Amerikë! Ku do i çosh dyzetmijë dibranë?


Një shtëpi në Fushë-Alie, që do të mbytet nga HEC i Skavicës.

Sarkazëm
Lajmi u dha…
Jo me gojë si Rama din të llapë…
As në efir…
I shkruar…
E zezë mbi të bardhë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërtojnë Hidrocentralin e Skavicës…
Do të mbysin 65 kilometra katrore tokë, ara nga më pjelloret në Shqipëri, pyje e kullota.
Do të shkulinthemelesh dyzetmijë familje dibrane…
Me pleq, plaka, burra, gra, fëmijë…
Me lopë, kuaj, dele, gomarë, pula, dhi…
Me varre të parësh që ranë në beteja që Serbo-Jugosllavia të mos dalë në:
Drinin e Zi…
Qafën e Buallit…
Qafën e Murrës…
Qafën e Mërkurthit…
Për të vazhduar drejt Durrësit e Shëngjinit…
Skavicën mund ta ndërtonte Enveri…
Ta mbyste Dibrën…
Një Dibër tjetërtë ndërtonte…
Siç ndërtoi Ulzën në Mamurras, Kukësin në Fajza, Darëzezën në bregdetin e Fierit…
Nuk e ndërtoi…
Nuk e ndërtoi as italiani, as kinezi, as…
I trembeshin Dibrës…
Amerika do ta ndërtojë…
U tha me germa të zeza mbi letër të bardhë.
Amerika nuk i trembet Dibrës…
E shpërngul me të gjitha…
Shkul nga vendi dyzetmijë familje dibrane…
Me pleq, plaka, burra, gra, fëmijë…
Me lopë, kuaj, dele, gomarë, pula, dhi…
Dhe i ngul në… Amerikë…
Pak toka ka Amerika…
…në Alaskë?
Rruga është e hapur…
Mjafton lëshimi i vizave…
Dhe Alaska hap dyert e vilave…
* * *
Passhkrim: Dibranët, më shkruante më 14 shkurt 2010 Argëtim Fida – kryetar i komunës së Dibrës në Maqedoni,nga ndërtimi i liqenit artificial të Shpiles nuk panë asnjë gjë të mirë për këto 40 vjet pos humbjes të rreth 5000 hektarë të tokës më pjellore dhe që vaditej nga dy lumenj, burimi kryesor i ekzistencës të numrit më të madh të familjeve dibrane.
Sot të mirat nga prodhimi i rrymës përfitohen vetëm nga qeveria maqedone që nuk do të ja dijë nëse këto familje u detyruan të largohen në Turqi ose ShBA për të siguruar ekzistencën.(Marrë nga libri: “PO DIBRËS! JO SKAVICËS”, faqe 162-163)
3 tetor 2020