Themelohet Shoqata “Gryka e Vogël – Dibër”


Më datë 17 shkurt 2017 themelohet shoqata “Gryka e Vogël”-Dibër. Grupi nismëtar i themelimit janë Shpëtim Cami, Gëzim Dumani, Hamdie Beqiri, Tufik Kurti, Vehbi Xheka, Roland Muka dhe Shehat Cami.
Të mbledhur në zyrën e avokatit Tufik Kurti, grupi nismëtar, unanimisht themeloi shoqatën, duke e emëruar”Gryka e Vogel -Dibër”, me inicialet e SHGVD.
“Grupi nismëtar miratoi statutin e shoqatës dhe të gjithë dokumentacionin procedurial që shoqëron një shoqatë, duke përcaktuar edhe fushën në të cilën do të ushtrojë aktivitetin e saj kjo shoqatë: shoqatë atdhetare, kulturore, historike”, thuhet në një njoftim të shpërndaë nga grupi nismëtar.
“Duke u mbështetur në këto kolona, ecja e shoqatës do të jetë në shina të vërtetë, thuhet në një deklaratë të shpërndarë për publikun nga grupi nismëtar. Ne do të luftojmë për të ruajtur parametrat atdhetare, kulturore e historike. Dibra ka kaluar shumë luftëra, por shumica e tyre ka filluar nga ‘’Gryka e Vogël”. Ne këtë do mundohemi ta promovojme duke e vendosur ne vendin që e meriton”.
“Gryka e Vogël është një thesar i folklorit, traditave e zakoneve. Është një pasuri e jashtësakonshme ujore, me burime, me peizazhe mahnitëse, me prodhime te gjithëllojshme perimtarie e frutikulture.Gryka e Vogël ka histori kuvendesh,luftërash e bese.Për këto e të tjera do të punojmë pa u lodhur”, theksohet në deklaratën e themeluesve.
“Në statutin e shoqatës përcaktohen objektivat , mënyra e antarësimit, mënyra e financimit, e organizimit, e funksionimit, si dhe organet drejtuese të saj. Shoqata”Gryka e Vogël” Dibër do të ketë logon, vulën dhe gazetën e vet.
SHGVD është joqeveritare, jopolitike, jofitimprurëse. Selia qëndrore e saj do të jetë në Tiranë, kurse degë do të ngrihen brenda e jashtë Shqipërisë, kudo ku ka dibranë nga “Gryka e Vogël” dhe janë të interesuar për një gjë të tillë”.
Më tej, grupi nismëtar thekson se “objektivat e SHGVD janë konkrete, të thjeshta, të rëndësishme, të zbatueshme. SHGVD do të kujdeset të inkurajojë dhe të promovojë trashëgimninë kulturën dhe historinë e krahinës ”Gryka e Vogël – Dibër”. Të forcojë dashurinë, respektin dhe shpirtin e sakrificës e të ndihmës për njëri-tjetrin. Të ruaj dhe të forcojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me organizatat e tjera lokale, kombëtare apo ndërkombëtare. Të ruaj një jetë të gjallë shoqërore, kulturore, artistike dhe sportive të anëtarëve të saj. Të ruaj dhe të forcojë marrëdhëniet midis brezave. Të ngrejë lart punën vetmohuese dhe traditat e mira të të parëve tanë, emrin e mire që ata kanë krijuar me punën,sjelljen dhe qytetarinë e tyre dhe t’i cojë ato përpara”.
SHGVD, me statutin e saj, kërkon të krijojë një model disi më ndryshe të funksionimit të një organizate.Në fillim kjo është sfida me vetëveten, pastaj me të tjerët. Kemi miratuar me statut, që kryetari i SHGVD ka një mandate dy vjecar dhe të drejtë rizgjedhje vetëm një here. Ne kërkojmë dhe do të luftojmë për këtë, që SHGVD të jetë:
-përfshirëse, ku çdo fshat i kesaj krahine të ketë një përfaqësues anëtar të shoqatës;
– gjithëpërfshirëse, ku të mos ketë kufizime krahinore, ngjyre, fetare apo politike;
– fleksibël, të reagojë shpejt, të veprojë në kohën e duhur, të përshtatet me situatën. Sigurisht që të realizohen këto objektiva, kërkohen projekte e programe. Që projektet e programet të jenë të suksesshme, ato duhet të jenë përfshirëse, gjithëpërfshirëese, fleksibel, të përgjegjëshme e këmbëngulëse. Projektet e programet e suksesshme veprojnë në mjedise që i trimërojnë njerëzit për të ndërtuar marrëdhënie të fuqishme, të bazuara në besim e respekt të ndërsjelltë.
“Ne jemi nisur, të bindur e të vendosur në misionin tonë. Zoti na ndihmoftë!”, mbyllet deklarata e grupit nismëtar të SHGVD.