Banjat dhe mali, destinacionet turistike në rritje në Dibrën e Madhe


Ura e Kaprollit - Foto Gazmend Kerkuti

Rajoni i Dibrës gjendet në skaj të pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë afër kufirit me Shqipërinë. Qyteti i Dibrës prej Shkupit është në largësi prej 131 km, dhe qytetet më të afërta janë Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km). Me Rrugën e Arbrit Dibra e Madhe është larg vetëm 64 km.
Dokumenti i parë që e përmend Dibrën në hartën e Klaudij Ptolemej-it, të bërë rreth mesit të shekullit të dytë në të cilën emërohet Deborus. Perandori bizantin Vasili II kishte njohuri për Dibrën, përderisa Feliks Petançiq e quante këtë qytet Dibri në vitin 1502. Në fillim të shekullit 19 Dibra është ngritur në kryengritje kundër sulltanit turk, dhe në këtë periudhë siç e përshkruan një udhëpërshkrues francez, Dibra ka pasur 64 shitore dhe 4.200 banorë. Në fund të shekullit, qyteti ka pasur 15.500 banorë, por pas luftës së dytë botërore, ky numër është zvogëluar.
Gjatë shekujve 17-19 ishte shumë e zhvilluar shkolla Dibrane e drugdhendjes. Përfaqësuesit e saj kanë punuar shumë ikonstase në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Serbi, dhe Rusi. Për shkak të lulëzimit ekonomik, pasurisë së banorëve dhe famës së mjeshtrave të ndërtimit në kohën e Perandorisë Osmane vlente proverbi: “Nëse digjet Stambolli, Dibra e ndërton”.

Perspektiva e zhvillimit

Ekzistojnë shumë arsye pse njerëzit do të kishin vizituar këtë rajon sepse i njëjti shquhet me një numër të madh të karakteristikave siç janë: turizmi banjor, qendrat dimrore të skive dhe shumë mundësi të tjera për turizëm alternativ dhe rural:
Mundësi për zhvillimin e programeve të veçanta për alpinizëm, sportin e kajakut, turizmin shpellor , turizmin arkeologjik si dhe turizmin që është i lidhur me gjuetinë dhe peshkimin, vizitat e vendeve me monumente të rëndësishme arkitekturore dhe përmendoret kulturore, si edhe bukuritë natyrore që të lënë pa frymë – liqeni Lokuf, ujëvara Duf etj.
Duke marrë parasysh të gjitha këto arsye të shumta , zhvillimi i turizmit duhet të mirret parasysh nga një perspektivë më e gjerë, e cila do të përfshijë – një ose dy sektorët dominantë në turizëm, të tilla siç janë turizmi banjor dhe malor, por gjithashtu do të përfshijë shumë rekreacione dhe sporte shumë aktive të përmendura më herët.
Turizmi banjor është karakteristikë themelore e rajonit të Dibrës, që duhet të zgjerohet në grupe qëllimore të reja, të cilat praktikojnë të jenë të shëndetshëm dhe në mënyrë aktive të sportojnë si edhe me produktet të reja turistike në lidhje me diversitetin në sport – alpinizëm, sportin e kajakut, çiklizmit, fluturim në ajër etj.
Turizmi themelor malor si karakteristik për rajonin e Mavrovës për t’u plotësouar si turizëm rural i zhvilluar, i organizuar nëpërmjet takimeve dhe vizitave nga fshatrat përreth dhe të pasurohet me shijimin e produkte të ndryshme specifike për rajonin -prodhimi i djathit, verës dhe prodhimeve vendore artizanale.
Rajoni të ringjallet dhe me turizmin e lidhur me arkeologjinë, arkitekturën ose speleologjinë, e cila do të zhvillohet si një turizëm hulumtues ose edukativ, e lidhur me ekspedita shkencore ose vizita / ekskursione të lidhura me përvetësimin e njohurive dhe përvojës në disa nga këto degë të shkencës;

Dasma e Galiçnikut

Galiçniku më së shumti njihet sipas zakoneve të Dasmës së Galiçnikut. Fshati është përfaqësues i drejtpërdrejtë i arkitekturës tradicionale, adeteve lokale, dhe traditave indigjene. Fakti se fshati është pjesë e parkut nacional “Mavrova” karakterizon veçanërinë e vet dhe kujdesin e merituar të cilin e gëzon. Shtëpitë në këtë fshat janë të tipit të mbyllur, me organizim të thjeshtë të brendësisë, të ndërtuara me material lokal. Çardaku, element karakteristik i arkitekturës tradicionale maqedonase, është i pranishëm thuajse në secilën shtëpi dhe është i tipit të mbyllur.
Takimet e Rekës së Epërme

“Takimet e Rekës së Epërme” janë veprimtari vjetore që realizohen në javën e parë të gushtit, kur janë të pranishëm mërgimtarëve që kthehen në vendlindje për pushimet verore. Veprimtaritë kanë të bëjnë me prezantimin e veshjeve tradicionale të Rekës, të traditave dhe zakoneve, lojërave popullore, folklorit dhe ushqimeve tradicionale të kësaj ane, para vendasve dhe mysafirëve me prejardhje nga territoret e Rekës së Epërme dhe të tjerë. Për shkak të rrugës së keqe pjesëmarrja është e vogël, por vit pas viti numri i tyre është në rritje dhe me ndërtimin e infrastrukturës rrugore, mund të kthehet në një destinacion turistik në të ardhmen.

Hamami i ri, Dibër

Hamami i ri gjendet në qendër të qytetit të Dibrës. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta se kur është ndërtuar objekti, por shpjegimet datojnë kah shekulli XVIII dhe rindërtimi i cili besohet të jetë realizuar në shekullin e XIX. Hamami sipas konceptit dhe funksionit i takon llojit të zhvilluar të hamamëve. Ky hamam është i njohur pas asaj se është hamami i vetëm në Maqedoni i cili i përmban elementet funksionale – sallë shadërvani, kapallëk, halvet, haznë dhe qulhan, dhe më gjatë ka funksionuar si hamam, deri në vitin 1992. Sot ky objekt është rikonstruktuar, i shëndrruar në galeri arti.
Hamami i vjetër, Dibër

Hamami i vjetër i Dibrës është monument kulturor në të cilin janë të dukshme vlerat stilistike dhe arkitekturore të stilit klasik të arkitekturës osmane. Konstrukti është prej mureve masive dhe kupolave të realizuara me gurë dhe tulla me material gëlqeror. Hamami i përmban të gjitha karakteristikat dhe hapësirat e nevojshme për funksionim.
I vendosur në pjesën qendrore të qytetit, Hamami i Vjetër në Dibër, edhe pse momentalisht i braktisur, i larguar prej vëmendjes, përsëri disponon me hapësira dhe energji të cilat mund të shendohen në rikapitulim të vlerave tradicionale dhe ringjalljen e Hamameve.

Ura e kaprollit

Është ndërtuar prej kohës së perandorisë Osmane. Me të janë lidhur shumë legjenda e mite, prej të cilave më interesante është ajo kur një aga turk ka dashur të gjuaj një kaproll, i cili tek popullata e atëhershme njihej për shkathtësinë, zgjuarsinë dhe fuqinë, dhe vazhdimisht u ka ikur gjahtarëve. Gjatë një ndjekjeje kaprolli ishte plagosur dhe i shtyrë në një situatë pa rrugëdalje, pra në vendin ku është ndërtuar ura më vonë. Në bregun e lumit të Gajres ai e ka bërë të pamundurën dhe ka arritur ta kapërcejë lumin edhe pse ka qenë i lodhur, dhe me plagë të thellë, e pastaj ka ngordhur. I mahnitur prej guximit të kaprollit dhe këmbënguljes së kaprollit që të luftojë për lirinë e vet deri në fund, beu urdhëroi që për nder të tij të ndërtojë urën, e cila në të ardhmen do të simbolizojë guximin, nderin, forcën dhe luftën që duhet të vazhdohet deri në frymën e fundit. Interesante është që ky monument i kulturës, është se ai është ndërtuar në vendin ku ka kaluar Via Ignatia.

Ujëvara e Dufit

Ujëvara e Dufit gjendet në rrënzën e Malit të Radostushës, 20 minuta në këmbë prej qendrës së fshatit Radostushë, në lartësi mbidetare rreth 1500 metra.
Ujëvara është vepër e natyrës, që është krijuar prej ujrave të Lumit të madh dhe Lumit të Vogël, të cilat rrjedhin në vendin që është 2 km para rrugës. Në shkëmbinjtë nëpër kanjon ka edhe njëzet shpella të tjera më të vogla e më të mëdha. Dimrit kjo ujëvarë ngrin dhe kriojn një fenomen interesant. Për shkak të kondenzimit të lagështisë, këtu krijohet fenomeni i pikave të ujit, dhe krijohet përshtypja sikur bie shi.