Lediana Kapxhiu, zëri i Shqipërisë në Londër

Ajo është vetëm 19 vjeç.  Lindur dhe rritur në qytetin e vogël  por të bukur të Peshkopisë. Rritur nga dy prindër të thjeshtë dhe mjaft punëtorë. E ëma mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të qytetit, ndërsa i ati elektriçist. Lediana Kapxhiu studion në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, dega Anglisht. Është pjesëmarrëse dhe praktikante në përkthim, gjë që e kanë ndihmuar mjaft dhe trajnimet dhe seminaret që ajo ndjek në aktivitetet shkollore dhe jashtë saj.…

Lexo më shumë

Jonida, Logopedja pioniere e Dibrës

Jonida Trupja

Nga Samet Zagradi

Jonida Trupja është një ndër logopedistet e para të Dibrës. Ajo është nga Staraveci. Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën e mesme “Said Najdeni” në Peshkopi, ndërsa  studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ,  në programet e studimit Bachelor dhe Master Shkencor  në degën Logopedi.

Lexo më shumë

Pëllum  Kaloshi: i riu premtues në botën e aktrimit

Pëllum Kaloshi është një aktor i ri dibran, i lindur në Sinë dhe është shumë i kërkuar nga regjisorë vendas dhe të huaj. Ai nuk ka studiuar akademinë e arteve, por spikat në rolet dhe në lojën e tij amatoreske. Edhe pse i ri dhe pa ndonjë eksperiencë madhore, Pëllumi ka luajtur në 2014 në filmin me regji të Fatmir Koçit që u bë shumë i shikuar “Pit Stop Mafia”.…

Lexo më shumë

Ervis Trupja: Dibra ka nevojë për një frymë të re

Ervis Trupja

Ervis, për të gjithë ata që nuk të njohin, je një inxhinier i suksesshëm për moshën që ke. Mund të na bësh një përshkrim të shkurtër rreth vetes tuaj për një publik që nuk të njeh?
Jam lindur në fshatin Staravec të Dibrës, aty ku mbarova shkollën fillore. Shkollën 8 vjeçare e mbarova në Peshkopi, ku në moshën 15 vjeçare zhvendosem në qytetin e Kavajës për të kryer shkollën e mesme në një kolegj turk.…

Lexo më shumë

Të rinjtë…

Ne ujvarn e Pocestit

Të jesh i suksesshëm jo gjithmonë duhet të kesh vëmendjen e të gjithëve apo të jesh i mbuluar nga jehona e punës. Të punosh fort në heshtje, pa bujë, ashtu siç kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë të rinjtë e palodhur dibranë, mund të quhet një sukses i dyfishtë.
E kam fjalën për shumë të rinj që prej disa vitesh kanë kontribuar fuqishëm në veprimtari, shërbime, promovim dhe përmirësim të mentalitetit dhe mënyrës së të jetuarit në qytetin e Peshkopisë.…

Lexo më shumë

Majlinda Xhelili: Nëse të gjithë do të kishin dëshirën e mirë për të ndryshuar, Dibra do të bëhej një vend më i mirë për të jetuar.

Majlinda Xhelili

Ju jeni mësuese prej disa viteve në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi, edhe pse në një moshe të re. Diçka rreth eksperiencës tuaj si mësuese dhe emocioneve që të japin nxënësit tuaj?
Është privilegj të punosh me brezin e ri, aq më shumë kur e di se je një faktor kyç ndikimi në të ardhmen e vendit. Si çdo lloj pune ka vështirësitë e veta, ama emocionet që të përçojnë nxënësit kur sheh rezultatet e punës tënde janë të pazëvendësueshme.…

Lexo më shumë

Lunada Methasani: Punoni shumë në heshtje, lini suksesin të bëjë zhurmë për ju

Lunada Methasani

Luna, ju njiheni si vajza e mjeshtrit të gazetarisë sportive, Defrim Methasanit. Çfarë mund të thuash më tepër rreth vetes për lexuesit tanë?
Te jesh vajza e një personazhi publik ndonjëherë duket se i ke thënë të gjitha, por në të vërtetë nuk është kështu, pasi duhet punë e dyfishtë të krijosh emrin tënd. Ky epitet më ka ndjekur gjithmonë dhe jam e lumtur për këtë fakt, pasi kam ndjekur rrugën e tim eti dhe dua që një ditë t’i ngjaj atij, duke qenë se kemi pasionin e përbashkët për gazetarinë.…

Lexo më shumë

Elvis Prençi, një nga të paktët dibranë të Ekipit të Korabit

Elvis Prenci

Elvis, je një ndër të paktët futbollist profesionistë me origjinë Dibrane që aktivizohesh me ekipin e Korabit. Çfarë ndjesi të jepet të luash dhe të shënosh për ekipin e vendlindjes?
Nuk e kisha menduar kurrë të luaja me ekipin e Korabit në superligë, duke pasur parasysh shumë faktorë të ndryshëm që bënin të pamundur që Korabi të konkuronte mes ekipeve me elitare të Shqipërisë.…

Lexo më shumë
1 2