KALENDAR / RRUGA E ARBËRIT PËRMES PREMTIMEVE


Pamje nga Tuneli i Murrizit, Xiber. Foto, qershor 2022

15 qershor 2018, kryeministri Edi Rama në FB: “Çdo dibran që më ka telendisur në FB me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit, i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi e në Klos për fillimin e punimeve të pritura 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në FB në pamundësi për të ardhur”.

17 qershor 2018: Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka, tha në ceremoninë e nisjes së punimeve në Klos, se pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj (rreth 4 vite), ai theksoi se ato do të mbaronin për dy vite.

4 janar 1996: 46 intelektualë të shoqatës “Nisma Dibrane” hartojnë një peticion, i pari zyrtarisht, ku i kërkohet qeverisë hapja e Rrugës së Dibrës.

2003: Qeveria akordoi fondin prej 11 milionë lekësh për studimin e fizibiletit.

25 korrik 2004: Këshilli Kombëtar i Rrugëve miratoi Studimin e Fizibilitetit

Korrik 2005: Nisin punimet formalisht në Fushë Bulqizës, pa një projekt.

Tetor 2007: zhvillohet tenderi për segmentin Bulqizë – Ura e Çerenecit.

Janar 2008: Filluan zyrtarisht punimet në Fushë Bulqizë

Qershor 2009: Hapet tenderi për segmentin Bulqiza te Ura e Vashës. Punimet fillojnë në vitin 2011. Ky segment akoma nuk ka mbaruar.

Maj 2011: Fillojnë punimet në segmentin Ura e Brarit – Shkalla e Tujanit.

Mars 2013: Nis një peticion online për Rrugën e Arbrit. Qëllimi është depolitizmi i çështjes dhe presioni ndaj qeverisë për të nisur punimet sa më shpejt.

Dhjetor 2014: Firmoset Memorandum Bashkëpunimi me Chinese Exim Bank për financimin e Rrugës së Arbrit.

16 Prill 2015: Kuvendi i Shqipërisë me 89 vota “Pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miraton një ligj të posaçëm për dhënien e ndërtimit të rrugës së Arbrit me koncension kompanisë kineze “China State Construction Company”.

Shtator 2015: Koha e kontratës së miratuar nga Kuvendi mbaroi. Asnjë informacion mbi dështimin e marrëveshjes. Deputetet e Dibrës: Çdo gjë sipas parashikimit.

Gusht 2016, Edi Rama në Peshkopi:  Unë kam barrën që të bëj gjërat që dëshirojnë të gjithë anëtarët e koalicionit, – kjo është detyra ime dhe unë nuk ankohem për këtë detyrë, sepse e kam marrë me dëshirë dhe vullnet të madh, – por unë po ju them këtu, që unë nuk do të largohem nga zyra e Kryeministrit , pa bërë Rrugën e Arbrit.”

Tetor 2016: Bëhet publik propozimi i pakërkuar i kompanisë “Gjoka Konstruktsion”

12 prill 1017: Qeveria vendos miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjoka konstruksion”, sh.a., për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat për kompletimin dhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit

Gusht 2017: Hapet tenderi për ndërtimin e Rrugës së Arbrit në të gjithë gjatësinë e saj, 69 km.

11 gusht 2017: Edi Rama: “Rruga e Arbrit çel programin “1 Miliardë për Rindërtim. Drejt finalizimit një proces i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur procedura finale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në datë 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës”.

2 tetor 2017:  Pas hapjes së dokumentacionit të tenderit rezultoi se kompania e vetme që ka plotësuar dokumentacionin dhe ka dhënë një ofertë financiare është “Gjoka Konstruksion”. Shuma: 33,6 miliardë lekë. Në tender marrin pjesë tre kompani, njëra rezulton fiksive dhe tjetra nuk paraqet ofertën.

Nëntor 2017: Kryeministri Rama prezanton në Dibër projektin. “Me Rrugën e Arbrit Dibra do të kthehet në kopshtin e pasmë të Tiranës”.

Dhjetor 2017: Kompania “Gjoka Konstruksion” akoma nuk e ka hedhur firmën mbi kontratën me qeverinë shqiptare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, por përmes nënkotraktorit të saj, “Selami Sh.p.k.” ka nisur punimet në vendin e quajtur Ura e Çerenecit në drejtim të Maqellarës.

28 mars 2018:  Qeveria shqiptarë miratoi kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit.

Prill 2018: Parlamentin miratoi kontratën me “Gjoka Konstruksion” për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit.

15 qershor 2018, kryeministri Edi Rama në FB: “Çdo dibran që më ka telendisur në FB me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit, i ka hallall të gjitha, po erdhi të dielën në Peshkopi e në Klos për fillimin e punimeve të pritura 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në FB në pamundësi për të ardhur”.

17 qershor 2018: Tymi i kuq shpërtheu në mesditë në një tunel në Klos, që shënoi nisjen e punimeve në Rrugën e Arbrit, në segmentin krejtësisht të ri prej 26.2 km, që do të bëjë bashkë Dibrën dhe Tiranën.

17 qershor 2018: Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka, tha në ceremoninë e nisjes së punimeve në Klos, se pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj (rreth 4 vite), ai theksoi se ato do të mbaronin për dy vite.

18 korrik 2018: Kryeministri Edi Rama njofton përmes një video prej 3 minutash në faqen e tij zyrtare në FB vazhdimin e punimeve në Rrugën e Arbërit përgjatë lumit në Zall Bastar, si dhe nisjen e punimeve në Tunelin e Murrizit, më i madhi dhe më i rëndësishmi në këtë aks rrugor. Në video njoftohet me titra se  Tuneli i Murrizit ka avancuar 20 metra, ndërsa dy tunelet e tjerë në fshatin Fshat në Klos kanë avancuar përkatësisht 90 dhe 281 metra.

13 gusht 2018: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi një tender publik për “shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/PPP për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirembajtjen e rrugës së Arbrit” me një vlerë 446 218 904 lekë, ose përafërsisht 3.5 milionë Euro.

15 gusht 2018: Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, përmes një postimi me disa foto në FB dha lajmin se një ditë më parë “u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 metër i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës, e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës”. Gjiknuri njoftonte se në kantier janë mbi 450 makineri në punë.

24 gusht 2018: Kryeministri Edi Rama u tha “Mirëmëngjes” dhe u uroj një ditë të mbarë ndjekësve të tij në FB me një videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku sipas tij, “punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë sipas planit”.

5 dhjetor 2018: Kryeministri përcolli një foto nga ura mbi lumin Drin në Gjoricë kushkruan: “Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit: Kjo është ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit, ku po punohet me ritme e cilësi të lartë, nën supervizionin e një kompanie të specializuar gjermane, të kontraktuar nga shteti shqiptar për mbikqyrjen e punimeve”.

15 dhjetor 2018: Kryeministri Edi Rama publikon në mëngjes në FB një video  80 sekondëshe ku jepen pamje nga punimet në urën e Vashës dhe në urat mbi lumin Drin dhe Zallin e Bulqizës. “Me këto pamje nga kantieri i rrugës së Arbrit ku pas hapjes së tre tuneleve po punohet intensivisht edhe për Urën e Vashës, ju uroj një ditë të mbarë”.

Shkurt 2019: Balluku: “Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi… E gjithë pjesa e rrugës së Arbrit që ka mbetur për t’u ndërtuar është 54 km, në të cilën konçensionari ka realizuar më shumë se 28% të punimeve”

11 shkurt 2019: Kryeministri Edi Rama mëngjesin e 11 shkurtit përcolli një video nga punimet e deritanishme në Rrugën e Arbrit me shënimin “… me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arbërit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam”.

16 maj 2019: Kryeministri Edi Rama postoi një video nga punimet në Rrugën e Arbërit. Në sekondën e 25-të të videos shfaqen pamje të punimeve të njërit nga tunelet e Murrizit, ndërkohë që në brendësi të tunelit tjetër, që është edhe kryesori, ka ndodhur një shembje.

Qershor 2019: Më 1 qershor shumica e mediave të Tiranës, kryesisht online, treguan disa foto nga shembja e tunelit, pa specifikuar se për cilin tunel bëhej fjalë. “Shembja ka ndodhur në brendësi të tunelit kryesor, në një segment të izoluar prej 15 metra, por kjo nuk është aq problematike saç shkruanin mediat.”

30 korrik 2019: Kryeministri Edi Rama deklaron: “Janë realizuar 40% e punimeve në Rrugën e Arbrit. Është një progres shumë i kënaqshëm dhe falë partneritetit publik, privat, një termi të kriminalizuar si rezultat i shfrenimit propagandistik, shumë shpejt, Dibra dhe gjithë ajo zonë e izoluar prej dekadash, për të mos thënë shekujsh, do të jetë e lidhur me kryeqytetin dhe do të jetë faktikisht një territor i ri, që do të zbulohet në sytë tanë, një jastëk i gjelbër i Tiranës, në një aks me bukuri përrallore dhe me potenciale fantastike”.

2 gusht 2019: Ministrja Balluku inspekton punimet në dalje të Tunelit të Murrizit, në anën e Klosit, në Xibër. Presidenti i Kompanisë “Gjoka” , Rrok Gjoka, bëri një panoramë të vështirësive të punimeve që kur ato kanë nisur. “Që në fillimet e para kur kemi filluar punën vumë re që nuk ishte e njëjta situatë siç ishte parashikuar… Besoj se shumë shpejt, punë ditësh, do t’i dalim Ministrisë me propozim e një apo dy variante, të cilat do të vlerësohen se si mund të zgjidhen pass rrëshqitjes, por për momentin nuk kemi akoma një përgjigje përfundimtare. Fjalën e fundit do ta thonë specialistët dhe inxhinierët që po merren me këtë punë. Por, gjithsesi, tuneli do të bëhet.”

Prill 2020: “Ura e Vashës përfundoi, por Tuneli i Murrizit duket se nuk do të mbarojë në afat. Ndaj lind nevoja e ndërtimit të një by-passi, i cili nuk është parashikuar në kontratë, gjë e cila do të bëjë të mundur që rruga të hapet për trafikun në pranverën e vitit 2021”.

Tetor 2020, Belinda Balluku në analizën vjetore të MEI: Mes rrugëve që duhen përfunduar gjatë 2021 është Rruga e Arbrit, e cila do të përfundojë përpara afatit të parashikuar.

Dhjetor 2020: Belinda Balluku tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se “Rruga e Arbrit pritet të jetë në funksion në mars të vitit 2021… Është një projekt që na bën krenarë të gjithëve”.

21 Tetor 2020:  “Mes rrugëve që duhen përfunduar gjatë 2021 është Rruga e Arbrit, e cila do të përfundojë përpara afatit të parashikuar”, tha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë një analize vjetore mbi Infrastrukturën.

25 nëntor 2020: Dy harqet e Urës së Lezedres në fshatin Fshat u bashkuan.

Mars 2021. Balluku në A2CNN: “Rruga është e kalueshme, por afati i punimeve mbaron pas 18 muajsh”.

14 prill 2021: Kryeministri Edi Rama kalon për herë të parë në trasenë e Rrugës së Arbërit për të zhvilluar takimet elektorale në Burrel dhe Peshkopi.

29 nëntor 2021: Nisin zyrtarisht qarkullimi makinave në segmentin krejtësisht të ri nga Tirana në Klos, 35 km.

Prill 2022: Ndërsa pritej përfundimi i punimeve, njoftohet zgjatja e afatit.