Gjeneralët e Skënderbeut Nikollë dhe Dhimitër Berisha 


Nga sakip cami 

Marin Barleti në veprën e tij madhore “Histori e Skënderbeut” faqe 314, 315 shkruan “Ndër fisnikët më të mirë të atij vendi (në Dibër) ka qenë familja e lashtë e Berishëve. Dy vëllezërit gjeneralë të Skënderbeut dhe njëherësh kryetrima të rinisë dibrane, Dhimitri dhe Nikolla, ndihmën e të cilëve Skënderbeu e kishte të dëndur dhe të shënuar, kur dëgjuan për fatkeqësinë e ushtrisë sonë dhe për përfundimin e rrethimit të Beratit, kur morën pastaj vesh për rrebelimin dhe pabesinë e Moisiut, nuk u vonuan aspak, por vrapuan fluturimthi për tek roja dhe kryeporta e mbretërisë , të trembur se mos roja atje shpërndahej nga frika apo ngaqë s’kishte kush e frenonte dhe se mos vendi mbetej pa mbrojtës, sidomos kur vinin lajmet se Sebalia ndodhej ende në Epir.”
Kanë kaluar 600 vjet dhe janë shkruar mijëra faqe dhe qindra libra për skënderbeun, por çuditërisht shkrimtarët dhe studiuesit nuk i përmendin apo i përmendin zgriptas gjeneralët e tij më të mirë Nikollë dhe dhimitër Berisha. shkrimtari Naim Berisha, pinjoll i kësaj familje 600 vjeçare mori nismën dhe nëpërmjet një romani historik na e jep më të plotë dhe më të detajuar historinë dhe jetën e këtyre dy vëllezërve gjeneralë të skënderbeut, që janë edhe kushurinj të tij sepse nëna e tyre Majra është motra e Gjon Kastriotit. dhimitër dhe Nikollë Berisha nga Mazreka e Muhurrit të dibrës janë djemtë e Gjergj Berishë Mazrekës, njëherësh kunat dhe gjeneral i skënderbeut. vëllai i vogël, Nikolla pati fatin e keq, kur së bashku me shtatë gjeneralë të tjerë u kapën të gjallë nga Ballaban Pasha në betejën e vajkalit në prill të vitit 1465 dhe me gjithë përpjekjet e skënderbeut për ti kthyer në atdhe,por sulltan Mehmeti ii, i zemëruar nga humbjet rradhë, i torturoi deri në vdekje këto trima të skënderbeut.
Për gjeneralët, vëllezërit dhimitër e Nikollë Berisha shkruajnë përveç Barletit edhe Fan Noli e Naim Frashëri tek “historia e skënderbeut”, por letërsia nuk e zëvëndëson historinë dhe me të drejtë autori i këtij libri Naim Berisha shqetësohet për faktin se si studiuesit deri në ditët e sotme i anashkaluan këto figura të fuqishme , gjeneralë të skënderbeut. historiografia ushtarake na mëson se asnjë mbret apo prijës ushtarak nuk mund të fitojë luftën apo betejat pa gjeneralë të zotë. ushtarët e zotë i përgatitin gjeneralët e zotë dhe të tillë ishin Nikollë dhe dhimitër Berisha.
Mazreka e Muhurrit, Gardhi i Poshtëm po në Muhurr, sina, Kuka dhe Kastrioti janë vendbanimet e Kastriotëve dhe kjo nuk diskutohet më nga askush, por është e nevojshme nga studiuesit që studimi të shtrihet edhe tek Berishajt, Kukajt, vladen Gjurica etj. lidhur me një anekdotë të tejçuar keqas nga brezi në brez për Berishën e Muhurrit, gjoja se ai e ka tradhëtuar skënderbeun, e ka spiunuar tek turqit, kur ai fshihej në pyllin e Muhurrit dhe më pas skënderbeu e ka nëmur Berishën , kjo nuk është veçse një përrallë që nuk e beson asnjë njeri, për vetë faktin se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, skënderbeu kishte një staturë princi, mbreti, kryekomandanti dhe kryegjenerali me dhjetra kështjella në zotërim dhe me mijëra ushtarë dhe nuk fshihej në zabelet e Muhurrit. edhe nëqoftëse kjo i referohet gjyshit të skëndebeut, Palit që kishte në zotërim Gardhin e Poshtëm në Muhurr dhe sinën, përsëri kjo nuk qëndron. Megjithëse kjo anekdotë është botuar në librin e folklorit për mendimin tim kjo nuk përbën fakt apo dokument dhe nuk hyn tek të vërtetat historike.
është fat i madh edhe për kombin që familje të tilla dhe fise të shquara e kanë ruajtur identitetin në 600 vjet. Me sa di unë Kastriotët jetojnë sot në itali dhe kanë ardhur në shqipëri për ta vërtetuar vijimësinë e tyre. edhe Berishajt sot nuk janë dy shtëpi, por qindra, jo vetëm në dibër , por edhe në Kosovë, Pukë, tropojë dhe jashtë në diasporë.
vëllezërit gjeneralë të skënderbeut, dhimitër e Nikollë Berisha sipas dokumentave të kohës kishin nën komandë tre mijë ushtarë dhe me pronat dhe të ardhurat e tyre e mbanin këtë ushtri, ashtu si edhe topiajt, aranitajt, etj. Marin Barleti në faqen 236 tek “historia e skënderbeut” nënvizon: “vetëm pak nga këta të parë vendor janë përmendur prej biografëve bashkëkohës , ndër ta bëjnë pjesë Berishët, Kukët dhe Perlatët”. demetër Franku numëron ndër nënkomandantët besnikë të skënderbeut Mois Gjuricën, Nikollë Berishën, Muzakën e angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi. sipas Barletit disa nga këta gjeneralë arritën tu mbijetojnë luftërave dhe ti japin biografit Franko, vetë me gojën e tyre dëshmitë dhe bëmat e tyre konkrete. dhe këta ishin: Pjetër emanueli, dhimitër Berisha, Zaharia Gropa, lekë Kuka dhe Pal Maneshi. Përpara betejës së sfetigradit në vitin 1464 u shfaqën si nënkomandantë të skënderbeut nipi i skënderbeut Gojko stres Balshiqi, tanush dukagjini, dhimitër Berisha, Muzaka , Pal Maneshi, Pjetër Manueli dhe Rajan Kuka. Për historinë e skënderbeut, origjinën dibrane të tij dhe për betejat në dibër, për mendimin tim një kontribut të rëndësishëm kanë luajtur edhe studiuesit dibranë hazis Ndreu, vahid Kormaku , Rakip sinani, hilmi sadikaj, Moisi Murra, Xhafer Martini, Besnik Kbej, haki Koltraka, Fatos daci etj të cilët në vitet 70 të shekullit XX bënë të mundur ngritjen e muzeut të skënderbeut dhe të Kastriotëve në sinë të dibrës. Pse u zgjodh sina dhe jo Kastrioti, Muhurri apo Kukaj? Kjo për mendimin tim është si të thuash pse gishti i vogël i dorës dhe jo i madhi. të gjithë këto fshatra si dhe shumë fshatra të tjera nga Golloborda, Maçadi, oraniku, sfetigradi, vajkali, valikardhi, torviolli, cidhna dhe katër fshatrat zotërime dhe shumë të tjera janë territoret e Kastriotëve dhe të skënderbeut dhe kjo duhet të përbëjë krenari për dibranët dhe jo ndasi.
shqetësimi i autorit N. Berisha për vakumin e madh të historisë së gjeneralëve të skënderbeut dhe jo vetëm të parardhësve të tij dhimitër e Nikollë Berisha, por edhe për gjeneralët e tjerë dibranë vladen Gjurica, Pal Kuka etj është i drejtë. Prof. Kristo Frashëri në veprën e tij “historia e dibrës” që i kushton një vend të zgjeruar Kastriotëve dhe skënderbeut nuk i përmend fare gjeneralët e skënderbeut dhimtër e Nikollë Berisha, aq më tepër kur Nikolla ishte një nga tetë gjeneralët që u kapën të gjallë në betejën kundër Ballaban Pashës dhe sulltani i torturoi deri në vdekje në shenjë hakmarrje ndaj shqiptarëve dhe skënderbeut. si studiues ushtarak pajtohem me shqetësimin e Naim Berishës për vetë faktin se nuk ka prijës ushtarak fitimtar pa gjeneralë të zot, bile edhe pa ushtarë të zot të cilët stërviten nga këto gjeneralë. Ndoshta mitizimi i figurës së skënderbeut ndodhi edhe për vetë faktin se figura e Skënderbeut u muar nga historianët, studiuesit dhe shkrimtarët e shkëputur nga ushtria e tij, nga gjeneralët e tij. Historia nuk është film apo poemë, por një studim me fakte dhe dokumente në tërësi. Pra e thënë më shkoq edhe për skënderbeun historianët e kohës së mesjetës duhet të rikthehen studimit duke e trajtuar në bashkësi me ushtrinë e tij, me gjeneralët dhe ushtarët e tij, ku një vend kryesor luajnë gjeneralët dhe ushtarët dibranë dhe midis tyre shkëlqejnë si meteor dhimitër dhe Nikollë Berisha. autori në këtë libër shkruan edhe për pemën gjenealogjike të Berishëve, të cilët edhe pas myslimanizimit të detyruar e ruajtën mbiemrin, vazhdimësinë e fisit dhe sot ata me të drejtë krenohen si një familje 600 vjeçare , stërnipër të Kastriotëve.
autori Naim Berisha shquhet si poet dhe romancier dhe kjo është sprova e parë në fushën e romanit historik, spovë që e ka kaluar me sukses.

KOMENTI JUAJ

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *