E dashur Zysh…e dashur zysh Irena…e dashur Irenë…e dashur….
Më është e pamundur që fjala “e dashur” të mos jetë gjithnjë pranë emrit tënd. Besoj se kjo është letra e parë që ti merr pas vdekjes. Të paktën kështu dua të besoj në këtë ditë të parë të Ikjes tënde atje Lart…
Hedh një vështrim pas dhe kuptoj që e tërë jeta jote ka qenë një letër e gjatë dashurie për njerëzit.…
Kategori: PROFIL
Irena Puca, mësuesja e bukur
Menduh Jegeni zgjidhet kryetar i shoqatës “Oda Dibrane” – Shkup
“Oda Dibrane” në Shkup vlerëson punën e ish-kryetarit, Ismail Krifcës, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë
Shoqata “Bashkësia Dibrane” i ka dërguar një mesazh urimi shoqatës “Oda Dibrane” në Shkup, me rastin e zgjedhjeve të reja në këtë shoqatë dhe i fton drejtuesit e ri të bashkëpunojnë në aktivitete historiko-shkencore, kulturore, artistike dhe jubilare.
Shoqata “Bashkësia Dibrane” i ka dërguar një mesazh urimi shoqatës “Oda Dibrane” në Shkup, me rastin e zgjedhjeve të reja në këtë shoqatë.…
Besnik Shatku, një personalitet i komunitetit dibran
“Dashamirësia dhe ëmbëlsia me familjarët, fëmijët, miqtë dhe shokët, ishin mesazhet më të bukura të Besnikut, të cilat i shprehu deri në fundin e jetës së tij.”
Nuk është aspak e thjeshtë për të shkruar këto fjalë homazh për njeriun e dashur të familjes, dhe shoqërisë, për kolegët dhe të gjithë komunitetin tonë dibran në Tiranë dhe SHBA.
Një homazh i paharruar për të gjithë ne, të afërmit dhe familjarët, do të mbetet Besnik Shatku, fjalëmbël dhe buzagaz, i cili u nda nga jeta, para disa ditësh.…
Shkencëtari i bimëve mjekësore
Nga Osman Xhili’

Askush nuk do ta besonte se fëmija i dhjetë i një familje të varfër nga fshati Mustafe do të bëhej doktor shkencash dhe një shkencëtar i mirëfilltë i bimëve mjekësore. Zyberi i vogël, më shumë se uri për bukë e ushqime kishte uri për libra, dije e shkencë. Filloi ti ngjisë hapat e shkollimit, duke qenë gjithnjë në tabelat e më të mirëve.…
Lexo më shumëShefqet Kaca, njeriu i veçantë
Nga Shaqir Çerpja
Është përcaktuar dhe pranuar si aksiomë, kanë thënë dhe thonë se, çdo njeri bën gabime dhe ka të meta dhe se, njeri pa gabime e pa të meta nuk ka. Dhe, kjo është një e vërtetë e provuar, por është një e vërtetë relative, jo absolute. Sepse, ndonëse rrallë, shumë rrallë, bile tepër, tepër rrallë, ka edhe njerëz pa të meta.…
Lamtumirë miku ynë i mirë Hidër Daci
homazh

Një aksident i papritur, afër Shkallës së Tujanit më datën 22 nëntor 2020 i mori jetën Hidër Ibrahim Dacit. Njerëzit e afërm, kolegët e punës, dashamirësit erdhën pranë familjes për të lehtësuar sado pak dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
E përcollën në varrezat e Grevës, në vendlindje pranë prindërve të tij qytetarë nga Peshkopia e fshatrat për rreth, punëtorë të mobilerisë “Erald sh.p.k.” ku Hidri punonte specialist prej shumë vitesh, miq e shokë nga Tirana etj.…
Bardhyl Hidër Manjani, biri i Grykës së Vogël

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjecare, ish ushtaraku i karrierës Bardhyl Manjani.
Dibra ka një histori të lashtë, me popullim të hershëm. Ajo renditet ndër qytetet e vjetra të banuara dhe ruan një popullsi të mirëfilltë qytetare.
Në vitin 1918, në Homesh të Grykës së Vogël, Dibër u hap shkolla e parë shqipe. Të gjithë mësuesit e Dibrës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për formimin e brezave të tërë, kontribut i cili është i njohur nga historiku i arsimit shqiptar.…
Dibra resort, një oaz qetësie në Luginën e Shërimit
Gëzim Feta, ky njeri punëtor e vizionar, si një shembull, si një model që duhet ndjekur

… Lexo më shumëResorti i Gëzimit është vetëm një oaz në shkretëtirë. Më sipër vazhdon Lugina e Shërimit, me këtë emër të bukur. Rruga që shkon përmes saj e të çon në fshatrat e Bellovës, ku mes tyre dhe Rabdishti i shpallur fshat turistik, është për t’i qarë hallin. E paasfaltuar, gjithë gurë, pluhur e gropa… Ajo sipërfaqe dhjetëra hektarësh, që dikur ka qenë me plepa, mund të kthehet në një park të bukur, me asfalt, me pemë dekorative, me stola, kënde lojërash e bare që shërbejnë.
QEMAL ÇADRI, një meteor që nuk do të shuhet kurrë
Nga prof. Nazmi Koçi

… Lexo më shumëZ.Qemal Çadri, Qytetar nderi i Bashkisë Dibër: Personalitet i spikatur dhe udhërrëfyes në rrugëtimin e mjekut, që me cilësitë personale, njerëzore, profesionale, ngriti në nivelet më të larta mjekësinë në Dibër e në mbarë Shqipërinë.
Kolegu ynë, Qemal Çadri, ishte një kategori e veçantë njerzore. Aty plekseshin në mënyrë harmonike e nivel të lartë cilësi të tilla si erudizmi, dashuria për shkencën dhe profesionin, modestia e tejskajshme, dashuria për njerëzit, sidomos pacientët që i njihte shpejt, i kuptonte mirë dhe ju shërbente njëlloj, por gjithmonë në një nivel të admirueshëm, jo të arritshëm nga kushdo.
Velo Cfarku, ikja e një njeriu që la emër pas

Më 29 gusht 2020 u nda nga jeta gazetari, publicisti dhe shkrimtari Velo Cfarku. Gazeta i përcjell ngushëllimet familjes.
Ai ishte një kontributor me vlerë në gazetën tonë, duke botuar shkrime, por dhe duke dhënë sugjerime të vlefshme.
Velo Carku ishte një nga lexuesit tanë më të rregullt, i cili shprehej se gazetën “Rruga e Arbërit” e lexoj me laps në dorë”.…