Shoqata Atdhetare “Dibra” nga SHBA: “E duam Dibrën”


Nga Beqir SINA

DIBËR: Kryetari Dashnor Miftari, dhe disa anëtar të kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Dibra”, nga New York – SHBA, të cilët ndodhen me pushime verore në qytetin e Dibrës së Madhe, vendlindjes së tyre, së bashku me familjet, shkruan në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, se: “Në emër të SHAD, falënderojnë Klubin Bjeshktar & Çiklist “Dibra”, për këtë bashkëpunim si dhe për angazhimin e tyre maksimal që ç’do gjë të shkojë në mënyrën më të mirë të duhur”.
Gjithashtu, ata falënderojnë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona nga SHBA-të dhe Europa, të cilët ju bashkëngjitën këtij aktiviteti, duke i dhënë edhe më shumë peshë dhe rëndësi veprimtarisë. “Na ndajnë oqeane dhe kilometra, por kur dëshirojmë të organizojmë diçka sëbashku nuk na ndalon asgjë, këtë e dëshmon edhe e diela e fundit që sapo kaloi me rreth 100 pjesëmarrës u ngjitëm në majën e Stogovës,” shkruan SHAD në satusin e saj në rrjetin social FB.
Më tej ata sqarojnë në këtë njoftim se në këtë aventurë të bukur nuk mungoi zbavitja, bisedat me bashkatdhetarët tanë, ajri i pastër, peizazhet e bukura të qytetit tonë të dashur të Dibrës, që më së shumti i emociononin pjesëmarrësit e këtij marshi. Dibranët në Amerikë, të cilët për çdo verë nuk e harrojnë Dibrën, që ata e duan shumë, dhe bëjnë aq shumë për vendlindjen e tyre, me të cilën ata mburren në SHBA, thonë se edhe ky aktivitet si shumë aktivitete të tjera që organizojnë ata me bashkëqytetarët e tyre, nga Europa, Australia dhe SHBA – Kanada, kam i mirë se pritur dhe i vlerësuar nga dibranët, të cilët iu bashkëngjitën aktiviteteve verore, të kurbetqarëve dibran në kujdesin dhe organizmin e Shoqatës Atdhetare “Dibra”, me organizatat dhe aktivist të Dibrës. Duke folur për ngjitjen në mal në kurorën e qytetit të Dibrës, malin e Stogovës, ata thonë: “Gjithçka, kaloi më mirë se e planifikuam, ngjitjen e bëmë me ecje, disa me motor e dikush me makina terreni gjithçka për të shijuar dhe kënaqur pjesëmarrësit dhe të dëshmojmë se edhe ne kemi mundësinë e sporteve të ndryshme. Para nisjes dhe pas ngjitjes në majën e Stogovës të gjithë pjesëmarrësve u shërbyem ushqim, ujë dhe fruta që ta bëjmë këtë ngjitje më atraktive.”
Ndërkohë, shpërndajnë edhe mesazhe falënderimi, sidomos për fabrikën e ujit “Maya” që ofroi ujin falas, kompaninë “Dashi Komerc” që mundësoi 120 sanduiçët për pjesëmarrësit, ujë dhe fruta, shoqatën atdhetare “Dibra” që mundësoi nga një bluzë me logon e Klubit dhe SHAD nën moton “ E duam Dibrën” dhe për lajmërimin që e ngjitëm në qytet.
Falënderimet nuk munguan për Butrint Selën që transportoi ushqimin, ujin dhe frutat në majën e Stogovës si dhe ndihmesën e tij financiare për mbulimin e transportit të pjesëmarrësve deri në fshatin Broshticë dhe kthimin. Klubi mbuloi shpenzimet e frutave dhe të tjera. Gjithashtu, Spitalin e Dibrës që gjatë aktivitetit të kemi ekipin e ndihmës së shpejtë dhe autoambulancën në afërsi gjatë gjithë aktivitetit”Dhe, natyrisht, që një falënderim shkon me këtë rast edhe për të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan që ky aktivitet të mbetet në kujtim të bashkëatdhetarëve tanë për një kohë të gjatë dhe dhanë mundësinë që të njohin bukuritë e vendlindjes së tyre nga afër. Një set me fotografi prej tyre, shprehen ata në njoftimin e SHAD, fletë më shumë se “1000 fjalë”, për atë që s’mund të përshkruajnë fjalët, shkruhet në njoftimin e Shoqatës Atdhetare “Dibra”.