Nga: FITIM DIKA
Tre dibranë dashamirës të historisë, traditës, kulturës dhe normalisht maleve të Dibrës, Butrint Sela, Brezar Dibra dhe Fitim Dika, fundjavën e parë të 2023 vizituan pjesën jugore të vendlindjes së tyre ose Malet e Kuqe, që tashmë ndër popull njihen me emrin ruso-sllav Jabllanicë-Shebenik.
Pasi gjerbën ekspresin në kafen Retro 2, tre bjeshkatarët me arushën e maleve Jeep Grand Cherokee nisen drejt këmbimores për të këmbyer ca dollarë e denarë në lek dhe më pas drejt kufirit rajonal Xhepisht-Trebisht, ku na pritsin dy policë, disi të lodhur nga vetmia, përkundër ajrit të pastër që mbizotëron aty.…