Udhëve të shpërlara të fshatit tim


Një bretkocë ngjyrë kafe e ndezur papritmas doli nga ujët e kthjellët të vijës qindravjeçare. Sytë e saj të ndritshëm të fryra si dy rruaza, hijeshonin turirin e saj të dalun. Sa më pa kërceu e u fut në barin e jeshiluem. Sipër vijës, vegjetonte thana me gjethet paksa të zverdhura ku dukesh kuqëlimi i frutave të thanave që shkëlqenin nga një rreze dielli. Me tej një lis shtatëlart, kulumbria, murrizi vegjetonin bujshëm, fal rrënjëve të tyre që thithnin me kënaqësi ujin e vijës.

Duke u ngjitur kodrës me kamët që linin gjurmët në shtresën e pluhurit kurse anash gjithëçka e zhuritur që të dhimbsej. Diku kokrrat e ferrmanave të rrudhosura ngjyrë të zezë e kafe. E në zabel të dhimbnin sytë kur shikoje pilirak qarri dy tre metra me degë e gjethe të rrudhosura e të thara. Thatsira e pamëshirshme kishte lanun shijen e hidhur peisazhit të fshatit tim.

Sakaq në një kodër ku kundroje të kaltrën e lumit të shoqëruar nga shelgje, verri, marinë etj. por aty ku merrte kthesën shtrati i bardhë me të kaltrën përmes, mbyllej, nga kurorat e larta të plepave kanadez. Një shtëpi që ndriste nga bardhësia e mureve. Dritaret e dyert modele të kohës që shkëlqenin, një çati me tjegulla të kuqe flakë. Avllia e saj ngjante me muret e një kalaje. Në oborrin e shtëpisë dykateshe jeshilonte bari ku lulëzonin disa lloje lulesh natyrale të stinës. Dëgjova lehjen e një qeni të vetmin banor të saj. Në një tel i lidhur në lartësinë e njeriut,  shikoheshin kapset e rrobave, ngjyra, ngjyra tërheqëse me një pal tuta të varura që kishin filluar të zveniteshin. Dera e madhe prej hekuri ngjyrë e gjelbërt në të çelur e mbyllur me drynin që sapo kishte filluar ndryshkja. Lexova ngjitur në kollonë numurin gjashtë.

Më shumë se gjysëm shekulli këtu ishte një furrë që piqeshin tjegulla. Më pas një bashkëfshatar, priste me kallëp prej dërrasa plita ku thaheshin nën rrezet e diellit. Tregëtoheshin për të ndërtuar shtëpi. Më trazonte shpirtin pyetja: Ku të jene vallë djaloshi me gruan e tijë dhe dy femijët?  Plaga e kohës rridhte lotë, mall, braktisje, tradhëti vetëvetja, zbrazje…!!!

Hidhja hapat me përtesë.  Koka më rëndonte nga hamendjet. Edhe pse vështroja aty këtu qese plasmasi të varura lisave, kulumbriave, vidhave, krekëzave, shkozave nuk më banin përshtypje. Në skrapatën e kësaj rruge maqinash, ndërtuar afërsisht tetëdhjetë e dy vjet më parë, disa dushqe si shkurre ose dy a tre metra të larta kishin rranjët që zvarriteshin skrapatës, një apo dy metroshe. Por çuditërisht ato jetonin. Ashtu me rrënjët në një krahë të ngulura në tokën e kuqëluar. Po ajo familje vallë përse i ka braktisur trojen e veta? Pyesja veten!

Ndoqa rrugën auto ku syri me kapi një qen çalaman, me kurrizin të pluhurosur e aty këtu pa qime. Ai kishte nxjerrë gjuhën e merrte frymë thellë. Vapa e madhe ndoshta dhe uria e kishin tharë e katandisur kështu këtë krijesë të gjallë. Edhe ai vuanta sa s’ka. Mua më therte në shpirt.

Kalova urën me parmak me një kam të thyer nga vërshimet e furishme të lumit Murra  që prej pesëdhjetë vjetësh. Pasiguria të ngjallte frikë, ndërsa në shtratin e lumit mbeturinat plasitke të neverisnin, të pshtirosnin. Tanima kjo asht edukata e  njerëzve që kanë pranë lumenj e përrenj. Hedhja në lum një mënyrë për t’i hequr qafe. Një kulturë e imponuar, një veprim i diktuar ose me fjet me ato në shtrat. Vaj halli për shtetin që kanë! Ndërkaq dëgjova të kolliturat dhe pshterëtimat e një mesoburri që me kaloi aty pranë.

Sa kaq një zhurm e një skode. Po, ishte nga ajo marka që vinin nga çekia, pothuajse një shekull më parë. E ngarkuar me trupa ahu, perimetër njëzetë centimetëra dhe gjatësi një metër e gjysëm. Ishin të njome sepse iu driste lëkura dhe pjesa e sharruar. Çuditërish ishin vendosur si fishekët në vesme. Normale, fshatarët pregatiten për dimrin që do të vijë. Malet po rjepeshin nga zjarret e prerjet, i shikova dhe dëgjova nga bisedat e zhvilluara. Nuk pash askënd me rroben e gjelbërt me stemën e gjethes së dushkut e çantën prej lëkure të varur kraha qafë. Ato qeveria i ka zhdukur që kontrabandistët të presin e djegin pyjet pa frikën e ligjeve e mbrojtësve të pyjeve.

Vazhdova të ecja një rruge me asfalt ku kalonin më shumë të rinj. Të veshur mirë, sipas modës por edhe të qethur kare. Pak njerëz nga mosha ime më zuri syri. Shkollat këtu në qendër të krahinë së Muhurrit ishin rrethuar me mure nga ai guri të kuq , minierës së Mermerit në luginën e Muhurrit dhe kanxhella. Brenda oborrrit shkretëtirë, përveçse një shelgu vajtues që jeshilonte. Në fakt ky nuk qante por mjedisi përreth të pshtiroste e të shkaktonte lotime duke të dhuruar një shije kulture të keqe. Thuhesh se ka pak nxanës ato po paksohen çdo vit. Po përse valle kjo dukuri e kundërt të dyzetë vjetëve më pare?

Takova mësues pensionista, llogaritar, inxhinier e gjithkush e tirrte muhabetin sipas oreksit. Helbete demokraci! Prandaj unë i jepja drejtim punës qe duhet me bamun ne specialistët dhe intelektualët. Por morali ishte baltosur, thermuar, shqyer. Emruesi i përbashkët ishte se politkanët shqiptar janë kthyer në shushunja që po i mbarojnë gjakun e këtij populli. Por, edhe po tmerrojn të rinjt që nuk gjejn punë pra nuk shohin të ardhme. Zgjidhja vetëm ikin e ikin pa u ndalur duke  lanun vendin e tyre Muhurin, Dibrën, shqipërinë të mbuluar në mjerim. Edhe ato që martohen progamojn të bejnë një ose dy fëmijë. Pjellë e natyrshme e varfërisë, papunsisë, rënjes morale, pesimizim të plazmuar në shpirtërat dhe zemrat e banorëve të këtyre anëve.

Vazhdova udhën drejt kodrës së Shëne Diellit për të bamun disa fotografi. Sytë me dhimbnin kur nga lagjia hoxhe e prençe shikoja shtëpi prej guri të shembura, apo gërmadha të disave që po mbuloheshin nga barërat dhe kixhlat, thanat, ferrmanat etj. Peisazhin e trishtuar drithërues që më hidhëroi shpirtin ishte shtëpia e Sale Miklit në kodër të Rame, me gjysëm çatinë të ramun brenda në katin e dytë me muret aty këtu të shembura e të çara. Unë e mbaj mend atë njeri me vëllezërit e tijë me opinga të grisura, me fytyrë të nxirë nga dielli ku djersët  iu kullonin rrëke duke lanun gjurmët në pluhuri faqeve të rreshkura nga dielli e vuajtjet. Nuk kisha se si të mos ndihesha i zhgënjyer nga koha. Nuk kisha se si të mos ndjeja dhimbje për këto bukuri natyrore e të krijuara nga njeriu që ju kishte ramun hija e një shkretimi lufte.  Veçse kjo ishte vdekja e ngadalshme e një populli e gjallesave përreth. E atëhere si të mos pushtoi trishtimi!!

Kalova në oborret e shtëpive të fisit me histori të madhe të shekullit të Kastriotëve berishëve dhe të atij të vokeve, me drurëfrutorët që ishin kthyer në një pyll të braktisur, të egër, të zvenitur me oborret e mbushura plotë ferrmana e gjithëfarë pisëlliqesh. Këto troje lotonin, shprehnin revoltën me egërsimin e tyre si në forma, në ngjyrime, por, edhe në substancë ishin kthyer kundra të zotërve që i kishin braktisur. Po nejriu ishte kthyer me veprime kundër vetevetes dhe natyrës. Po, po trojeve që e mekuan me gllënkën e parë të qumështit të nënave dhe darrdhat e zbutura që thermohesh me lugë dhe e hante në fëmininë e vetë vogëlushi muhurrak. Ah sot ai nuk dihet se ku e ka thyer qafën. Po, përse vallë kjo mynxyrë njerëzore e mjedisore? Toka dhe veshja e saj bimore, kanë ushqyer qindra e qindra breza familjesh, të varfëra por të ndershme, fisnikësh me histori të madhe. Ato përballuan pushtues të shumtë  si romak, gotë, turq, serbë, italianë e gjermanë por sigurisht ato nuk e barktisën këto male, kodrina, fusha lugina lumenj të bekuar. Po tani çfarë i ndodhi vallë, përse iku nga sytë kamët?? Në një hark kohor jo më shumë se njëzetë e shtatë vjetësh, jo më shumë.

Udhët do të heshtin se këto të rinj që levizin sot do të ikin. Pak nxanës ne klasa do të çuçurisin. Ndonjë lopë do të kaloj  në udhët e pluhurosura e asfaltin me gropa e bajgën do ta hedhin, natyrisht. Pikat e shiut ose dhe rrëketë e tijë do ta shpërndajnë duke përhapur, langun e zi por të trash, krejtësisht të padobishëm. Po, edhe mua më duket vetja i tillë. Se nuk munda të bëja azgjë. Veç u zhgënjeva e mendimet e mia mu përçmuan dhunisht. Sa keq! Dhe unë ika! Lashë prapa mallin e pashuar që lidhte lindjen e rritjen në këto troje të bekuara e tokat bujqësore, pyjore e livadhore të plleshme. Përse të ndodh kështu vallë??