
gjithë prindërve, pa përjashtim.
Në fillimars, pas një sëmundje të rëndë, që e mundoi nëpër vite, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, Aqif Ymeri: mësues i talentuar i matematikës, studjues në fusha të ndryshme të dijes dhe pasionant i vlerave trashëgimore të krahinës së Matit, veçanërisht zonës së Klosit, dëshmuar kjo në disa vepra studimore.
Po kush ishte Aqif Ymeri? U lind në kullën trekatëshe të Ymerajve në lagjen Tanushë të fshatit-Fshat të Klosit, i cili shtrihet në shpatet verilindore të malit, ku prej qindra vitesh qëndron kështjella e Petralbës, një fortesë e qëndresës dhe rezidencë familjare e Gjon dhe Gjergj Kastriotit.…
E dashur Zysh…e dashur zysh Irena…e dashur Irenë…e dashur….
Më është e pamundur që fjala “e dashur” të mos jetë gjithnjë pranë emrit tënd. Besoj se kjo është letra e parë që ti merr pas vdekjes. Të paktën kështu dua të besoj në këtë ditë të parë të Ikjes tënde atje Lart…
Hedh një vështrim pas dhe kuptoj që e tërë jeta jote ka qenë një letër e gjatë dashurie për njerëzit.…
Takim i paralajmëruar
Vite më parë një grup intelektualësh dhe krijuesish nga Shumbati e kishin planifikuar të organizonin një veprimtari me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Shumbatit.
Vajza e vogël e Hasan Lekës, Elona, na nxiti që takimin e dikurshëm ta zhvillonim pikërisht në kuadrin e muajt të letërsisë. Në këtë nismë të bukur nuk ishin vetëm krijuesit e Shumbatit, por edhe intelektualë e biznesmenë që kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle.…
Njerëzit e ditur e të moshuar po i kin një e nga një nga kjo botë, ashtu si lisat e moçëm në një pyll të ri. Kështu u nda nga jeta dhe gjiri i ngrohte i familjes dhe i shoqërisë, shoku ynë i dashur i kolektivit arsimor, mësuesi gojëmbël e zemërbardhë Sejfulla Sefa.
5 qershori i 2020-ës ishte goditja fatale për jetën e tij.…
Lexo më shumë… Lexo më shumëTë shkruash për mësuesin është e vështirë, se ai është psikolog, ku njeh mirë karakteret e din të sillet me secilin prej tyre, duke të imponuar respektin e dashurinë. Kështu ishte mësues Xhelali. Sigurisht edhe metodist e gjithmonë i përgatitur për të shpjeguar leksionet e radhës. Ndaj, kur thuhet se nxënësi është pasqyrë e mësuesit, kështu vërtet ishin qindra breza që përgatiti mësues Xhelali nga Grykë Noka, në Fushë Muhur, Sinë, Arras e së fundi në gjimnazin e qytetit të Peshkopisë.
Në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave Veli Bici u inkuadrua shumë shpejt në jetën shkencore në fushën e terminologjisë. Ai ka marrë pjesë si gjuhëtar në komisionet e hartimit të fjalorëve terminologjikë, në hartimin e disa veprave të rëndësishme të leksikografisë terminologjike. Ai ka bashkëpunuar në hartimin e një vargu fjalorësh terminologjikë të fushave të ndryshme, përfshirë edhe ato të terminologjisë ushtarake.…
Lexo më shumëZakonisht apo më troç, që në krye të herës të themi, shkruhet për të dekoruar, për intelektualë që shuhen nga jeta apo shtetarë të lartë. Sigurisht edhe kjo duhet, nuk mund të quhet e gabuar. Por e vërteta, provat e punës e të jetës dëshmojnë se edhe në bazë, edhe larg kryeqytetit apo qyteteve “të mëdha” ka plot intelektualë, bij e bija që jetojnë me kohën, që kanë dëshmi përkushtimi e përvoja, që rrezatojnë kulturë e kanë plot gjurmë diturie e tradite, plot prova që u rrezatojnë kohës edhe brezave.…
Lexo më shumëNuk kemi ditur shumë. Ngjarjet përqark nesh kanë qenë të shumta. Kuptohet të gjymtuara në kohëra e hapësira. Trualli u përgjërua. Murrane të ftohta u përplasën egërsueshëm. Ato ngrinë e thanë gjithçka. Por nga grimcat biologjike të tokës një bimëz mbiu. Nga thellësia ajo mori forca energji për të përshëndetur diellin. E gegnisht e emnuan beri. Po, ai që han delet.…
Lexo më shumëJeta dhe puna e njeriut ngjajnë fort me mineralet e çmuara. Ata sa më fort kohë që të kalojnë nuk treten, por shndërrimin dhe bëhen edhe me të forta. Kështu të ndodh edhe me Nazif Han Bodinin e Selishtës së Katër-Grykëve, njërit prej 9 Maleve të Dibrës. Sinqerisht, kur mora vesh se ky intelektual virtuoz e me talent ka 80 vjetorin, ndjeva krenari e përmallim, por edhe një peshë të rëndë me shpirt e në mendje, sepse s’është e lehtë të shkruash për këtë mjeshtër të palodhur të arsimit e të kulturës.…
Lexo më shumë