Kryeministri: Rruga e Arbrit çel programin “1 Miliardë për Rindërtim”. Drejt finalizimit një proces i stërzgjatur.


Disa komentues shfaqin mosbesim, dyshojnë për afatin dhe standardet. Të tjerë janë optimist: Jemi të gatshëm ta mbajmë Ramën mbi supe nga Tirana në Dibër. Një komentues vendos bast “10 mijë paund” se rruga nuk fillon këtë vit, ndërsa një tjetër shkon deri atje sa shkruan se “po e realizove ti, do t’ia ndryshojmë emrin, nga Rruga e Arbrit ta quajmë “Rruga e Ramës””.

 

“Rruga e Arbrit çel programin “1 Miliardë për Rindërtim”, ishte postimi i tretë i ditës më 11 gusht 2017 në profilin zyrtar të kryeministrit Edi Rama në Facebok, ku njoftonte hapjen e procedurave finale për tenderin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit.

“Drejt finalizimit një proces i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve”, shkruan Kryeministri.

Në të njëjtin postim, ai bën të ditur lajmin se “është çelur procedura finale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në datë 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës”.

Postimin e tij Kryeministri Rama e përcjell më një foto të realizuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”. Fotoja është një realizim i gazetarëve të gazetës “Rruga e Arbërit” edhe është një foto e zakonshme që media e shkruar dhe ajo online ilustrojnë zakonisht lajmet mbi rrugën.

Lajmi mori rreth 8 mijë pëlqime dhe rreth 450 komente, ndërsa është shpërndare nga më shumë se 200 persona. Ashtu siç është bërë rutinë, në postimet e Kryeministrit komentet janë të të gjitha llojeve. Ka prej atyre që shprehin urime për lajmin, ashtu siç shumë të tjerë janë pesimistë dhe kritikë.

Disa hedhin dyshime për afatin, duke kujtuar se në dimër, nisur nga koha e keqe nuk mund të fillojnë punimet dhe kështu që pranvera do të ishte koha me e afërt. Po ashtu, ka qytetarë që i kujtojnë kryeministrit se standardet e rrugës janë më të rëndësishme se afati.

“Si mund të fillojnë punimet brenda vjeshtës, kur komisioni do të shpallë fituesin 60 ditë pas tetorit?”, shkruan njëri prej tyre. “Aman, dhe një vit më vonë, vetëm të bëhet brenda standardeve”.

Komentues të tjerë janë mosbesues në lidhje me sasinë parave të nevojshme për ndërtimin  e saj, duke sjellë krahasime nga përvoja në vepra të ngjashme, ku shumat kanë rezultuar disa herë më të mëdha.

Disa komentues i kërkojnë Kryeministrit të jetë më i përmbajtur me postime të tilla, pasi i kujtojnë atij se lajme të ngjashme të publikuara në të kaluarën kanë rezultuar të rreme.

Por, ashtu siç është zakonshme edhe në postime të tjera, ka shumë komentues që e falënderojnë kryeministrin, madje e teprojnë me falënderimet dhe vlerësimet. Njëri prej tyre është i gatshëm “ta mbajë mbi supe nga Tirana në Dibër”.

 “…kur të përfundojë Rruga e Arbrit, dibranët do të të mbajnë mbi supe nga Tirana në Dibër dhe unë dëshiroj të jem njëri prej tyre”, shkruan një komentues në murin e kryeministrit.

Një komentues vendos bast “10 mijë paund” se rruga nuk fillon këtë vit, ndërsa një tjetër shkon deri atje sa shkruan se “po e realizove ti, t’ia ndryshojmë emrin, nga Rruga e Arbrit ta quajmë “Rruga e Ramës””.

Më poshtë po paraqesim një përzgjedhje përmbledhje të komenteve që kanë të bëjnë vetëm me rrugën, të cilat janë lënë qëllimisht të pa redaktuara.

 

Përzgjedhje e komenteve në postimin e Kryeministrit

 

Robi Kon: Kjo po qe eshte rruge me 60 km ne ore.Po makina do kalojn apo gomeret me 60 km ne ore

Elton Shani: Doja tju ofroja nje kafe ne shtepine time!

Tito Velaj: Reald kur te piqen fiqt e shendreut do behet ruga

Lutfi Memaci: Do zoti nuk asht mashtrimi I rradhes…!

Liri Rama: Tunde me kete Rruge, eshte domozdoshmeri.

Artur Keshi: Hajde per hajer na qofte i treti i verteti

Altin Zeneli: Une vendos bast 10 Mije pound se rruga Arberit nuk vazhdon kete vit mashtrimi rradhes

Majlinda Hoxha: Nuk jam dakord “rindertim”. Urojme dhe presim ndertimin.

Olgert Duka: Tarifat vendosen vetem kur eshte autostrade dhe jo rruge si kjo qe europa i ka per rruge urale.

Ylber Noka: Zoti Kryeminister edhe sa kohe do prrallesh me dibranet? Te pakten mos na premtoni ju lutemi…

Sajmo Totraku: Le te behet kur te behet o zoti Kryeminister. Ma shume na bezdisen postimet e lajmet se sa me u gezu se po behet.

Alban F Tufa: Paskeni vene per ilustrim foton e segmentit qe nderoi Saliu.

Albert Lleshi: Do tiu urojme kur kjo rruge te perfundoje.

Armand Elezi: Vec ksaj qe si them rrug una pa drita, pa vende ndalesash ne rast nevoje, pa bordura, sinjalistika shum dobet

Jony Cena: Ruga e shumpritur nga dibranet qe jane popullsi Jo e vogel duke ditur se 3 a 4 here popullsi sa ka ketu jane dhe ne tr e durres Dibranet. Lidh me Dibren tjeter te shqiptareve te maqedonise dhe esht nje investim I vonuar per rendesine strategjike te shqiptareve. Ishalla mbaron sa me pare. Suksese

Fiqiri Bruci: Mustafa ti ka errun syte urrejtja, per Edi Ramen ndaj nuk e sheh se kush po e nderton Rrugen e Arberit. Nese vazhdon ta perjetosh keshtu humbjen do behesh keq nga shendeti, pasi Edi Ramen do e kesh edhe shume vite te tjera Kryeminister. Mundohu te mesohesh me te qe te mos behesh keq.

Goni Katalanasi: Shume mire po kur do inagurohet???

Fatbardha Topollari: Ky deri me sot ska bere asnje km ruge po na mburet tani per rugen e Arberit. Ta mbaroje njehere se me sa di une eshte ende atje ku e ka lene Sala qe heret shume. Mbas asaj ruge jane bere me qindra ruge te tjera nga jugu ne veri, apo do thoni qe edhe ato ruge ku shkelni sot ne gjithe Shqipërin i ka bere ky kryeminister.

Arian Oboku: Falëmnderit kryeminister, i humbem shpresat, por na i ktheve sërisht kjo eshte nje lajm shumë i madh për të gjithë Shqipëtarët RRESPEKTE!

Defrim Tironsi: 1- Per kete rruge sa fonde jane hedhur edhe sa fonde jane mbaruar asnjehere nuk jane investiguar? 2- Tenderat dihet ku shkojne, i merr Geci me shoke ose Salillari.. 3- Rruga krejt pa Standarte nese e ke pare Autostraden Selanik – Shkup atehere do thonit kjo e jona eshte loje kalamajsh…

Ilir Vata: Axhend e duhur per t’i celur nje port te re shqiptareve te Veri-Lindjes, brenda dhe jashte teritorit te vendit, nje shteg te sigurt bashkepunimi rajonit te Ballkanit, nje udhe qe do te shenojoje dimension te ri drejt modernizimit te Shqiperise. Urime..!

Pavllo Bezhani: Rruga e Arberit u fillua si shume te tjera sa u pre shiriti dhe u prish Kanioni i Brarit qe mendij ka pasur mundesi te shmangesh ai fillim. Tani Shqiperia dhe Dibra do te kene padyshim nje rruge te standardeve.

Hazbi Pershaku: Më në fund ëndërra e dibranëve po bëhet realitet. Një BRAVO për kryeministrin që e premtoi dhe po e realizon, sepse shumë të tjerë na premtuan dhe na gënjyen.

Elsa Masha: Pune e mbare… dhe para ne suksese te tjera per mireqenien e popullit.. Te qajne qaramanet… Te shajne llafazanet… Te mohojne nihilistet… Te fershellej gjuha e neperkes po ska per Te bere pune me se populli po sheh, degjon, sheh dhe jeton nje ndjesi per se mbari… ate te punes e jo te shkaterimit.. bravooo

Ardjan Vocri: O Edo Rama po’ bere kete rruge do fitosh 6–0 heren tjeter jo vetem ne Diber por edhe ne Zerqan qe ka fituar gjithmone PD ciao pres pergjigje po’ te jesh bravo

Besnik Bajrami: Shumë bukur po ndërtohet Shqipëria, por 1 problem e keni nëper Rrugë Tabela komunikacioni, shumë pak ka dhe thuj se askund nuk shkruan sa km prej filan vendi deri filan vendi. Nëse të bjer Rruga neper Europ me udhtu ndoshta e sheh se sa tabela komunikacioni ka dhe sa km ki. Do ishte mirë me mendu edhe për të haujt që nuk e njohin mir Shqipërin…

Ismet Spahiu: Si me nje fjal zoti kryeminister kur te piqen thanat

Gaz Lila: Po u perfundu brenda mandatit te ps. 1500 vota i ke pro ps nga un.

Alfred Gjini: Urime per kte nisem. Kjo eshte nje mundesi e vertete per te lidhur shqiptaret me njeri tjetrin dhe pershpejtuar zhvillimin e tyre. Bravo dhe suksese te metejshme qeverise.

Fati Elezi: Rruga Arberit zoti kryeminister duhet te kishte perfunduar me koh edhe sot qe keni ber statusin mashtroni ! Si mund te fillojn punimet brenda vjeshtes kur komisioni do shpall fitusin 60 dit pas tetorit? Dibra osht mesu me genjeshtra vashdo kshu flak fare ashu sic duket dhe fotoja nje pjes e djegme.

Fatmir Lisha: Urime per te gjithe Shqiptaret ,, nje pune-veper qe do te nise,, duhet te jete gezim per te gjithe..

Herni Grecian: Me fjal RRUGA E ARBRIT esht perfunduar qe para mandatit tend Z. Rama, po me vepra nuk do mbarohet asnjiher. Boju qejfin qytetareve duke ju mbajtur mendjen, se rrin tu shpresuar te ju dhe asgje spo boni. Per me mbajt fjalim dhe genjeshtra permendesh jeni boll mir. Por ishalla kte here ke fol tamam do Zoti ! ….

Lulzim Hupi: Me fal qe u zgjova pak me vones,po te promtoj pulikisht qe po e mbarove para mandatit 4 vjecar do dal dhe do te pres dhe do te punoj nate edit me Miqesi shok e dashamir, qe sa te kem frymen do te votoj ty qe po na kthen shpresat.Ti qe po na i ben ederrat rralitet,pac shendet do zoti te fillojn punimet sa me shpejt

Gazmir Alia: Pershendetje z kryeminister i kombit Shqiptar EdiRama ti meriton fitore te perhershme rruga e Arbërit sa me shpejte duhet te mbaroj Dibra me miniera dhe natyra smund te rri te flej mbi Flori.

Luftim Ahmetaj: Urroj qe deri ne 2 Tetor te jete ndryshuar Drejtoria e Pergjitheshme e Rrugeve qe nga themeli. Shkaketare kryesore e deshtimit te cdo rruge vecanerisht te By Passit te Fierit dhe Vlores. Ndryshe ma mori te keqen dhe rruga e arbrit, mund te perfundoje ne kalendat e xhepave te nenkontraktorve Lsi-ste dhe dibraneve trima i ngel ‘nocoroku’.

Setki Jashari: Per dibranet do te ishte nje mrekulli ….dhe do ta meritoje adhurimin tone ne shekuj…..

Rexhep Pula: Te gjith dibra ne kembe per ty!

Erest Joga: Ajo tabela aty do marre meqafe shume patenta…shikoini njehere tabelat se po bllokohen marmitat…

Qifi Hoti: Ishalla po bohet o Zoteria Edi Rama se vetem mashtrime ke.

Er Vis Fejza: Ishalla po e nisni para 2020 o shoku Edi Rama se te besh 4 ore rruge nga Bulqiza me ardhe ne Tirane nderko qe nuk esht ne vij ajrore as 50km kjo esht jasht llogjike kur nderko bota po ben tunele ne uj ju sbeni dot 50km rruge po e zvarrisni 30 vite

Ledi Burnazi: Nese Rruga E Arberit do perfundoj per kto 3 vite ,dibranet do te ken shum respekt per ty zoti Ram

Gligor Sheshi: Aman dhe nje vit me vone vetem te behet brenda standarteve.Qe shoferet te udhetojne te qete po friken se mund ti dale lopa dhia a gomari..Boll me me palo ruge.

Pajtim Pachuku: plani ishte rruga te del ne kufi tek konjars ne diber e jo ne bllate pasi ne konjare shkurtohen 1okm e jo te shkon deri ne bllate ashtu i.bije reth e rotull

Elton Alimeta: Ndiqeni me kujdes ket rruge,mos e lini si ate Tirane Elbasan qe çdo vit i shtohen shtojca nga 35milion euro se u bene kontraktuesit si hudini.

Flauers Shoshi: Ta gëzojnë të gjithë shqiptarët këtë rrugë. Programi 1 miliard po fillon të funksionojē 😉

Lita T-lita: Lene se e keni bo pis me kete rrugen e Arberit, futi popullit ndonje genjeshter tjeter,jo si te Berishes

Ersilda Lutfi Rama: Uojm qe te behet dicka e hajrit dhe per zonen e Dibres. Se miljardat dalin nga ajo zone por gje per te nuk esht ber deri tani. Uroj te behet me ne fund se shum premtime deri tani dhe asgje.

Klemi Shehu: Vetem te medhenjte bejne gjera qe shkruhen ne histori, qe tregohen nga gjysherit dhe 100 vite me vone. “E famshmja Rruga e Arbrit” .

Petrit Shtrungeza: Bravo edhe kjo merit e jotja po puna asht se ka 20 vite qe esht nis po nejse

Besnik Sula: Z kreminister kjo rruk po e mbaruat do jet ndim per gjith dibranet por edhe per moqodoni te lumt z krmniseter shpesom te perfundoj me sukses

Halil Gjeqi: Respekte Kryeministri Jone, Vetem Ke ty kemi shpres per Rrugen e Arberit, Edi Rama, great Priminister!

Vali Kerli Morava: Do jet nje mrekulli e vertet per rrugen e re shpresojm te mbaroj se shpejti dhe me sukses

Lefter Kurti: Po e bere Rrugen e Arbrit i nderuar Kryeminister kam bindjen se do mbetesh miku me i mire ne te gjithe historine e miqesive te Dibres! Une personalisht besoj se kur te perfundoje Rruga e Arbrit, Dibranet do te te mbajne (duhet te te mbajne) mbi supe nga Tirana ne Diber dhe une deshiroj te jem njeri prej tyre. Aq shume eshte e deshiruar per ne kjo rruge…!

Hamit Koxha: Nese realizohet kjo rruge per 2-3 vjet Parti Sicialiste fiton 3 deputet ne Qarkun Diber.

Ledi Lazimi:  Nese do beni rrugen do merni dhe votat e djathta qe skane ndryshuar asnjehere! Ngelet per tu pare…

Florjan Neziri: Duhet ti inspektosh vetë punimet,sepse kam parë që ka shumë kthesa në vende që mund të shmangeshin totalisht,mos të përfundojë si truga e kombit por të bëhet njëherë e mirë

Dorald Xhani: Ejj po kto tabelat me 60 se lat nam, mes maleve pa lidhje

Maksim Xhani: Uroj qe kjo rruge te behet sa me shpejt qe te jete e mundur sepse eshte ne interes te te gjithe atyre qe jetojne ne Diber apo ne Tirane sepse e meritojne.

Sonila Musaj: Vetem bejeni se na plaset, ngelem duke prit

Esmi Esmi: Shpesojme zoti Rama. Qe ti mbash premtimet. Rrugen e alberi. Po e ralizove ti. Them Tia ndryshojme emerin. Rruga arberit. Ta quajme Rruga e Rames

Valter Koxhaj: Kjo rrugë është investimi më I mirë për këto zona. Urojm të mbaroj sa më shpejt! Bravo Edi Rama!

Skender Shllaku: Po shyqyr që do bëhet kjo rrugë Z. Kryeministër… se jua “ fike llambat “ akuzuesve… se këtë të rrugëve e kanë perdor shumë kundër jush.

Arjan Elezi: Te qofte per hajer mo i modhi m’ven Edi Rama.

Cim Krashi: Faleminderit nese e beni gjithesesi per ne dibranet ngelet enderr

Musa Maraj: Bravo plako je i papar kryeminister

Altin Totraku: E 20 e verteta te shpresojm mos ket me probleme e shtyrje

Ardiel Koci: Mbas nje legjende historia vazhdon….

Astrit Armando Cacaj: me 60 në orë pak ësht

Iliana Ganaj: Bravo Edi Rama per fjalen qe mbajte urime respekt

Eduart Gjoni: Me pak llafe pranver 2018

Bledi Myftari: Sa me shpejt o Edo se andej vazhdon bora dhe ngel me prit tenderin e vitit tjeter

Buli Domazeti: Ec aty gjigand se vet te ty i kena shpresat

Cerbero Anonim: Je i madh por po e bene rrugen e arbrit do jesh dhe me i madh

Adriatik Shehi: Po ho or burr mo. Mu e zgjet shum proceduren, gjeri shkurt.

Lorenc Behaj: Po he te shkreten se u be legjende

Pasho Nezha: Megjiteate e thena me te beren jane shume large.

Emri Sela: Ec atej o njësh-i nderum qëfsh përher.

Rikardo Martineli: Rama me i madhi i kombit

Aleksander Huna: Shpresojm mos ngelet premtim bosh

Cuni Embel: Vazhdo tani o edo se ne vjesht e dimrit ka shi e bore o mret e do harrohet prap rruga

Irfan Smaci: Pak me vonese por me mire vone se kurre

Kimet Madana: Ehaaa.