… Lexo më shumë
Kënaqësisë që të japin kilometrat e para të Rrugës së Arbrit, buzë lumit e mes malesh, shpejt ia zuri vendin trysnia që krijohej nga që, për shkak të terrenit rrëshqitës korsia e majtë nuk ishte asfaltuar dhe të duhej të bëje kujdes me makinat që vinin përballë.
Golgota fshihej në bypass-in e Murrizit, ku rruga fare e ngushtë, tejet e perpjetë dhe me kthesa të shumta e dramatike të bënte të ndiheshe se, me makinën mbi supe po ngjitje Rrugën e Mundimeve.
Kategori: AKTUALITET
Seta e thyer, dikur një mrekulli natyrore, sot një kaskadë hidrocentralesh
… Lexo më shumëI ndërtuar mbi një monument natyror, HEC-i Seta 4 ka dështuar në prodhimin e energjisë. Krejt ndryshe nga shifrat e fryra në kontratën koncesionare, 4 HEC-et e ngritura mbi lumin Seta kanë arritur të prodhojnë vetëm 0.05% të energjisë së premtuar. Vetë kompania fajëson reshjet e pakta dhe përplasjet e ashpra me banorët, që nuk i kanë lejuar ta përdorin të gjithë ujin.
Dibra, “jastëku” i lagur i Ramës
… Lexo më shumëNuk do ketë më shtëpi të babës apo gjyshit pa fundosur nën ujë, dhe as varre babe, gjyshi nuk do gjeni më: as ju emigrantë dhe as ju që jeni aty e strukeni e nuk flisni sot, për t’ia hedhur surratit të gjitha fjalët boshe të së djeshmes. Dhe as ju që do ngeleni në ato shpata malesh me një mjegullmbledhës përballë që edhe lajthite nuk do ju piqen më, le frutat e perimet e tjera; as për ju s’ka bujtinë e agroturizëm.
Lëreni Drinin të rrjedhë në shtratin e tij…
Ka ardhur koha kur duhen përshkallëzuar protestat, duhet sensibilizuar opinioni publik në mbrojtje të Dibrës, në mbrojtje të pasurisë shpirtërore e kombëtare. Koha thërret për një Kuvend Kombëtar të Madh në mbrojtje të Dibrës.
Nga AGIM CANI
Sipas mediave të shkruara e vizive, sipas portaleve rrjeteve sociale, por edhe sipas ligjëruesve në protestat “Po Dibrës, Jo Skavicës”, studiues e intelektualë dibranë mësohet se ka filluar puna në Skavicë.…
“Ta mbrojmë Dibrën siç mbrojtëm Radikën”
Ministri për diasporën në Maqedoninë e Veriut, Xhemail Çupi, takim me Shoqatën Bashkësia Dibrane, pjesë e komunitetit dibran tradicional të Tiranës
Nga Halil RAMA
Në takimin që Ministri për Diasporën në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, zhvilloi të hënën më 30 maj 2022, me Shoqatën Bashkësia Dibrane, pjesë e komunitetit dibran tradicional të Tiranës, veç të tjerash u ngrit shqetësimi për dëmin e madh që i sjell Dibrës realizimi i projektit të Skavicës.…
Nisin protestat, kërkohet ndalimi i punimeve në Skavicë

… Lexo më shumë“Nga qeveria shqiptarë na është thënë se jemi në fazën e studimit të fizibilitetit, por këtu puna vazhdon në mënyrë intensive, janë hapur rrugët për të shkuar të gryka e tunelit për të devijuar Drinin”.
Për protestuesit është tashmë e qartë dëmet që sjell ndërtimi i HEC të Skavicës: ndarja e Dibrës ose zhdukja e saj – siç e vlerësojnë disa protestues, mbytja e tokave bujqësore, prishja e ekosistemit, ndryshimi i klimës, mungesa e reshjeve, mungesa e dokumenteve të pronësisë, mbytja e vendeve historike etj.
Edlira Haxhiymeri, intelektuale e përmasave kombëtare e ndërkombëtare
Ashtu si i ati, edhe Edlira nuk nguroi kurrë të përdorte imazhin dhe lidhjet e saj për të ndihmuar dibranët dhe për të promovuar Dibrën me të gjitha mundësitë e saj. Ajo luajti një rol të madh si kryetare e shoqatës “Lidhja e Intelektualeve Dibranë”. Si drejtuese e Shoqatës ajo luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e komunitetit dibran në Tiranë si dhe evidentimin e vlerave më të mira dibrane në kryeqytet.…
Me personalitetin dhe shembullin e saj ndriçoi dhe ndryshoi jetën e shumë njerëzve dhe fali dashuri pa kushte
Nga Nikoleta Mita
Të dashur familjarë të Edës, miq, kolegë dhe të njohur,
Ndonëse jam ende e tronditur nga ndarja nga jeta e mikes sonë të dashur, Edlira, jam e përulur dhe e prekur nga jeta që ajo ndau me ne.
Të gjithë jemi këtu sepse diku, disi, jetët tona ishin të lidhura me Edën. Besoj se që të gjithë keni momentet tuaja personale, të veçanta dhe private me Edën që do t’i çmoni dhe do t’i mbani në zemrat tuaja.…
Ndahet nga jeta Prof.dr. Edlira Haxhiymeri, një personalitet i spikatur i botës akademike
Më 14 maj 2022 u nda nga jeta prof. dr. Edlira Haxhiymeri. Ajo u lind në Tiranë më 28 shkurt 1960 nga dy prindër dibranë, Tahir dhe Nustrete Haxhiymeri. Tahiri, si një pasardhës i familjes së Iljaz Pashë Dibrës (Qokut) ishte dhe mbeti si pedagogu që bëri më shumë për ato studentë dibranë që u shkolluan në ato vite në Tiranë.…
Lexo më shumëPranvera plot lule e Edlira Haxhiymerit
… Lexo më shumë
Do të dëshiroja të udhëtoja në çdo cep të botës, por do të desha të jetoja vetëm në Shqipëri. Ka qenë zgjedhja ime edhe kur bashkëmoshatarët e mi dhe jo vetëm rendën të largoheshin nga ky vend. Natyrisht Shqipëria është më e varfër pa ata, por unë nuk do ta bëja dot.
Brezi ynë ishte brezi i sfidës së madhe. Me formimin tonë para demokracisë, ne treguam se ishim të zotët të përshtateshim, të merrnin njohuri të reja, të sfidonim vështirësitë dhe t’ja dilnim të ndërtonim familje, profesion por edhe emër në Shqipëri dhe në botë.