Më 21 maj 2022, në Fushë-Alie u zhvillua veprimtaria “Futboll buzë Drinit”, organizuar nga gazetari sportiv Defrim Methasani – Qytetar i Nderi i Dibrës.
Methasani ka qene disa vite mësues në këtë fshat dhe rikthehet me këtë veprimtari, së bashku me miqtë e tij, si një mënyrë për të promovuar këtë krahinë , e cila rrezikohet nga ujëmbledhësi i Skavicës.
Aktiviteti rezultoi të jetë një manifestim i madh sportiv e artistik në Fushë-Alie të Dibrës, në një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, buzë lumit Drini i Zi.…
“Futboll buzë Drinit” një veprimtari sportive që zbuloi bukuritë e panjohura të Dibrës
