Rruga e Arbrit, pjesë e rëndësishme e një korridori ekonomik në rajon

“Rruga e Arbrit çeli sot shtegun e vjetër në një dimension të ri infrastrukturor, bashkëkohor. Ajo është gati të ofrojë provizorisht një udhëtim dinjitoz, përgjatë 48 kilometrave të realizuara plotësisht dhe të dorëzuara, ndërkohë që mbeten edhe pak kilometra nga përfundimi i plotë i saj”.
“Prej 1 shekulli e ëndërruar nga shqiptarët, rruga shkurton ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe kryeqytetit, duke e bërë të përshkueshme në një hark kohor prej vetëm 47 minutash, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.…

Lexo më shumë

Dibër, qytetarët në protestë kundër ndërtimit të Skavicës

Më 14 nëntor në mesditë, në Peshkopi janë mbledhur me qindra qytetarë të shqetësuar për projektin e propozuar të ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës. Pjesëmarrësit i bashkonte qëndrimi kundra idesë së ndërtimit të këtij projekti i cili do të sillte shpopullimin më të madh të asaj popullsie të vogël të mbetur tashme, zhdukjen e historisë dhe një impakt të rëndë në mjedisin dhe ekosistemin e zonë.…

Lexo më shumë

Skavica vret, nuk kuron

Nga ARIF MATA*

Historia e Skavicës nuk është e re. Ajo nisi rreth vitit 1970, kur korifejtë Petrit Radovicka e Farudin Hoxha ishin në kulmin e krijimtarisë së tyre në fushën e energjisë dhe ndërtimit, ashtu si dhe Partia e Punës (Komuniste) të Shqipërisë në kulmin e fuqisë. Çështja e saj u vu në lëvizje në të gjithë treguesit që e përbënin dhe të gjithë produktivitetin që mund të sillte.…

Lexo më shumë

Një digë e vetme e madhe, është një katastrofë e pariparueshme

BISEDË ME INTELEKTUALIN DIBRAN PROF. ASOC. DR. VESEL HOXHA

Skavica me një digë të madhe, ka për të dal në rendin e ditës për tu ndërtuar nga qeveritë Shqiptare, në bashkëpunim me firma të huaja apo vendase, ndaj e mendoja variantin me disa diga të vogla (dy ose tre), si kundërvënie të studimeve “efiçente”, që ngulmojnë në ndërtimin e një dige të vetme e të madhe, që për mua, është një katastrofë e pa riparueshme në jetë të jetëve.

Lexo më shumë

“Ngjizja e papërlyeme”, romani tetralogjik i Agron Tufës

Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.…

Lexo më shumë

Nadire Kërkuti, gruaja që mbushi 100 vjeç Ditën e Flamurit

Nadire Kërkuti, e lindur me 28 Nëntor të vitit 1921, i mbushi plot 100 vjet.
E lindur në Dibër të Madhe në familjen Kolari dhe, më vonë, e martuar te gjyshi ynë, Lutfi Kërkuti, ku bashkë Zoti i bekoi me mbi 60 familjarë, nga të cilët 4 djem, 3 vajza, 11 nipër, 10 mbesa, 14 stërnipër, 20 stërmbesa, 4 kastranipër, 2 kastrambesa dhe 2 binjakë në pritje nga nipi i sajë.…

Lexo më shumë

“Historia Shatku”, dokumentari historiko-biografik prezantohet në Muzeun Historik Kombëtar

Nga Tofik Jegeni

“Faik Shatku, sëbashku me figurat dhe personalitetet e tjera juridike të kohës, do të mbahen mend si juristët e parë të cilin njihnin më së miri praktikën juridike të së drejtës së krahasuar dhe legjislacionet evropiane të kohës”

Presidenti Ilir Meta nderoi z. Faik Shatku – Dibra me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Dalip Rusin dhe Ali Pustinën me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”; Ibrahim Jegenin me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”; si dhe Hasan Bakiun dhe Gëzim Ostreni me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Lexo më shumë

Qafë Buall-Krastë, 16 km e “rrugës së vdekjes”, që po izolojnë Martaneshin

Nga Arjeta Cuka

E zhytur në pasuri natyrore krahina e Martaneshit ka ngelur peng i një rruge të gjatë prej 16.7 km. Njësia vendore akuzon firmën, që merret me mirëmbajtjen, se nuk bën as 10% të punimeve, duke e kthyer në një “rrugë vdekjeje”, ndërsa ARRSh thotë se kjo është e vetmja formë mirëmbajtjeje. Bizneset e kësaj zone derdhin në arkën e shtetit dhe atë të bashkisë rreth 4.5 milionë dollarë në vit taksë dhe rentë minerare, por institucionet deklarojnë se nuk kanë lekë për rehabilitimin e saj.

Lexo më shumë

Gazmend Hajdaraga i Dibrës së Madhe

Nga Osman Xhili

Ai tani po u drejtohet të tetëdhjetave, por pamja e fiziku i tij të japin përshtypjen e tre dekadave më pak. Ndoshta dhe faqet e një libri nuk do të mjaftonin për të treguar e përshkruar jetën e tij të gjatë, të mbushur plot e përplot me ngjarje, disa të bukura e të këndshme, të tjera të dhimbshme e të trishta.…

Lexo më shumë

Prof.asoc.dr.Ali Tonuzi – kirurgu vitreoretinal që kryen ndërhyrjet më të ndërlikuara në sy

Nga Halil RAMA

Libri “Laseri në Oftalmologji” është konceptuar të shërbejë si një bashkudhëtar i fuqishëm për oftalmologjistët klinikë dhe siguron një ilustrim të mirë të koncepteve bazë të terapisë së laserit për shoqërime okulare të ndryshme të lidhur me kapakët, kornën, kristalinin dhe retinën”, – shprehet ndër të tjera prof.Zhugli
Pas tri dekadash pa ndërprerje në gazetari, me sytë mbërthyer nga ekrani i kompjuterit, konstatova dëmtimin e perdes së syrit, një patologji kjo problematike që konsiston në zvogëlimin e imazhit të gjërave të largëta dhe të larta.…

Lexo më shumë
1 2