Petrit Ndreu i Dardhës që nga Amerika i thotë “Jo Skavicës!”
Nga Abdurahim Ashiku


Unë bëra detyrën që i takon çdo dibrani që i sheh ëndrrat në lëndinat e bukura te liqenet e Lurës, bregut te Drinit të kaltër dhe ngjitet deri ne majat e larta te Korabit
Ai i tha “Jo Skavicës”.
Publikisht, larg e larg tej oqeanit Atlantik.
Drejtpërdrejt i mësova vetëm mbiemrin. Në kërkim i mësova edhe emrin, edhe vendlindjen, edhe fisin, edhe familjen. Dikush më solli fotografinë e tij me mikrofon në dorë tek kërkonte të dinte për atë që tash është fjalë e ditës, fjalë e artikuluar jo thjesht me zë (sepse ka 10-12 vjet që rrotullohet në zgavrën e gojës) por me prerje shiriti, me buldozerë që shtyjnë shkëmbej e me sonda që kapin thellësi, me fjalën e një ministreje ndërtimi që llaf të parë nxjerr nga goja “ndërtojmë Skavicën që të mos mbytet Shkodra” dhe të ambasadores së fuqisë më të madhe të botës që i gëzohet ndërtimit të një dige që në vendin e vet do ta quanin herezi, shkatërrim të natyrës.
E pyeti ish kryeministrin Berisha për Skavicën, për ndërtimin e saj dhe mori po të njëjtën përgjigje si 10-12 vjet më parë kur deklaronte:
“Skavica do të jetë në2 vitet që vijnë projekti kryesor i punëve publike në Republikën e Shqipërisë”
“Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të ndërtuar këtë vepër të mrekullueshme.”
“Ne duhet të ndërtojmë Skavicën. Kaskada është pasuri e madhe. Skavica është nëna e të gjitha digave nën të.”
“Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin ku presupozohet se do të ndërtohet diga, por edhe me shpatullat shkëmbore
më të forta. Do të prodhohet më shumë se një miliard kilovat orë energji”.
“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore”. (Citimet janë marrë nga libri “PO DIBRËS! – JO SKAVICËS” -Tiranë 2010
Në përgjigjen drejtpërdrejt Berisha ishte për “një Skavicë të vogël”, një Skavicë që të mos mbyste tokat në Maqedoni…
Ish kryeministri Berisha i vitit 2021 nuk ndryshonte nga kryeministri i vitit 2010, nuk ndryshonte nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë i vitit 2021, Edi Rama. Të dy, si pendë në zgjedhë një parmendë tërheqin, parmendën për ta mbysë Dibrën, për ta qit fare, për ta shuar e zhdukur nga faqja e dheut.
Po kush është Petrit Ndreu?
E pyeta…
Mu përgjigj…
Emri im është Petrit Hakik Ndreu.
Lindur ne Zall-Dardhe më 5/9/1977, në një familje patriotike të Dardhës.
Në vitet 92-96 mbarova gjimnazin Riza Doda në Zall-Dardhë.
Për arsye emigrimi, nuk vazhdova të ndjek shkollën e lartë.
Kam qëndruar për 5 vite në Selanik të Greqisë.Më pas u zhvendosa në Tiranë.
Në Tiranë nuk qëndrova shumë kohë.U angazhova me strukturat e partisë demokratike në zonën e 21-shit.
Në 2005 mu dha mundësia të prek ëndrrën amerikane, që gjithkush mund ta ëndërronte.Fitovalotarinë amerikane.Këtu jetoj aktualisht me familjen time.
Jam sipërmarrës nëfushën e ndërtimit, kam një kompani modeste.
Me datë 12/12/21 na u dha mundësia te bashkëbisedonim me Prof.Dr.Sali Berisha.
Në sallë ishim një grup dibranësh, një ndër këtaështëMaks Puci nga Venishti,i cili tradhtoi komunizmin ne 1989 duke u larguar nga mali i Korabit.Ai është shume aktiv përçështjen e Skavicës.
E pyeta Berishën,sepse si dibran e kam obligim që te ngremë problemet ekonomike tëDibrës,ne këtë rast çështjen“Stop Skavica”.
Me përgjigjen e Berishës nuk u impresionova.
Nuk mund te replikoja dot përarsyeje kohe .
NëDardhë kam 3 familje Ndreu aktualisht,por kemi projekte tëndërtojmështëpi pushimi dhe për te jetuar.
Skavica na mbyt te gjitha fushat dhe shtëpitë nëZall-Dardhë, dhe te gjitha kujtimet e atij vendi(do të jetë shumë e trishtë).
Do vazhdojmëbetejën.
Faleminderit përvlerësimin si hero tëbëra nga komentuesit në rrjetet sociale,por unëbëradetyrën që i takon çdo dibraniqë i sheh ëndrrat nëlëndinat e bukura nga liqenet e Lurës, bregut te Drinit të kaltër dhe ngjiten deri ne majat e larta te Korabit.
Zoti e bekoftëDibrën!
Zoti e bekoftëShqipërinë!
Zoti e bekoftëAmerikën!
Me respekt
Petrit Ndreu
I kërkova disa fotografi…
Ai më solli Dardhën, Zallin dhe kodrat e bukura, shkollën ku mbaroi gjimnazin, Drinit në dëshirën e tij që ai të rrjedhë siç ka rrjedhë në mijëvjeçarë, herë i qetë e herë me tallaze, pa prita e diga…
Kishte mall. Shumë mall e dashuri…

Athinë, dhjetor 2021