Dinastia Keta vijon të nxjerrë kampionë të mëdhenj të ringut europian dhe botëror
Ferit Keta: Shembullin e kam brenda familjes…!

Ferit Keta

Pas fitores së fundit në boks, ky sportist siguron të drejtën të konkurrojë për titullin kampion Europe në kikboks.
Fitorja e fundit përballë kundërshtarit polak në boks ngjiti në renditje boksierin nga Bulqiza, njërin prej tre mosketierëve të dinastisë Keta, Ferit Keta. Ai e mposhti me KO kundërshtarin polak Lukas Zingmunt në ndeshjen e zhvilluar në Berlin që në raundin e parë dhe tashmë ngre më lart vlerat e tij.…

Lexo më shumë

Vajzat dibrane të volejbollit rikthehen në elitë
Korabi kampione e grupi B

Sezoni i ri do ta gjejë skuadrën e volejbollit të vajzave në kategorinë superiore. Ky sukses është festuar me ndeshjen e fundit përballë Minatorit të Rrëshenit, luajtur në pallatin e sportit ‘Bashkim Lala”, në Peshkopi, në një ndeshje përmbyllëse plot emocione, ku i pranishëm ka qenë edhe një grup i RTSH që përgatiti reportazhin e radhës.
Rezultati i pastër 3-0, nxori në pah vlerat e ekipit që spikati me lojtare të tilla si kapitenia Seferi, por edhe Zebi, motrat Hidri, Xhelili, Stermilla, Xhediku, Kovaçi, Jashari, të cilat nën drejtimin e trajnerëve pasionantë Femi Bulku dhe Afrime Salkurti ia dolën mbanë.…

Lexo më shumë

Shemsi Manjani – njeriu universal i sportit
Nga Defrim Methasani

Pasioni për sportin ka sfiduar vitet mbi supe, duke shënuar rekorde të jetës, si pjesëmarrës i turneve kombëtare dhe ndërkombëtare në moshën madhore…

Në vitin 1957 Shemsi Manjani pasi mbyll me sukses studimet e shkollës së lartë, rikthehet në vendlindje në qytetin e Peshkopisë.
Në vitin 1958, ai nis të riluajë me Korabin e atyre viteve, duke koleksionuar edhe suksesin e parë, pasi skuadra shpallet kampione duke fituar në Himarë dhe fiton të drejtën të luaj në kategorinë e dytë.

Lexo më shumë