Katër breza sportistësh të familjes Skuka

Lutfi Skuka ishte sportisti i parë i kësaj dinastie sportistësh të shquar dhe nuk kemi të dhëna nëse kishte të tillë para tij. Thuhet që ishte një futbollist mjaft i talentuar, përderisa luante si titullar me ekipin e Tiranës. Dy djemtë e tij, Esati dhe Adriani ndoqën rrugën e babait të tyre. E dinin që ishte e vështirë dhe e mundimshme, por dhe e bukur e magjike.…

Lexo më shumë

Aty ku e nisi…!

Kupa, medalje, dhurata, aktivitete dhe mesazhe paqe dhe shprese me yjet dhe modelet e sportit dibranë dhe shqiptar, Shulku, Demollari, Toska, Cibaku, etj.


Aty ku e nisi…! Një tjetër gjetje e gazetarit të mirënjohur sportiv në vend, Defrim Methasani, një djalë dibran, që jo rastësisht është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në Dibër. Ai shkoi sërish në vendlindjen e tij, edhe pse atje shkon shpesh, por tashmë me një tjetër mision, që u mirëprit me entuziazëm, ashtu si një vit më parë në fshatin e lindjes së tij, në Sohodoll.…

Lexo më shumë

BELLOVA, LEGJENDA E MIKROFONIT!

Dibra dhe mikrofoni sportiv, dy dashuritë dhe pasionet e mëdha të “Mësuesit të Popullit” Ismet Bellova.

Në 86 vjetorin e lindjes, Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Republikës dekoroi me titullin e lartë “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”, “Mësuesin e Popullit” Ismet Bellova.


Dikur e kisha idhull, ndërsa për fatin e mirë sot e kam mik dhe koleg. Që fëmijë përpiqesha ta imitoj komentatorin më të famshëm të kohës dhe dibranin që na shtonte lavdinë.

Lexo më shumë

Luan Shatku, modeli i basketbollistit shqiptar

BIOGRAFIA E BASKETBOLLISTIT LUAN SHATKU DHE PENGESAT SPORTIVE GJATË SISTEMIT MONIST

Luan Shatku, lindur në Tiranë më 21.09.1937, nga prindër me prejardhje nga Dibra e Madhe. Basketbollist dhe intelektual i shquar, pedagog dhe arsimtar i dalluar. Që në fëmijëri, u shqua për shtatin e tij të lartë që i ngjante gjyshit të tij, Izet Shatkut (Dibra) jo vetëm nga bukuria por dhe zgjuarsia që e karakterizonte.…

Lexo më shumë

Geri Shatku – një portë dhe shumë zemra bosh…

  • Geri shikohet nga shumë ekipe dhe realizon prova me skuadrat si Parma Calcio dhe Torino Calcio. Kjo e fundit, pas provës së dytë është e vendosur në vitin 2008 që të marrë Gerin në organikën e skuadrës së shpresave.
  • Geri Shatku, është vlerësuar e dekoruar nga Bashkia e Rajonit të Torinos, Itali dhe çdo vit, më 3 qershor, në kujtim të tij, zhvillohet kampionati futbollistik i të rinjve sportist evropian, me titullin “Trofeu futbollistik Geri Shatku”, e më pas ekipit fitues i akordohet kupa me simbolin e Gerit.
Lexo më shumë

Kampioni i sfidave të jetës…

Pas sfidave të vështira në malet e Dibrës, Shqipërisë dhe Ballkanit, “Mjeshtri i sportit” ia del të sfidojë edhe sëmundjen e rëndë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

kica.jpg dhe te gjitha fotot Alpinizem

E pabesueshme, por e vërtetë. Besnik Kica, është dibrani që ia doli në Itali të mposhtë sëmundjen e globit dhe më të rrezikshëm, Covid -19. Vetëm një muaj më parë, marr një mesazh nga dyert e spitalit nga Besniku që me zërin që i dridhej më tregoi që kish dalë nga situata e vështirë e intubimit dhe tashmë ndodhej në pavijon me mjekimet e radhës.…

Lexo më shumë

Musa Lala, ikja pa kthim e një ikone

Nga Defrim Methasani

Një e nga një duket se ish-ët e dikurshëm të futbollit dibran po ikin dhe se historia nis të zbehet nga dëshmitarët e gjallë të saj.
Pas Shemsi Manjanit, nga të fundit është edhe Musa Lala, ish futbollisti i Korabit që në moshën 80 vjeçare iku nga kjo botë, duke lënë pas emrin e mirë të fiksuar në një histori që kurrë s’do të venitet, veçmas ajo kohë e artë, kur skuadra e Korabit në futboll doli për herë të parë në kategorinë e parë, pra bëhet fjalë në vitet 1962-1963.…

Lexo më shumë

Talentet që “shpëtuan” nga riatdhesimi familjen Tonuzi

Olsi Tonuzi, vjen nga një fis jo pak i dëgjuar në Allajbegi. Ndoshta atëherë kur jo vetëm fshati, por dhe Dibra i kishte me pikatore njerëzit që dinin shkrim e këndim, ky fis kishte nxjerrë njerëz të shquar, që kishin mbaruar akademinë ushtarake në Itali, Spanjë, apo diku tjetër. Të ditur, krenarë e nacionalistë deri në fund, ata nuk mund të bashkëjetonin me sistemin e ri komunist, që u instalua në Shqipëri.…

Lexo më shumë

Golloborda, aty ku mundja kthehet në festë!

Mjafton një ditë e organizuar bukur, që Golloborda të shpalosë vlerat e saj artistike dhe sportive, veçmas në sportin e traditës, atë të mundjes, që thuajse ka kampion në çdo shtëpi. Prej kaq shumë vitesh, pikërisht në qendër të fshatit Ostren i Madh, qindra njerëz mblidhen për të festuar dhe për t’u ndeshur në tapetin e jonxhës, duke garuar për të fituar më i forti.…

Lexo më shumë

Kthim në vendlindje … i një kolegu

Në orën 9.30 u nisëm nga Tirana në drejtim të Kukësit. Organizatori i këtij eventi, miku ynë Dëfrim Methasani, na propozoi, që për të shkuar drejt Peshkopisë, në mungesë të rrugës së Arbrit ku ende po vazhdojnë punimet, do të ishte më mirë të merrnim rrugën nga Kukësi, e cila edhe pse nja 40 kilometra më e gjatë nga ajo e Bulqizës, do të na shpëtonte nga troshitjet e gropave të asfaltit.…

Lexo më shumë
1 2 3 4