Natyra dibrane, “guaska” që mban “perlën” e bukurisë shqiptare

“Në shtyp flitet për “minierat e kaltra”, për bregdetin tonë bukuri rrallë e vlerat e tij turistike. Mirë bëhet. Por mos harrojnë Lurën dhe simotrat e saj, “minierat e kaltra, të gjelbërta e të bardha”. Shfrytëzimi i tyre ka reflekse të gjëra e të thella në zhvillimin ekonomik e shoqëror të zonave malore, në lidhjen e brezit të ri me një veprimtari që sjell kulturë e qytetërim të maleve”.

Lexo më shumë

Rabdisht-Bellovë një udhëtim i paharrueshëm

Rabdishti

Fshatrat Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rabdisht ndodhen në një distancë jo më larg se 7 km larg qytetit të Peshkopisë, në njësinë administrative Melan. Kjo zonë mbart vlera historike, kulturore dhe vlera natyrore, të cilat vlerësohen si tërheqëse për njerëzit që e vizitojnë për herë të parë. Por si pika më tërheqëse janë fshatrat e Bellovës dhe Rabdishtit.
Për të gjithë personat, të cilët shprehin interesin për të vizituar këtë zonë, itinerari që ofrohet është një ditor dhe nis nga Muzeu i Peshkopisë vazhdon për në fshatin Rabdisht, Bellovë dhe mbyllet në Stacionin e Llixhave të Peshkopisë.…

Lexo më shumë

Për në Petralbë, një rrugë drejt historisë

Banesa e Elmaz Dezhgiut - Guri i Bardhe

Banorëve të Klosit dhe fshatrave për rreth, kur dëgjuan zhurmën e mjetit që hapte rrugën për në Kalanë e Petralbës, duhet tu jetë dukur një gjë normale. Prej vitesh nëpër fshatra po bëhen përpjekje të mëdha për të ndërtuar infrastrukturën aq shumë të nevojshme dhe po aq shumë të munguar. Traktorët hapin kudo akse që në të shumtën e rasteve dimri i bën përsëri të pakalueshme.…

Lexo më shumë

Objektet arkitekturore të Dibrës, mundësi për zhvillimin e turizmit kulturor

Kisha e Shen Dhimitrit

Arkitekturë tradicionale është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjerë. Monumentet arkitekturore janë pjesë e trashëgimisë kulturore materiale dhe vlerësohen për realizimin dhe ndërtimin e tyre në arkitekturë të veçantë e artistike. Rrethi i Dibrës dallohet për punime arkitekturore origjinale dhe karakteristike. Kjo pasi dibranët njihen në mbarë vendin si mjeshtra në fushën e ndërtimit. Monumentet arkitekturore përbëjnë trashëgiminë më të pasur materiale të rrethit të Dibrës.…

Lexo më shumë

Trego bukuritë e vendlindjes tënde

Më 8 dhe 9 prill zhvillohet në Tiranë, në sheshin e Pazarit të Ri, Ditët e Turizmit Dibran, ku marrin pjesë katër bashkitë e Qarkut të Dibrës. Agjensia e Zhvillimit të Rajoneve fton qytetarët të vizitojnë stendat e panairit si dhe hap konkursin e fotografisë dhe videos, me qëllim prezantimin e burimeve turistike të rajonit.
“Trego bukuritë e vendlindjes tënde” është konkursi i fotografisë dhe i videove, me qëllim prezantimin e burimeve turistike të Dibrës.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor

Pamje e liqenit të Dibrës dhe Grykës së Radikës. Foto © Gazmend Kërkuti.

Rruga e Arbrit i shërben jo vetëm zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit tonë dhe të trevave që do të përshkojë por si një nga rrugët më të bukura turistike, si rruga më e shkurtër që pret Shqipërinë nga perëndimi ne lindje do ti shërbejë edhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj rruge do të përshkohen vargmalet e Dajtit dhe Malit me Gropa për një orë nga Tirana, duke çuar në një zhvillim të shpejtë të turizmit malor në këtë zonë me bukuri të rralla turistike, duke shijuar në verë bukuritë e rralla të Malit me Gropa, Bizës, Ballejës e Kaptinës së Martaneshit, apo freskinë e burimeve të Murrizës, Gurit të Bardhë, Linosit, Bizës, Ballejës, Lenës, Kaptinës dhe liqeneve të bukur malorë të kësaj zone si liqeni i Sopeve, liqeni Zi, liqeni i Bardhë, etj.

Lexo më shumë
1 5 6 7