Sabedin Kurti, mjeshtër i rrallë i punës dhe zejeve popullore

Mendja dhe puna, dy shina jete që rrezatojnë jetën dhe vlerat njerëzore. Mendja është xhevahir, puna mineral, që s’e tret dheu; të dyja përbëjnë pozitën a pasurinë më të çmuar, më të ndritur për veten, shoqërinë, për kohën dhe brezat që vijnë.
S’ke se si nuk mediton, apo nuk gjurmon, kur kujton dikë që e ke njohur, që i njeh mendjen, punën a shpirtin qelibar, si i thonë, që i njeh urtësinë e pasionin, njohuritë e virtytet.…

Lexo më shumë

Neshat Ndreu, modeli i njeriut të suksesshëm

Neshat Ndreu është një njeri energjik, kërkues ndaj vetes, këmbëngulës për të ecur përpara. Ai është modeli, shembulli që duhet ndjekur për të kapur suksesin dhe progresin. 

Kur ne flemë, Neshati mendon, planifikon suksesin për ditën e nesërme, për ditët, javët dhe muajt e ardhshëm. Kur ne rrimë, ai ecën, kur ne ecim, ai vrapon, kur ne përpiqemi të vrapojmë apo na duket se po vrapojmë, ai fluturon.

Lexo më shumë

Velo Cfarku, kryeredaktori më jetëgjatë që i dha jetë “Ushtimës së maleve”

“Ushtima e maleve” që Velo Cfarku e drejtoi me kompetencë e profesionalizëm të lartë, për afro dy dekada ka përcjellë mbi 9 milionë kopje, ku kanë marrë pjesë me shkrime rreth 25 mijë anëtarë, bashkëpunëtorë e korrespondentë të saj, midis tyre intelektualë e kuadro të rangjeve të ndryshme, shkrimtarë artistë e sportistë që shkruan dhe u afirmuan falë saj

Nga Halil RAMA

Në 85-vjetorin e ditëlindjes, gazetarin dhe mësuesin e shquar Velo Cfarku, e urojnë përzemërsisht, jo vetëm familja e tij e mrekullueshme, por gjithë elita intelektuale dibrane, pjesë dinjitoze e së cilës ai ishte dhe është, si dhe miqtë dhe shokët e tij të shumtë në Tiranë, Peshkopi, Elbasan dhe sidomos në fshatrat e Gollobordës.…

Lexo më shumë

Gjithmonë më është dukur se punës i kam mbetur borxh

Është një ditë janari me diell, por e ftohtë. Aliu përpara, unë pas tij, futemi në lagjen “Allias” në Tiranë, aty ku janë një grumbull pallatesh me tulla të bardha silikate. Jam nisur të takoj babain e Aliut, 96-vjeçarin Imer Pira. Siç më kishin thënë, më del përpara po ai burri i dikurshëm në Peshkopi, me trupin drejt si qiri, me një pritje të përmallshme.…

Lexo më shumë

Myftiu dhe kryetari Ruzhdi Lata – meteor i pashuar i tokës dibrane dhe i trojeve të shqiptarisë

 

Më 24 nëntor 2019, në Xhaminë e Myftiut “Ruzhdi Lata” në Dibër të Madhe u shënua përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të ish-myftiut dhe ish-kryetarit të Komunës Dibër, Ruzhdi Lata. Të pranishëm në këtë përvjetor ishin shumë miq, shokë e dashamirë të Latës, mes të cilëve edhe z. Telat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut etj.…

Lexo më shumë

Edmond Zhulali, karriera artistike nisi me një kitarë

Ndoshta më shumë se sa për talentin, ai fëmijë u fiksua në atë kohë për “veshin” e muzikës që kishte. I mbante mend të gjitha meloditë që luante, edhe pse nuk kishte bërë kurs. E për më tepër nuk bëhej fjalë për nota muzikore, në atë kohë. Madje edhe këtë kitarë e përdorte vëllai i tij i madh, Kadriu. Kur ai ikte në punë, vogëlushi hipte mbi stol, e zbriste nga muri, e vendoste në dysheme dhe ashtu siç ishte shtrirë, filloi të disiplinonte tingujt, deri sa t’i përngjasonte me ndonjë motiv që kishte dëgjuar në radio.

Lexo më shumë

Osman Miha – Nderi i Bulqizës

Këshilli bashkiak i Bulqizës shënoi në shenjë, duke nderuar një ndër inxhinierët e minierës, ish drejtorin e shkollës së mesme të bashkuar, Osman Miha, me titullin e lartë “Qytetar Nderi”.
Ditën e premte, më datë 14 korrik 2019, shumë të njohur dhe familjarë të Osmanit, miq e shokë, kolegë e ish nxënës të tij e lanë vapën dhe zagushinë e madhe të Tiranës dhe udhëtuan drejt Bulqizës.…

Lexo më shumë

Manushaqe Shehu, e vetmja grua shqiptare Gjeneral Brigade në drejtimin e FA-së

Nga Halil RAMA

Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, është e vetmja grua shqiptare që mban këtë gradë. Numri dy i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (Nga data 16 janar 2018 e në vijim kryen detyrën e Zëvendësshefit të SHP të FA) vjen në këtë funksion mjaftë të rëndësishëm pas një karriere të shkëlqyer në të gjitha nivelet e Ushtrisë Shqiptare.…

Lexo më shumë

Shaban Bitri, njeriu i urave dhe digave të mëdha

Atë mëngjes gushti të vitit 1974, në autobusin e linjës Peshkopi -Fierzë që kalonte mes përmes Rrugës së Rinisë, rrugë e cila ishte hapur që në vitin 1946, mes shumë punëtorëve që shkonin në kantierin më të madh hidroenergjetik në vend, siç ishte Fierza, udhëtonte edhe një djalë i ri nga Blliçja, Shaban Bitri, i cili sapo kishte mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.…

Lexo më shumë

Murat Koltraka, stërnipi i Kastriotëve…

Murat Koltraka ka lindur në Kukaj të Çidhnës, në fshatin e mbushur me histori trimërie e burrash të lavdishëm. Sikur të mos kishte asgjë tjetër, do të kishte mjaftuar Pal Kukaj, dora e djathtë e Skënderbeut, për ti dhënë nder e lavdi këtij fshati, që më pas mori emrin e këtij heroi legjendar. Ngjitur me këtë vendbanim është dhe Kastrioti. Historianët na japin detaje se Kastriotët dhe Kukaj janë dy fise ngjitur, që luftuan bashkë kundër turqve në beteja të pashembullta.…

Lexo më shumë
1 2 3 5