Vlerësime për zgjedhjen si anëtari i Akademisë së Shkencave të prof. Adem Buguri


Zgjedhja e Prof. Adem Bunguri si anëtari më i ri i Akademisë së Shkencave është pritur mirë nga opinioni publik. Disa prej komenteve vlerësuese për profesorin, të shkruara në faqet zyrtare në facebook të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe gazetës Rruga e Arbërit, po i sjellim më poshtë:

“Urimet më të mira për të tre akademikët fitues. Urime të posaçme akademik Adem Bungurit, pasionin, punën dhe fuqinë analitike të të cilit unë e kam ndjekur prej më se tridhjetë vjetësh. Hipotezat e tij kanë nxitur debat të dobishëm shkencor dhe kanë ridimensionuar disa pikëpamje të diskutueshme. Vepra e akademik Bungurit është sa cilësore, po aq edhe sasiore. Në tërësinë e saj, kjo vepër do të shërbejë si burim referecial për të thelluar e pasuruar më tej dijet në fushën aq të rëndësishme për lashtësinë e kombit shqiptar, në fushën e arkeologjisë. Shëndet, suksese dhe arritje të tjera akademik Adem Bunguri!”

– Hysen Uka, studiues

 

“E ku ka më mirë për Dibrën, kur një bir i saj bëhet Anëtar i Akademisë së Shkencave. Shkencëtarë të tille, me kontribute të dallueshme për trevën tonë dhe jo vetëm, plotësojnë “kurorën akademike” në majat e shkencës shqiptare. I lumtë profesor Ademit dhe suksese!

– Haki Përnezhastudiues

 

“Urime për të tre anëtarët e rinj. Me siguri janë prurje cilësore që e nderojnë titullin akademik. Duke njohur nga afër aktivitetin dhe arritjet e zotit Bunguri, ndjehem veçanërisht i gëzuar për vlerësimin e tij. Gjithë çfarë ka shkruar, gjithë çfarë ka lektuar dhe gjithë çfarë ka referuar zoti Bunguri përbëjnë kontribute, jo vetëm në fushën e arkeologjisë, por edhe në atë të historisë, sociologjisë dhe didaktikës. Nëpërmjet kulturës së gjerë, formimit cilësor profesional, komunikimit të ngrohtë, angazhimit të pandërprerë dhe individualitetit krijues z. Bunguri ka sjellë origjinalitet dhe risi në korpusin e veprës së tij e cila, me siguri do pasurohet më tej, duke u fuqizuar pandërprerë në shërbim të çështjeve që lidhen me prehistorinë e trojeve ku kanë jetuar të parët tanë dhe vlerave të trashëgimisë në breza.”

– Gafur Muka, profesor i shkencave gjeologjike

 

“Urime të përzemërta akademikut dibran, profesor Adem Bungurit, njeriut fisnik dhe modest, punëtorit të palodhur në shërbim të shkencës dhe atdheut, me kontribute të mëdha në fushën e arkeologjisë brenda dhe jashtë vendit. Akademik Bunguri i bënë nder Dibrës dhe Shqipërisë. Jetë sa më të gjatë, me shërbime tjera të çmuara në dobi të shkencës dhe atdheut!”

– Vesel Hoxha, profesor i shkencave gjeologjike

 

“Urime prof. Adem Bunguri! Ju sot u vlerësuat si studiuesi më aktiv dhe më i suksesshëm në arkeologjinë shqiptare, një nga studiuesit më të përkushtuar dhe produktiv të 10-vjeçarit të fundit! Krenar për ty dhe arritjet e tua!”

– Miranda Goleci, botuese.

 

“Urime dhe suksese akademikëve të rinj! Suksese akademikut dibran profesor Adem Bungurit, i cili ka një kontribut të shquar në fushën e arkeologjisë shqiptare! Shëndet, jetë të gjatë e energji për të punuar në dobi të shkencës tonë!”

– Begu Hajri, profesor.

 

“Njeriu i urtë, arkeologu me kontribute në mbarë Shqipërinë e në Dibër, punimet e tij janë cituar nga shume arkeologë nga shumë vende. E meriton këtë titull, i shkëlqyeri Adem. Suksese i nderuari Akademiku fjalë pak e punë shumtë.”

– Selman Mziu, botanist

 

“Urime Akademikut të nderuar, prof. të fushës së Arkeologjisë z.Adem Bunguri. Kontributi i tij, pasioni dhe analizat e thella shkencore me argumente të pakundërshtueshme, janë garanci për arritjet të mëtejshme shkencore në shërbim të kombit”.

– Mustafa Tola, shoqata “Çidhna dhe Kastriotët”

 

“Urime Adem djali!.. Je kërkuesi e studiuesi më i përkore dhe modest që kam njohur. Për mua je pasardhës i të madhit Hasan Ceka”.

– Xhezair Abazi, kritik letrar

 

“Një lajm i gëzuar për të gjithë dibranët, në veçanti frymëzim për studiuesit dhe intelektualët. Urime akademik Adem Bungurit!”

– Kamber Faruku, gazetar

 

“Pasioni, studimi dhe këmbëngulja, vjen një ditë dhe shpërblehen. Urime, akademik Ademi. Titull plotësisht i merituar.”

– Inajet Shehushkrimtar

 

“Sa lajm i bukur për ne, dibranët. Gëzohem shumë që profesor Bunguri vlerësohet me titullin më të lartë shkencor. Urime dhe suksese të tjera po kaq të mëdha.”

– Mentor Hoxha, gazetar

 

“Urime prof. Adem Bunguri , suksese në veprimtarinë tuaj akademike, ku meritoni të jeni prej kohësh!”

– Bashkim Lami, shoqata “Bulqiza”