Një libër diturie, një libër shërbimi, një libër përvoje…

“Unë besoj se duke shkruar këtë libër Nazmi Koçi, profesor, mjek, njeri i shërbimit, ia ka arritur të realizojë atë që latinët e shprehnin me një idiomë të mirënjohur: Corona opus finis – t’i vësh veprës kurorë”.

Askush nuk mund të garantojë se duke qenë edhe dëshmitar, edhe shkrues i historisë, mund t’ia dalë të jetë i baraslarguar prej ngjarjeve. Një gjë është e qartë: vëllimi që i kushtohet në pjesën e katërt shërbimit stomatologjik të dekadave të fundme të shekullit XX në Shqipëri nuk ka të bëjë me ndonjë favorizim subjektiv, por me diferencat që ka bërë vetë historia.

Lexo më shumë

Avokat Baftjar Rusi, “Misionar i paqes botërore”

Misioni diplomatik “Paqe dhe Prosperitet” dhe partnerët e tij ndërkombëtarë amerikanë dekoron një emër të madh në radhët e drejtësisë shqiptare

I vlerësuar me titujt “Misionar i Paqes Botërore”, “Ambasador Nderi”, si dhe me Medaljen e Artë “Urdhëri i Misionarit të Paqes Mahatma Gandi”, Baftjar Rusi qëndron stoik në vitalitetin e dibranit, njeriut me vlera të larta morale të integruar në jetën moderne, të një njeriu që shpreh pa droje pozicionin e tij të pandarë nga historia jonë e përbashkët e një tranzicioni social – psikologjik ende të pambyllur

Nga: Halil Rama

Në fund të viteve 1980, kur sapo ishte diplomuar për gjuhë-letërsi, erdhi që nga Saranda mësues në gjimnazin e Bulqizës, publicisti dhe prozatori Shefki Hysa.…

Lexo më shumë

Agron Tufa fiton çmimin letrar “Vehxhi Buharaja” 2024

 

Poeti Agron Tufa u nderua me çmimin letrar “Vexhi Buharaja” 2024 në gjininë e poezisë. Ky ka qenë edicioni i pestë i këtij konkursi, i cili organizohet nga Bashkia e Beratit, në nderim të dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja.
Njoftimi u shpall me 10 maj 2024 dhe autorit iu bë e ditur me një email.
Juria e këtij konkursi këtë vit ishte e përbërë nga Ymer Ciraku, Dok.…

Lexo më shumë

“Brenga e prokurorit” vlerësohet si “Proza më e mirë” në panairin “Kamza Lexon”

Ahmet Prençi është sot një nga autorët shqiptarë më të lexuar të momentit.

Romani i Ahmet Prençit vlerësohet “Për sfidën ndaj natyrës “absolute” të drejtësisë, linjat e paqarta midis fajit dhe pafajësisë, si dhe rrëfimit linear përmes përshkrimit të dilemave të thella morale, “telasheve” etike dhe ndjenjës së zhbërjes së vet-vetes, për të sjellë peizazhin bashkë-kohor të individit mes të vërtetës dhe kompleksitetit të ligjit”.

Lexo më shumë

Vlerësime kritike për romanin “Brenga e prokurorit”

Në romanin “Brenga e prokurorit”, ashtu si te romani “Anja”, duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Prokurori Martin Guri, grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja – ky i fundit një karakter që nuk shqitet nga vëmendja e lexuesit, një ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara – krijojnë atmosferën e Sicilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s.…

Lexo më shumë

Romani “Brenga e Prokurorit” si manifest për drejtësinë

Kur një vepër letrare si romani “Brenga e Prokurorit” e tejkalon vetveten dhe bëhet udhërrëfyes për një kategori të caktuar shoqërore, siç janë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, gazetarët etj., atëherë, kjo vepër e ka kryer misionin e saj utilitar në dobi të shoqërisë. Kjo vepër nuk mund të rreshtohet tek ato vepra që konsiderohen “letërsi për letërsinë”, por letërsi për shoqërinë. Kjo, për mendim tim është arritja më e madhe për një autor, i cili hyri në letërsinë shqiptare pa shumë bujë, nëpërmjet librit poetik “Udhë në pasqyrë”, romanit “Anja” dhe së fundi “Brenga e Prokurorit”.

Lexo më shumë

“Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” – disa nga risitë e librit rë Esat Rukës

 

Esat Ruka si etnomuzikolog, artist, është i lidhur ngushtë me tabanin popullor, me tokën amë. Këto lidhje të autorit me tokën dhe kulturën tonë popullore, i japin pa dyshim veprës së tij dimensionin e trazuar të kohës.

Esat Ruka është munduar me mjaft kujdes, t’ju jap vëmendjen e kujdesshme të gjithëve, ndaj duke lexuar këtë libër nga fjala në fjalë, nga faqja në faqe do të kujtojmë e rikujtojmë gjithmonë emrat e mëdhenj studiuesish, themeluesish të folklorit dhe etnomuzikologjisë shqiptare, veprimtarë mjaft të zellshëm e punëtorë të pa lodhur të kulturës tonë kombëtare, drejtues kulture, amatorë e profesionist nga jugu në veri, veprimtarë mjaft të zellshëm, që kanë lënë ndër vite vërtet një emër të ndritur.

Lexo më shumë

Parmenda, roli i saj në jetën e njeriut

Ndryshimet dhe zhvillimin që solli kjo vegël, jo vetëm në bujqësi, por edhe në aspektin social

Nga Marjo Kaca

Bujqësia ose agrikultura është një praktikë, proces i vazhdueshëm, një rutinë e përditshme e njeriut që kujdeset për bimët dhe kafshët. Kjo fushë ka pasur, ka dhe do të vazhdojë të ketë një rëndësi të madhe dhe të veçantë në jetën e njeriut.…

Lexo më shumë

Shaqir Kaloshi, një njeri heroik dhe besnik

Një rrëfim për Shaqir Kaloshin (1920-1993) përmes kujtimeve të autorit dhe rrëfimit të vëllait, Fehmi Kaloshi, në librin e tij “Përplasje me egërsinë e jetës”

Saga e familjes Kaloshi, nga koha e Mbretërisë së Zogut deri në rënien e komunizmit, një kalvar i gjatë luftërash dhe përpjekjesh për drejtësi dhe mbijetesë.

Nga Xhafer Martini

Për Shaqir Kaloshin nga Sina e Dibrës së Poshtme, gjithnjë kam pasur një mendim të përveçëm si burrë trim e besnik, me karakter të fortë.…

Lexo më shumë

Letër në redaksi / Tefta Cami: Ahmet Cami e kishte kthyer Çetën e tij Antifashiste në Çetë Partizane në maj të 1943

Letër drejtuar, z.Zabit Lleshi e z. Xhevat Jella!
E lexova shkrimin tuaj për “Çetën Partizane të Gollobordës”, që përkujtoni 80 vjetorin e krijimit të saj në gusht të këtij. Në gusht të 1943 është krijuar Batalioni i Rinisë “Nazmi Rushiti” me përbërje shqiptarë e maqedonas dhe disa çeta të tjera me Urdhër të Shtabit të Serbisë, zotërinj. Tempo, Jankoviç e Kolishevski e kanë cilësuar Ahmet Camin si nacionalistë të thekur.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 161