Prof. Bashkim Lleshi: ja ku kërkoheJ rishikim i projektit


Tuneli i Qafë Buallit
Tuneli i Qafës së Buallit është vendosur në pozicionin më të keq të mundshëm, aty ku kalon prishja e madhe tektonike nga lugina e Planit të Bardhë në Qaf Buall dhe vazhdon në luginën e Vajkalit deri në Fushë Bulqizë… Në kushtet e krijuara për të hapur 400 ml. tunel aty ku kanë filluar përgatitjet, shpenzimet do të shkojnë sa për të hapur 850ml., tunel aty ku duhet të fillojë hapja e tunelit…”

Ura e Vashës
Pas një studimi të tillë gjeologo-inxhinjerik, si ka mundësi që aksi ku do të ndërtohet ura, të mos caktohet aty ku lugina e lumit është më e ngushtë, për të dalë ura më e shkurtër, pra mbi Urën e vjetër të Vashës, por zbritet më poshtë, aty ku lugina është gati dyfish më e gjerë, duke dyfishuar shpenzimet për ndërtimin e Urës.

Tuneli i Gurit të Bardhë
Me paratë e kursyera nga Ura e Vashës, mund të parashikohej që Tuneli i Gurit të Bardhë të ishte më i gjatë, të kalonte në formacione po të qëndrueshme në të cilat punohet më kollaj për hapjen e tunelit, më afër fshatit turistik të Gurit të Bardhë, përball kalasë së Petralbës historike, duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë e rrugës.

Tuneli i Murrizës
Për tunelin e Murrizës nuk ka asnjë argument teknik që të bëhet pengesë për hapjen e tij. Rreth 80% e gjatësisë së tunelit është e ndërtuar nga shkëmbinj gëlqerorë pllakorë, me pak ose pa ujë, me formacione më të qëndrueshme se ato të tuneleve që kemi hapur në Kalimash e në Krrabë, ndërsa vetëm 20% e gjatësisë, në hyrje nga ana e Tiranës, ndërtohen nga shkëmbinj mesatarisht të qëndrueshëm në të cilat fqinji jonë jugor (Greqia) ka ndërtuar mijëra metër lineare tunele në rrugën Janinë–Selanik.