Dita e Shëngjergjit

“Kërcunën më të madhe, ruaje për Natën e Shëngjergjit”, thoshte zakonishti im gjysh. Nëse do zbërthejmë kuptimin e kësaj sentence popullore, do kuptojmë se kemi të bëjmë me diçka që i vë kapakun dimrit, dhe pas saj pritet të kemi të ngrohtë të sigurt. Pikërisht ky kapak është festa e Shëngjergjit.
Etimologjia e kësaj fjale është e besimit katolik (shën- shenjt) Duke qenë se kjo festë festohet edhe në zonën e Dibrës, e cila është e një shumice kryesisht myslimane, dëshmon qartë harmoninë fetare dhe njësimin që kanë këta njerëz me njëri tjetrin.…

Lexo më shumë
1 2