Lefter Daku një nga ekspertët botërorë të arsimit universitar

Prej Radomirës në Virxhinia – një dibran i suksesshëm

Nga Afrim KAROSHI

Historia e e suksesit të Genti Dakut, një djali të ri me origjinë nga Dibra, mori udhë në Gazetën Rruga e Arbërit në verën e vitit 2014. Dhe pas këtij momenti, sukseset e Gentit – marrja e medaljes nga Presidenti amerikan, si një nga 160 maturantët më të mirë të të gjithë Amerikën, e drejta për të vazhduar studimet në Universitetin e Harvardit dhe krijimi i Fondacionit Albania Future (albaniafuture.org) për të ndihmuar fëmijët e zonave të thella të Dibrës të mësojnë anglisht – të gjitha këto janë pasqyruar tashmë në mediat shqiptare.…

Lexo më shumë

Vazhdimi i Rrugës së Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës
Nga Prof.dr. Bashkim Lleshi *

Kam shkruar shumë për ecurinë e punimeve të Rrugës së Arbrit dhe pas artikullit të shkurtit të vitit 2016, mendova të mos shkruaj më duke menduar se i kam thënë të gjitha, por artikujt e botuar në këtë gazetë në muajin tetor 2016 më bënë të rikthehem përsëri për të përsëritur e për t’u rikujtuar disave se ç’është bërë me Rrugën e Arbrit, duke e theksuar që në fillim se puna për vazhdimin e Rrugës Arbrit duhet të fillojë nga Tuneli i Murrizës.…

Lexo më shumë

Sohodoll të qofshim falë, me breza drite e zemërbardhë
Nga MEVLUD BUCI

Prolog…

Ka gati 50-të vite që mbaj peng të shkruaj sadopak për Sohodollin. Një fshat plot histori qëndrese, mençurie e bujarie, me plot bij e bija të shquar nëpër vite. Te çdo kullë e fis në Sohodoll gjen veç urti, mirësi e zemërbardhësi. Në njërën nga ditët e fundit zbritëm nga malet në Sohodoll. Vërtet vend i praruar, vend me njerëz të mirë, të urtë, të ndritur, me shpirt e zemër për bardhësinë e jetës, për traditat, për kulturën, për kohën e re, për demokracinë e vërtetë, për dritën e diturisë.…

Lexo më shumë

Urim Truka, njeriu që kurrë nuk i tha “Jo” punës
Nga OSMAN XHILI

Urim Truka nga Pjeça punoi më shumë se 15 vjet në emigracion, në Itali. Punë të ndryshme, vende të ndryshme. Punoi në sera, ndërtim, duhan, frutikulturë, apo blegtori. Lëvizi nga jugu në veri, nga Kaserta në Bolzano. Urimi ishte gjithmonë i vëmendshëm në zanatin që ushtronte. Ai shihte mënyrën se si realizohej një proces i caktuar, kushtet, kriteret, sa shpenzohej dhe sa fitohej në një profesion të veçantë.…

Lexo më shumë

Tri arsye pse i kam mohuar ato që kam shkruar sipas metodës së realizmit socialist
Nga BUJAR KAROSHI

Mexhit Prençi është i njohur si kritik letrar, studiues, eseist e publicist. Kritika e tij është zë i veçantë në rafshin e dramës dhe të spektaklit.
Mexhit Prençi ka lindur në Bardhaj-Reç të Dibrës, më 15 mars 1937. Që nga viti 1961 e këtej jeton e punon në Tiranë. Moshatarët e tij dibranë e njohin dhe e vlerësojnë, të rinjtë janë të pakët ata që e njohin, ca të tjerë e kritikojnë se ka bërë pak për Dibrën në rrafshin e letrave, ndaj, një intervistë me të për gazetën ishte e planifikuar prej kohësh.

Lexo më shumë

NEKROLOGJI / Ndahet nga jeta Profesor Doktor Agim Tërshana

Më 30 nëntor të vitit 2016 u nda nga jeta njeri nga specialistët më të mirë të Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë në Tiranë, Profesor Doktor Agim Tërshana.
Agimi ka lindur në Tiranë më 21 shkurt të vitit 1933 nga familja e shquar intelektuale, arsimdashëse e me tradita patriotike e Tërshanave të Dibrës. Arsimin unik e të mesëm në ish Politeknikumi “7 Nëntori” i kreu me rezultate të larta në Tiranë.

Lexo më shumë

Jufkat, tradita dhe biznesi i dibranëve
Nga Beqir SINA

Në kuadër të një udhëtimi të gjatë dhe mjaft të bukur, nëpër Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, ndalesa e radhës ishte në Dibrën time. Ku me shumë kënaqësi, vizitova komunën e Dibrës, dhe pashë nga afër edhe ndryshimet e mëdha të qytetit, të cilat rezultojnë sot në atë që thuhet me mbajtjen e premtimeve nga ana e kryetarit të saj Ruzhdi Lata – dhe punën e vet dibranëve, sidomos, asaj në rritjen e mirëqenjes së tyre, dhe zhvillimin e biznesit.…

Lexo më shumë

Homazh / Bujar Pata, 40 vite jetë në minierën e Bulqizës
Nga Halil RAMA

Më 10 Dhjetor 2016, familjarët, miqtë dhe të afërmit, përcollën me shumë dhimbje në banesën e fundit, inxhinierin Bujar Pata, një figurë të nderuar të Bulqizës dhe të Dibrës, me një kontribut të madh në zhvillimin e industrisë së kromit.
Ai lindi në Peladhi në vitin 1940. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Zerqan me rezultate të shkëlqyera, ku dallohej për zgjuarsinë e tij.

Lexo më shumë

P o e z i : “Udhë në pasqyrë”

Ahmet Prençi


KULLA

Po shembet kulla në fshat
i ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
siç mbahen me paterica sakatët…

e anuar kulla.
i dhëmbin ijet.
Kurrizi i dalë.
Reumatizma ia ka mpirë këmbët;
Me syze miopi anuar në një anë,
si nallane i kërcasin dhëmbët.

Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
e shkretë vatra e udha pa njerëz
vdes dhe Planeti po s’pati njeri!…

Lexo më shumë
1 2 3 4