të një bari që quhej strofantinë dhe ujëzbrazës me bazë zhive.…

Lexo më shumë
1 7 8 9 10 11 55