Selim Alliu, simbol i dijes, tolerancë dhe mirëkuptimit


Dibra ka mbartur përgjatë krejt kohështrirjes së saj një nevojë për t’u çliruar nga verigat e paranojës së pushtimeve të gjata shekullorë, për t’u ngritur nga nënshtrimi i gjymtimit që trashëgoi nga e shkuara e hidhur dhe ia ka arritur kësaj përmes dijes. Ka qenë ajo, të cilën e mbartën dhe e trashëguan mësuesit, duke ushqyer brezat me dije dhe kombëtarizëm.
Kësokohe, më shumë se për gjithçka kishte nevojë për një dorë të paqët, ku me mençurinë dhe urtësinë që e karakterizonte, bëh ai, Selim Alliu, ish-mësues në Normalen e Elbasanit, partizan që mori pjesë në luftën Nacional Çlirimtare, dekoruar nga pushteti i kohës me titullin “Mësues i Popullit”.
Selim Alliu, i vjen Dibrës në kohën e duhur, intelektual i paqtë dhe i arsyeshëm, që mundte të çante pa droje mes përmes terrin, si një shkëndi drite ngadhënjimtare dhe të flakadante si një moment shprese për Zerqanin që e lindi dhe Dibrën që e rriti këtë intelektual me vlera të mëdha .
Në kujtesën e historisë dhe arsimit, Selim Alliu mbetet ndër ato emra të veçuar, të cilët erdhën për të mbetur përgjithmonë si jetësorja e patjetërsueshme e që me punën e tij pasionante arriti t’i shndërronte ata në podin e famës.
Selim Alliu do të mbetet në memorien e të gjithëve si një testament i çmuar i arsimit ne vendin tonë.
Në karrierën e tij të gjatë që fillon qysh prej vitit 1934 kur mbaroi me rezultate të shkëlqyera Normalen e Elbasanit, akti i tij krijues përshkohet prej një filli shkëlqimtar fame që rrëzëlleu në më shumë se askush tjetër si ai. Dibranët arsimdashësit , miqtë dhe admiruesit e mbajnë në kujtesë dhe e mbulojnë me nderim dhe respekt këtë njeri të përkorë, këtë dishepull vlerash. Ai erdhi për të mbetur testamenti më i çmuar i arsimit shqiptar.
Gjithmonë inteligjenca e tij prej dishepulli dhe shërbyesi, shpërfaqej në botën e inteligjencës dhe dijes në Dibër si një vullnesë e mirë, si një motivim.
Selim Alliu, konsiderohet si një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të arsimit shqiptarë, ku, përgjatë gjithë rrugëtimit të vet tregoi vlera dhe fjala e tij e matur dhe me vend ishte si një prekje shëruse, si një balsam që paqton lëngimin, dhe qasej të mbante në jetë besimin tek populli dibranë e gjithë kombëtarë, të cilët i janë mirënjohës ndikimit pozitiv që mëshiroi, ai mësuesi i popullit Selim Alliu.
Ai ishte një ndër arsimtarët më të njohur në Shqipëri. Mbaroi me rezultate të shpëlqyera Normalen e Elbasanit dhe për shumë vite ju përkushtua luftës Nacional Çlirimtare ku mori pjesë aktive për çlirimin e vendit njëherësh si intelektual dhe si anëtar i zgjedhur i Këshillit Nacional Çlirimtare në Dibër.
Puna e palodhur si mësues i popullit te Selim Alliu njihet për një vërshim të vrullshëm dhe plot temperament. Tematika e gjithanshme dhe kumti krijues, e pozicionon atë në rendin e personaliteteve të njëmendta kombëtare, në fushën e arsimit e të dijes në Dibër.
Kontributi i tij është një vlerë e pazëvendësueshme e memories historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndihemi të privilegjuar që i përkasim asaj zone që u ballafaqua me një vullnesë të mirë të këtij dishepulli të dijes në Dibër.
Selim Alliu bën pjesë në plejadën e intelektualëve dibrane dhe gjithëkombëtare që shkruan faqen më të rëndësishme të arsimimit te brezave te ri ne Dibër. Përkushtimi, karakteri, vendosmëria zgjuarsia e shënojnë, atë Selim Alliun si një pikë e rëndësishme e arsimit ne vendin tone.
Gjithashtu edhe si një sprovë e ngadhënjimit mbi një jetë gjithnjë të vështirë jo vetëm ekonomike, por politike, sociale, shoqërore dhe qe nuk refuzoi sikurse një here punën e pa lodhur ne shërbim të dijes në Dibër.
Kuvendi Popullor i Shqipërisë i ka dhënë titullin e madh “Mësues i Popullit”.
Selim Alliu është nderi dhe krenaria e Dibrës ku ne gjeneratat e sotme përulemi me respekt për atë për çfarë ai punoi në ëndjen tonë të etur për dije e kulturë.
Me vullnetin e jashtëzakonshëm, me kontributin e pashoq, ai jo vetëm shkroi një faqe të historisë së krenarisë së vendlindjes së tij, Strikçan (Zerqan), por nguliti në memuarin e kohëve një përvojë, një sfidë dhe një mundësi të shpirtërore që këndon pambarim.
Deri në momentet e fundit të jetës së tij qëndroi me kokën lart, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje dhe pa u fshehur pas emrit të madh.
Cilido që e njohu atë, njohu tek ai më të mençurin e miqve, e shokëve, e bashkëpunëtorëve të tij. Selim Alliu jetoi një jetë si një ikonë simbol i mençurisë dhe urtësisë. E gjitha kjo rrezatoi në mënyrën më të fuqishme në ditët e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist. Vlera për të cilat ai, që në rininë e tij të hershme, kishte luftuar i vendosur të sakrifikonte gjithçka, bazuar te liria e kombit.
Sa ma shumë kalojnë vitet, jam i bindur se me kohën, figura dhe personaliteti i tij vazhdojnë të marrin përmasat që ai kishte me të vërtetë, përmasa më të mëdha. Ai do të shndrisë gjithnjë e më shumë në botën shqiptare. Nuk mund të mos shprehem ndryshe veçse “në botën shqiptare”, sepse Selim Alliu ishte një nga personalitetet, një nga figurat më poliedrike të kohës që jetoi dhe i tillë do t’u përcillet brezave dhe kohërave.
Ndër gjithë dimensionet e shquara të Selim Alliut, në qendër të tyre, do të shkëlqejë gjithmonë dimensioni i tij i lirisë. Pasardhës i një familjeje patriotike, ai pati fatin më të madh në moshën më të re, të marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij, të rrok armën e të dalë malit për liri, të luftojë me heroizëm pushtuesit, të luftojë me trimëri të madhe për çlirimin e trojeve shqiptare jo vetëm në Shqipëri por në Kosovë e Maqedoni, në të gjitha tokat ku jetonin e luftonin bashkëkombësit e tij.
Të dhimbshme, preokuponte, të dashura, të rëndësishme, ishin jo vetëm problemet e shoqërisë shqiptare në Shqipëri, por problemet e shoqërisë shqiptare në Kosovë, Çamëri,në Maqedoni….
Ndaj le të përulemi sot në 103 vjetorin e lindjes me nderimin më të madh para veprës së tij të ndritur dhe le të shprehim gjithashtu, krenarinë tonë, sepse sot, pas kaq vitesh, e gjejmë këtë burrë disa herë më të madh sesa ditën që u nda nga ne.
Selim Alliu figura qendrore e arsimit në Dibër u lind në vitin 1914 në fshatin Strikçan të Zerqanit. Ai Selim Alliu mbaroi Internatin e Kastriotit në vitin 1928 me rezultate të shkëlqyera. Ndërsa në vitin 1934 mbaroi po me rezultate të shkëlqyera Normalen e Elbasanit.
Është shquar për rezultate të larta në mësime si dhe krijues letrar me shije të vërteta artistike.
Shkrimet e tij ishin skica letrare dhe novela, si :
“Gjaku i malë-sorëve”,
“Lulëkuqja e çuditshme”,
“Agai i fshatit”,
“Ku dergjen dëshmorët”,
“Dashuria ime”etj. e që i botoi në revistën “Normalisti” e cila u drejtua për një farë kohe nga ai.
Ka punuar si mësues në Pepel, Gjirokastër, kryemësues në Trebisht – Gollobordë, mësues në Ushtrimoren e Elbasanit, drejtor i shkollës së Zerqanit, shef i Seksionit të Arsimit dhe Kulturës të Qarkut Dibër, në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, shef i Seksionit të Arsimit dhe Kulturës të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit Dibër dhe drejtor i Gjimnazit të Peshkopisë, deri sa doli në pension, në vitin 1974. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe përparimin e arsimit, në vitin 1979, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë iu dha titulli më i lartë “Mësues i Popullit”.
Vdiq me 13 korrik 1977 duke lënë një emër të rëndësishëm në historinë e traditat e Dibrës në përgjithësi dhe Zerqanit në veçanti. Me ikjen të gjithë lënë një boshllëk, por ikja e mësuesit, edukatorit, dijeshumit, të urtit dhe të mirit Selim Alliu bën pjesë në ikjet që lë një boshllëk dhe një dhimbje, të cilën rreket ta mbushi malli dhe kujtimet.