Potenciali turistik i luginës së Drinit të Zi

 

Vlera turistike e ujërave qëndron në mundësitë që ato ofrojnë për banja dielli, banja uji për turistët si dhe për zhvillimin e një sërë sportesh (notit, peshkimit e sporteve të tjera). Larja në lumenj e kombinuar me banjat e diellit, ndikon mbi disa funksione të veçanta të organizmit të njeriut. Kështu për shembull simulon oreksin, vepron mbi sistemin nervor etj.,…

Lexo më shumë

Krijohet forumi “Dibra Turistike”.

Forumi “Dibra Turistike” është struktura më e re këshillimore që po kontribuon në hartimin e politikave lokale zhvilluse për sektorin e turizmit në Dibër. Me një anëtarësi prej më shumë se 25 anëtarësh që vijnë nga grupet e interesit për zhvillimin e turizmit si: historianë, artistë, guida, agjenci turistike, shpi pritëse, shkolla profesionale, media, hotelet, grupet prodhuese, fermerë, drejtues lokalë, punonjës të bashkisë, agro-përpunues dhe grupet e grave prodhuese, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Lexo më shumë

Dibra, destinacion turistik

Rob Camillari, zv. Drejtori i zyrës së Europës dhe Azisë së USAID në Washington: Qeveria Amerikane nëpërmjet USAID dhe ajo Suedeze mendon që zhvillimi dhe prosperiteti i Shqipërisë do mund të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomiko-social dhe Turizmi është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve dibrane dhe në përmirësimin e imazhit dhe mjedisit në Shqipëri.

Lexo më shumë

Lugina e Drinit, një mrekulli natyrore e Botës

Nga Dr. Selman Mëziu

Nuk janë fjalë të pa vlera që përbëjnë një fjali të pakuptueshme. Por as fantazi trupash qiellor të largët me dymijë vjet dritë ku hamendësohet: ka jetë – nuk ka, ka hidrogjen apo oksigjen si elemente kimike të fillesës së gjallimit. Është një realitet që ka ekzistuar në mijëra shekuj, por, vlerësimi i asaj që lëviz, transformohet, zhduket, apo zbukurohet nga njeriu apo vetë faktorët klimatik ka mbetur pezull në memorien e kohës.…

Lexo më shumë

Klara, vajza 11 vjeçare që ngjiti malin e Korabit

Klubi Discover Albania që në muajin Mars 2017 organizoi një seri guidash që do të finalizoheshin në datën 2 korrik me ngjitjen në malin e Korabit. Për këtë arsye ky turne u quajt “Misioni Korab 2017”.

Që në Panairin e Turizmit u prezantova si guidë lokale dhe shkëmbeva kontaktet me përfaqësuesit e klubit, për  përgatitjen e turit në Korabi. U formalizua gjithçka.…

Lexo më shumë

Tre ditë në bjeshkë: nga Ilnica në Radomirë

dav

Endrit Shima nga kompania Zbulo.org më njofton për një tur katër ditor nëpër vargmalin Korab- Koritnik në data 17-20 qeshor. Piknisja do të ishte në Fshatin Pupinarë në zonën e Maqellarës dhe pika finale e mbërritjes që do të shoqëroja grupin ishte Fshati Radomirë. Gjithashtu, më informuan për përbërjen e grupit ishte Ervin Lani, guidë turistike nga Shkodra, Jim dhe Joe çifti nga Anglia si dhe Camel një studente nga Australia.…

Lexo më shumë

Të pushtojmë Korabin

Vullnetare te Changing the future gjate nje udhetimi turistik ne Malin e Korabit

Për herë të parë klubi Discover Albania e vendos malin e Korabit si atraksion turistik. Misioni ka nisur më 5 mars dhe më 2 korrik, anëtarët e klubit synojnë ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri.

Fundmaj, ditë e shtunë, unë së bashku me tim atë morëm rrugën për në Malin e Korabit.
Pika e nisjes për ngjitje alpinistike (edhe pse ne nuk kemi kishim këtë plan) në Korab është fshati Radomirë, i lidhur me rrugë automobilistike me Peshkopinë.…

Lexo më shumë

Ujvara e Pocestit

Ujevara e Pocestit

Kësaj radhe kemi zgjedhur të tregojmë një shteg tjetër turistik në zonën e Dibrës. Quhet Ujëvara e Pocestit dhe është një tur turistik një ditor. Ky shteg përshkohet i gjithi në këmbë dhe mund bëhet nga të gjithë personat që gëzojnë shëndet dhe kanë dëshirë të ecin në natyrë. Elementet natyrorë dhe ato historike që kjo zonë ka lidhen natyrshëm mes tyre duke bërë mjaft tërheqëse për vizitorët.…

Lexo më shumë

Në Korab me ambasadorin e Zvicrës

Ardiola, nga Shoqata Kombëtare për Udhërrëfyesit Turistik Shqiptar (National Association of Tourist Guides of Albania – NATGA), më njofton se ambasadori zviceran Dr.Christoph Graph dhe e shoqja Nicola kishin planifikuar një vizitë turistike jozyrtare në Dibër në datat 13 dhe 14 maj 2017. Duhej të përgatitej një axhendë turistike për në Korab dhe në burimet e ujërave termale të Dibrës. Rolin e guidës do ta kryeja unë, pasi axhenda u aprovua.…

Lexo më shumë

Banjat dhe mali, destinacionet turistike në rritje në Dibrën e Madhe

Ura e Kaprollit - Foto Gazmend Kerkuti

Rajoni i Dibrës gjendet në skaj të pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë afër kufirit me Shqipërinë. Qyteti i Dibrës prej Shkupit është në largësi prej 131 km, dhe qytetet më të afërta janë Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km). Me Rrugën e Arbrit Dibra e Madhe është larg vetëm 64 km.
Dokumenti i parë që e përmend Dibrën në hartën e Klaudij Ptolemej-it, të bërë rreth mesit të shekullit të dytë në të cilën emërohet Deborus.…

Lexo më shumë
1 4 5 6 7