Përurohet monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Vajkal të Bulqizës

BULQIZA NË FESTË
Të shtunën më 27 maji 2017, Bulqiza u gdhi në festë. Banorë nga Bulqiza dhe zonat përreth saj, por jo vetëm, që në orët e para të mëngjesit mbushin sheshin e qytetit për të festuar me rastin e vendosjes së monumentit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Vajkalin e Bulqizës, pikërisht në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”.…

Lexo më shumë

GOLLOBORDA, vendi i varfër i mjeshtërve të punës dhe të mundjes

Ah, sikur të ishte bërë kjo Rruga e Arbërit, ah…!
E pamundur të mos e dëgjoje këtë ofshamë të zgjatur tek ata që kishin tejmbushur rrugët e Ostrenit të Madh, të enjten e 18 majit. Gra, burra dhe fëmijë i gëzoheshin kampionatit tradicional të mundjes, një aktivitet tashmë i përvitshëm, që përpiqet të mbajë gjallë një traditë të vyer e të vjetër sa vetë Golloborda.…

Lexo më shumë

TOLA I ÇIDHNËS, kullë e nacionalizimit

Shaqir Tola me te vellain Sadinin

Të shkruash për Tolën e Çidhnës, të pasqyrosh fisnikërinë e unitetin, mençurinë, trimërinë e qëndresën e tyre nuk do të mjaftonin dhjetëra shkrime a libra. Janë dëshmitë, provat e qëndresës të bujarisë, të urtësisë, të shëmbëllimit në epoka, të cilat flasin me gjuhën e fakteve. Mustafa Tola (i riu) një nga pinjollët e kullës së Tolës në Çidhën është sinonimi i të parëve, intelektuali, organizatori, studiuesi, veprimtari e njeriu i thjeshtësisë që mban mbi supe, por edhe që justifikon historinë e ndritur të të parëve të vet.…

Lexo më shumë

Arif Vladi, zëri i këngëve lapidare

Arif Vladi lindi më 3 shtator të vitit 1956 në Lurë ku kreu shkollën fillore, për të vazhduar Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve – dega kanto (1980). Si nxënës i klasës së gjashtë, u ngjit për herë të parë në skenë, në festivalet e zonës, për të vazhduar pa shkëputje në të gjitha festivalet folklorike të Rrethit, ndërsa kënga e parë e kënduar nga ai para publikut ishte “Djemtë e Lumës, hiç s’kanë dert”.…

Lexo më shumë

SABRI ABDIU, meteori i sportit dibran!

Ka qenë një ditë e ftohtë dhjetori ajo që mori një jetë, aty në zyrën e tij ku punonte me aq pasion, në klubin “Studenti”, klub që e kish kthyer në një model sportiv në vend. Ishte Sabri Abdiu, një drejtues i aftë, por edhe një njeri tepër fisnik, që transmetonte te njerëzit cilësi të rralla volitive. Kanë kaluar afro 13 vite nga ai moment fatal, por kujtesa mbetet e freskët, ashtu si pasioni i tij i jashtëzakonshëm, për të bërë sportin e ndershëm.…

Lexo më shumë

recensë | “Shtegu” që ndan poezinë e vërtetë nga vjershërimi amator

Shtegu i fjales

(Foto 1: shtegu i fjales kopertina per shtyp 21-10-2016)

Para disa muajsh, në prag të panairit kombëtar të librit, në studion e mikut dhe kolegut tim, Bujar Karoshi, do të njihja për herë të parë, njërin pas tjetrit, dy poetë. Fillimisht do të takoja aty Ahmet Prençin, të cilin, si njeri publik, e pata fiksuar përmes ekranit si “polic”, si ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.…

Lexo më shumë

Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” proteston kundër ndërtimit të HEC-it SETA 4

Paraditen e 6 majit, Shoqata “Çidhna dhe Kastriotët” protestoi për më shumë se një orë para Prefekturës së Dibrës, kundra futjes në tuba të ujit të Setës, në kuadër të ndërtimit të HEC-eve Seta 1+2, Seta 3 dhe Seta 4. Protesta u mbështet nga antarë të shoqatës dhe banorë të zonën.
Pas protestës në Peshkopi, ata u zhvendosën në Çidhën, pikërisht në vendin, ku pritet të ndërohet Seta 4.…

Lexo më shumë

Qazim Prejsi, vendimi i Byrosë së Partisë dhe reagimi i banorëve të Lurës

Në muajin gusht të vitit 1974 Komitetit Ekzekutiv i rrethit Dibër i propozon Byrosë së Komitetit të Partisë shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kooperativës së Lurës Qazim Prajsin dhe çuarjen e tij për ndjekje penale për shpërdorim detyre ngase në këtë kooperativë ishin konsumuar rreth 800 kv misër mbi planin vjetor të caktuar për bukë. Për këtë dhe byroja e Partisë e shkarkon nga detyra si kryetar dhe jep porosi kryetarit të Kooperativës Selishtë për ta vendosur si brigadier arash.…

Lexo më shumë

Sulejman Istrefi, shpirti stoik

Sulejman Istrefi lindi në Ploshtan të Kalasë Dodës më 1949. Prindërit e tij kanë qenë bujq. Ata kanë pasur një shtëpi dy katëshe guri në krye të fshatit me një çezmë ujë të ftohtë e të kulluar. Shtëpia ka pasur oborrin e gjerë, me pemë frutore përreth, ku dalloheshin dardhat erëmia e të shijshme dhe kumbullat e panumërta. Pak më tutje ka qenë kopështi i perimeve.…

Lexo më shumë

Kujtime të fshatit tim
Kafe në Athinë me një zdojanak të ri

Zdojani është vendlindja ime.
E saktë!
Ndokush do të më kujtojë Brezhdanin si vendlindja ime.
E saktë!
Në regjistrin themelor të gjendjes civile të Brezhdanit më shkruan prindërit më 11 maj 1941, plot 62 ditë pas daljes në jetë.
Kohë lufte…
Brezhdani ka qenë që herët katundi më i madh dhe më i populluar i Dibrës. Treqind shtëpi numëroheshin.
U nda në dy katunde, në Brezhdan dhe Zdojan përmes një vije ndarëse hequr nga lindja në perëndim.…

Lexo më shumë
1 2 3