… Lexo më shumë
Kërkesa për krijimin e bashkisë në Kalabardhë është nevojë jetike për rivitalizimin e kësaj krahine atdhetare dhe të lavdishme. Por vetëm kërkesa për bashki shqiptare është legjitime, e drejtë. Kërkesat për krijimin e bashkisë minoritare janë fallco, janë haptazi antikombëtare, antikushtetuese, diskreminuese për popullsisë kalabardhasve dhe për këtë krahinë kreshnike shqiptare. Sepse kërkesat e linjës maqedonase dhe asaj bullgare janë pa asnjë bazë etnike, se nuk ka asnjë kokë njeriu maqedonas apo bullgar në Kalabardhë.
Kategori: KULTURE
Nderi i Kombit Margarita Xhepa në promovimin e poezisë së Demir Rusit
Autori i 10 librave nderohet me Çertifikata Mirënjohje nga Bashkia e Bulqizës dhe nga Shoqatat “Bulqiza” e “Jehona Shqiptare”
Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, që falë drejtimit të saj me kompetencë, profesionalizëm e përkushtim qyetar, ka bërë dhe po bën aq shumë punë të mira në dobi të komunitetit, s‘kishte se si të mos vlerësonte në këtë ditë të shënuar ikonën e teatrit dhe kinematografisë, “Nderin e Kombit” Margarita Xhepa, duke i dhuruar asaj simbolin e qytetit minator të Bulqizës
Nga Halil RAMA
Bulqiza, e njohur si qyteti i minatorëve për nëntokën e saj të pasur me mineralin e çmuar të kromit, ka dhe një pasuri tjetër mjaftë të çmuar: elitën e saj krijuese.…
Beqir Sina në “Një biografi për dy kohë”
Dhjetra personalitete të letrave dhe publicistikës në promovimin e librit të gazetarit shqiptaro-amerikan
… Lexo më shumë
Ngjarjet dhe faktet që Beqir Sina përshkruan në këtë libër dëshmojnë se komunizmi në Shqipëri ishte një diktaturë e rreptë, e paimagjinueshme dhe ne i dimë vuajtjet e të gjithëve, ndërkohë përcolli mesazhin se shumë pak njihen krimet e komunizmit, vuajtjet e shqiptarëve
“Ky libër ashtë nji ngjarje me randësi për bashkësinë shqiptaro-amerikane dhe kontribut të çmueshëm për lexuesit shqiptarë kudo që jetojnë.
Paqja e përgjakur e Adamit
AGRON TUFA
Paqja e përgjakur e Adamit
Roman
Shtëpia botuese: Onufri
Çmimi: 1200 lekë
Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.…
Lexo më shumëÇarku
TREGIM / nga Artan Gj. Hasani
“Ke përdhosur simbolin e lirisë së qytetit!”.
Veç këtë fjali kishte mbajtur mend nga aktakuza e gjatë e prokurorit. Kishte bërë plot pesë vjet burg për përmjerjen që në dehje e sipër i kishte bërë publikisht një statuje që simbolizonte Lirinë e Qytetit, pikërisht në çastin e inaugurimit të saj nga kryebashkiaku. Pesë vjet nën vështrimin dhe vëmendjen e syrit të gardianëve. …
Lexo më shumëGomari i Madh në vendlindje
fragment nga romani
100 personalitetet e gomarit të madh
Xhafer Martini
Roman
Botimet M&B
ISBN: 978-9928-353-93-1
Faqe: 104
Çmimi: 600 lekë
Gomari i Madh kërkoi karakteristikën në mbledhjen e përgjithshme të gomerëve të fshatit të lindjes.
– Tani u kujtove ti për fshatin tënd të lindjes? – e pyeti një gomaricë plakë Gomarin e Madh dhe shtoi:
– Ke njëzet vjet që nuk ke shkelur këtu.…
Lexo më shumëAlegoria nga Dibra
Alegoria e Dibrës
Mevlud Buci
Alegori, anekdota,shprehje popullore
Botimet M&B
ISBN: 978-9928-172-34-1
Faqe: 268, Çmimi: 1500 lekë
Një pasanik që kishte shumë bagëti merr plakun e zgjuar Ramadan Cani nga Dardha dhe shkojnë te Murat Kaloshi.Murati, për të respektuar pasanikun, i liron kryet e vendit, ndërsa Ramadani ulet në fund të odës. Murati nis kuvendin me pasanikun, mirëpo ky, ngaqë nuk dinte muhabet tjetër, foli vetëm për punë bagëtishë.…
Shejf e shkruej!
Tregim nga Ahmet Kamberi
Një herë, një plak nga Peladhia, ishte ulur buzë xhadesë ku kalonin njerëz e karroca dhe po vështronte n’qef të vet. Kalon andej një kaloshinë e madhe e zezë dhe zbret dikush. Kalon rrugën dhe i afrohet plakut.
-Përshëndetje, zotëri!
–Shnet (shëndet) e t’mejra (të mira) paç, or lum zotneja, ia ktheu plaku.
-A mund t’ju pyes se ç’po bëni këtu, ndenjur në këtë buzë rruge?…
Lexo më shumëPër poezinë e Avni Ndreut
Gjurmë në fjalë
Avni Ndreu
Poezi
Botimet M&B
ISBN: 978-9928-353-89-4
Faqe: 144
Çmimi: 500 lekë
Nga Halil RAMA
Opinioni i gjerë publik e ka njohur dhe e njeh më shumë si artist, si kërcimtarin e koreografin më të mirë të qindra valleve me motive nga të gjitha trevat e Shqipëisë e të arbëreshëve të Italisë. E njeh si ndër themeluesit e udhëheqësin artistik të të parit edicion të “Odës dibrane” dhe po ashtu si themeluesin dhe drejtuesin e Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu”- Nderi i Kombit, ansambël ky që në 10 vitet e fundit ka fituar dhjetra çmime të para e trofe në festivale kombëtare e ndërkombëtare, si në Turqi, Ulqin, Shkup, Strugë, Kërçovë….…
Setki Jashari – poeti i dashurisë
Nga Halil RAMA
Maqellara, djep i artit dhe kultures, apo siç njihet edhe si Myzeqeja e Dibrës, veç resurseve të shumta natyrore për ta konsideruar perlë turistike, shquhet në rang kombëtar edhe për resurset e shumta njerëzore e intelektuale.
Pikërisht, vendlindja e personalitetit të shquar Iljaz Pashë Dibra – Qoku, i cili më 10 qershor 1878 kryesoi mbledhjen e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe që njihet për kontributin e tij madhor për çështjen kombëtare shqiptare, ndër shekuj, vite e dekada ka nxjerë personalitete të shquara të fushave të ndryshme.…
Lexo më shumë