Fjalë e frazeologjizma të rralla


Frazeologjizma të rralla

S’ka me krue dhamin: S’ka as për të kruajtur dhëmbin. Thuhet për dikë që është shumë i varfër, që nuk ka asgjë.
Berr’: Barrë kripe. Thuhet për një njeri që është shumë i bezdisshëm, të ngjitet pas.
U ba kamë e dër’: U bë këmbë e dorë: u fejua apo u martua.
Un’ e kërcun’: Urë e kërcu. Ndajf. Rrinte i mërzitur.
Kraje palare: Krye palare. Doli kraje-palare, me kryet sa një palare (lloj tabakaje prej druri, me një bisht, për të shërbyer drekën a darkën për një person, pa shtruar sofër) – doli i humbur, i trullosur, budalla.
Xhek e sapun: Gjak e sapun. Përdoret për të treguar një situatë shumë të trishtueshme. S’ke parë gjak e sapun – nuk ke parë luftë, njerëz të vrarë.
Muer er’: Mori erë – u zbulua gjithçka.
S’gre kraje: S’ngre krye. Nuk sheh ditë të mira, s’ke për t’ia parë hajrin.
T’jet’ n’pupla: Të ngelet në pupla. Thuhet për dikë që është mjaft i ngjitur e i rrëmbyer.
Ku lef çen e del tajm: Ku leh qen e del tym. Që gjendet kudo.
Si peni, g’zofi: Si peri gëzofi. Që janë njëlloj, si qeni – i zoti, si njëri-tjetri.
M’ka cof’ kau n’maj: Më ka ngordhë kau në maj. Thuhet për dikë që detyrohet të marrë ndonjë vendim jashtë kohe. Kur të cof kau në maj kërkon e ble çdolloj kau tjetër. Kur dikujt i vdes gruaja dhe ai kërkon një tjetër thuhet: M’ka cofë kau n’maj.
A ba për maj’ll n’kraje: Është bërë për miell në krye. Thuhet për dikë që vjen rrallë herë, që s’e ke parë prej kohësh. Në të folmen etnografike me miell në kokë përfytyrohet lugati. Eshtë bërë si lugat.
Pajëll mushka: Pjell mushka. Thuhen aq shumë fjalë, sa të bëjnë të mendosh e të pranosh se pjell edhe mushka.
Pulaçërras: Pulaqorras. Ecën si pulë qorre, që shkon apo ecën kuturu.
Fjalë të rralla

apllag: Quhet pjesa e parme dhe e pasme e samarit, në të cilën mbështillen edhe litarët e barrës. Samari ka dy opllangje. Opllangu i parë shërben për të mbledhur litarët, ndërsa i dyti ka veshët ku kapen litarët për të mbajtur barrën. Ia lshoi dorën opllag e m’opllag: e ledhatoi kalin duke e prekur nga kreu në fund, në opllang dhe jo në trup.
abresh / abrésh-i: Quhen kështu ata njerëz, kryesisht të rinj, që krijojnë gjithnjë probleme, që zihen me këdo, që janë trazovaçë. Çabej abrash quan një njeri me flokë të verdhë në të bardhë, për kafshë që janë me lara. Njeri abresh. Miku abresh në shtëpi është si druri garravesh në barrë.
agërllajk / agërllájk-u: I ftohtë i madh, njësoj me acar. Kur vdiq, ka qenë një agërllajk i madh.
alem-kalem: Kuptimisht i njëjtë me: menduam dhe vendosëm. Bëmë alem-kalem dhe u nisëm.
amel: Me kuptimin shpirt. Nga fjala amêl vjen edhe emri amêlkeq. Ka amêlin e keq. Amêlkeq e i patakatë, thuhet për dikë që ka shpirt të keq, por që nuk ka mundësi të bëjë dëm. Nuk ka lidhe me amêl të Çabejt: bar për të dalë jashtë.
alleshtajs: Nuk ka lidhje me çfarë shkruan Çabej për këtë fjalë: mësoj një njeri në një gjendje a një punë”. Vjen nga turq. hallall, hallallshtisem, ia bëj hallall dikujt, i jap ose i marr bekimin dikujt, sidomos atij që po vdes, por dhe një njeriu me të cilin ndahesh: U ndamë, u allshtajsëm, ia bëmë hallall njëri-tjetrit, ia bekuam mundin.
ap e morr: Përpiqem, mundohem, bëj të pamundurën për të kryer një punë. Përdoret në të gjitha vetat si një kompozitë foljore. Në qasjen që Çabej u bën fjalëve ap dhe jap, nuk përfshihen format që u përmendën më lart. Thuhet dhe për njeriun që po jep shpirt, por në mohore: as jepte as merrte.
ajn: E njëjtë me foljen fryj. Ajet, enjtet. I është ajun faqja. Por dhe: u ajna me qershia. Ishte ajnë e ba lodër.