Ujvara e Pocestit


Ujevara e Pocestit

Kësaj radhe kemi zgjedhur të tregojmë një shteg tjetër turistik në zonën e Dibrës. Quhet Ujëvara e Pocestit dhe është një tur turistik një ditor. Ky shteg përshkohet i gjithi në këmbë dhe mund bëhet nga të gjithë personat që gëzojnë shëndet dhe kanë dëshirë të ecin në natyrë. Elementet natyrorë dhe ato historike që kjo zonë ka lidhen natyrshëm mes tyre duke bërë mjaft tërheqëse për vizitorët.
Nga Peshkopia deri në fshatin Pocest udhëtojmë me makinë. Pastaj fillojmë përgatitjen për ecjen në natyrë. Nga çasti i nisjes me këmbë nga fshati deri tek ujëvara zgjat rreth 2 orë ecje, përfshirë dhe pushimet e shkurtra. Gjithë hapësira që do të lëvizim përbëhet nga një reliev i thyer dhe i larmishëm.

Gjatë gjithë rrugës që do të përshkruajmë nuk do të mungojë bimësia e larmishme, duke filluar që nga shkurret si dëllinja dhe trëndafili i egër, dushku, pishat si dhe pemët frutore mbi fshat. Gjatë ndalesave që bëhen për pushime të shkurtra mund shikojmë shumë qartë fushën e Maqellarës, Luginën e Drinit të Zi dhe Dibrën e Madhe. Kjo pamje shfaqet që në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit. Përveç qartësisë kjo pamje është mahnitshme dhe tregon edhe vlerat e kësaj zone.
Duke iu afruar ujëvarës së Pocestit, që është objektivi kryesor, fillojnë shfaqen dhe pemë lajthie dhe thane, duke krijuar një tunel të gjelbër rreth rrugës. Kjo ndikon në rritjen e interesit të vizitorëve për këtë monument natyre. Që në largësi dëgjohet zhurma e rënies së ujit. Pasi mbërrijmë në pikën finale, shijojmë me sy të lirë rënien ujit nga një lartësi prej 13 m. Ujëvara e Pocestit ndodhet në shpatin lindor të malit të Deshatit dhe në nivelin 1424 m/det. Buron nga e çara e një shkëmbi gëlqeror ne forme rrjedhjeje në lartësinë 13 m duke krijuar një ujëvarë të mahnitshme.
Pasi lëmë ujëvarën dhe fillojmë zbritjen drejt fshatit diskutohen detaje të tjera të turit me grupin. Me të mbërritur në Pocest nisemi drejt fshatit Kërcisht i Sipërm, ku do të vizitojmë Kishën e Sofisë (1270) dhe Kishën e Shën Mitrit (1892), që tregojnë se kjo zonë historikisht ka qenë e besimit ortodoks. Gjithashtu, mbartin vlera historike dhe arkitekturore. Në këtë fshat gjithashtu kemi edhe rrapin 250 vjeçar, si një monument natyre.

Më pas vazhdojmë vizitën në fshatin e Allajbegisë, një xhami që daton prej 1585, e cila dallohet për arkitekturën osmane, për kultet fetare islame dhe për influencën e pushtimit osman deri tek ndryshimi i fesë në këtë zone nga feja ortodokse në atë myslimane.
Në përfundim të lëvizjes turistike, u afrohemi brigjeve të Drinit të Zi, ku shijojmë një drekë me ushqim tradicional të zonës. Lokalet që gjenden pranë këtyre brigjeve, përveç ushqimit tradicionale e të freskët, ofrohet dhe panorama mahnitëse që shtrihet përgjatë gjithë bregut të Drinit.
Në kthim për në Peshkopi, nëse është parashikuar gjatë turit, mund të bëhet ndalesë te mbetjet arkeologjike të Kalasë së Grezhdanit dhe tek Kisha e Shpërfytyrimit në fshatin Herbel.
Emërtimi i shtegut: Ujëvara e Pocestit
(Peshkopi – Maqellare – Pocest)
Ku niset: Peshkopi
Ku përfundon: Maqellarë
Distanca ne km: 11 km (ngjitje dhe zbritje nga fshati Pocest tek ujëvara)
Koha në orë minuta: 3 orë e 30 minuta
Pikat kryesore përgjatë shtegut:
– Ujvara Pocestit – Pocest
– Kisha e Shën Mitrit – Kërcisht i sSipërm
– Kisha e Cveti Spas (Shën Sofia) – Kërcisht i Sipërm
– Rrapi 250 vjecar – Kërcisht i poshtëm
– Xhamija Allabejgisë – Allabejgi
– Kalaja Grezhdanit – Grezhdan
– Kisha Shpërfytyrimit – Herbel
Tregime apo legjenda për pikat turistike që përfshin ky shteg:
Foto për çdo pikë interesante përgjatë shtegut:
Vendqëndrimet ku turistët mund të kalojnë natën ose një ndalesë për ushqim tradicional:
– Restorant ‘Natyra qetë’- Potgorcë, Maqellarë
– Restorant ‘Drini’- Ura Topojanit
Kostoja e shërbimit të guiderit:
60 euro shërbim+guidë
Kontaktet e guiderit: Grehans Uka
Email: udhetomegresin@gmail.com
Numër Telefoni: (+355) 0673625835
(What’s app & Viber)