Krijohet forumi “Dibra Turistike”.


Forumi “Dibra Turistike” është struktura më e re këshillimore që po kontribuon në hartimin e politikave lokale zhvilluse për sektorin e turizmit në Dibër. Me një anëtarësi prej më shumë se 25 anëtarësh që vijnë nga grupet e interesit për zhvillimin e turizmit si: historianë, artistë, guida, agjenci turistike, shpi pritëse, shkolla profesionale, media, hotelet, grupet prodhuese, fermerë, drejtues lokalë, punonjës të bashkisë, agro-përpunues dhe grupet e grave prodhuese, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

Forumi “Dibra Turistike” është mediumi më i mirë ku diskutohet problemet, mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit të turizmit ne Diber.

Ky grupim po punon për hartimin e Planit të Veprimit në Turizëm  dhe do të advokojë shumë fort që nga bashkia dhe deri në organet e larta që Dibra të ketë një turizëm të zhvilluar. Kjo nismë është në kuadër të projektit “Dibra: Turizëm dhe Traditë” (D2T), financuar nga USAID dhe Qeveria Suedeze, zbatuar nga ALCDF.