Musa Osmani, mendimtari dhe filozofi popullor
Nga Prenç Prençi

Lura, kjo mrekulli e natyrës  shqiptare, kjo perlë e rrallë që do ta kishin zili edhe mjaft vende europiane ka parë figura të njohura të shkencës, politikës, artit, kulturës, albanologjisë  nga mjaft vende të ndryshme të botës. Kaluan këtej dhe u mahnitën me këtë bukuri të natyrës shqiptare që perëndia ua kishte bërë dhuratë shqiptarëve.

Në Lurë ka kaluar  Baroni Franc Nopça, Edit Durham, Zef Valentini, Hugo Adolf  Bernatzik ,Antonello Biagini etj.  E sot po të shfletosh  materiale në dorëshkrim, libra të botuar që flasin për Lurën, gjejmë dhe ato fjalë të bukura e plot ndjenjë njerëzore që lanë këto studiues e albanolog të njohur.…

Lexo më shumë

Fisi Doda në Reç të Dibrës
Nga AGIM ISUF DODA

ORIGJINA
Dy vëllezër Dod Gjaksi dhe Mark Gjaksi ishin me origjinë nga Shkodra dhe mbiemri Gjaksi atëherë u kishte ngelur se me shumë shtëpi e fise në Shkodër ishin vra e kishin ra në gjak. Duke qenë se në Shkodër kishin më shumë se tridhjetë gjaqe dhe në të njëjtën kohë, ata i ndiqte për t’i arrestuar dhe Qeveria Osmane. Dy vëllezërit Doda dhe Marku u larguan nga Shkodra dhe u vendosen për të jetuar në fshatin Ploshtan të Dibrës.…

Lexo më shumë

Kulla e Bucit
Nga Shaqir Skarra

Kulla e re e Bucit

Një kullë e tillë që u ka rezistuar viteve dhe ende qëndron funksiopnale si ato vite kur është ndërtuar është një rast unikal. Më të bukur më madhështore e bën kullën e Bucit tashmë edhe lugina e Drinit të Zi e cila vitet e fundit ka filluar të frekuentohet nga turist të huaj si austriak,çek e polak. Nuk është nevoja turistëve sot t’ju themi se ku duhet të shkojnë dhe të shijojnë bukuritë shqiptare.

Lexo më shumë