Lediana Kapxhiu, zëri i Shqipërisë në Londër
Nga Samet Zagradi


Ajo është vetëm 19 vjeç.  Lindur dhe rritur në qytetin e vogël  por të bukur të Peshkopisë. Rritur nga dy prindër të thjeshtë dhe mjaft punëtorë. E ëma mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të qytetit, ndërsa i ati elektriçist. Lediana Kapxhiu studion në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, dega Anglisht. Është pjesëmarrëse dhe praktikante në përkthim, gjë që e kanë ndihmuar mjaft dhe trajnimet dhe seminaret që ajo ndjek në aktivitetet shkollore dhe jashtë saj. Është pjesëmarrëse në shumë konkurse kombëtare por ky i fundit ishte më fatsjellësi për të. Gjithçka nisi nga një lajmërim i rastësishëm nga një pedagoge e fakultetit ku Ledi studion. Ishte një konkurs nga “Unioni Anglishtfolës”  në Tiranë ku duhet të paraqitej një ese me temë thënien e Oscar Ëild “ To define is to limit” përkthyer në shqip “Të përcaktosh do të thotë të limitosh”. E bukura e këtij konkursi ishte çmimi. Ai person që do të fitonte këtë konkurs fitonte të drejtën e përfaqësimit të vendit në Mbretërinë e Bashkuar organizuar nga vetë mbretëresha Elisabet.

Pas aplikimit Lediana u zgjodh automatikisht finalistja e këtij evenimenti ku në finale ishin 15 të rinj nga e gjithë Shqipëria. Ky konkurs kishte në bazë ligjërimin publik, ku ata duhet të ligjëronin temën e esesë që ishte dhënë për 5 minuta të sinkronizuara.

“Ankthi dhe stresi po më ndiqte gjatë gjithë kohës dhe mendoja faktin që kisha arritur deri aty”- shprehet për gazetën tonë fituesja e këtij konkursi. Finalistët ishin me të vërtetë të përgatitur,   vazhdon të tregojë emocionet që ajo ka përjetuar.

“Pas 15 ligjërimeve shumë të goditura, erdhi dhe momenti i finalizimit ku konsistonte të ishte edhe lajmërimi i emrave fitues. Shpërblimi më i madh që mund të merrja ishte leximi i vendit tim si fituese e vendit të parë. Nuk kishte ndjesi më të bukur dhe më hutuese se ajo pasi ky çmim do ndikonte pozitivisht në shumë gjëra në të ardhmen. Mbaj mend mjaft mirë lotët dhe përqafimin e gjyshes që më ndoqi në prezantimin tim duke më dhënë forcë dhe kurajë. Atë s’do ta harroj kurrë, sepse e bëra krenare dhe atë”.

Pas 3 javësh Lediana nga Dibra, tani zyrtarisht përfaqësuesja e Shqipërisë në një eveniment ku merrnin pjesë shumë vende nga e gjithë bota. Pas shumë peripecive në mbledhjen e dokumentacioneve më në fund u bë nisja për në Mbretërinë e Bashkuar. Për Ledin siç na tregon ajo, udhëtimi për në Londër ishte i lodhshëm por me të vërtetë i bukur. Lodhja nuk ndihej kur mendonte faktin se përse po shkonte. Në konkurs duhej të paraqiteshe me 3 prezantime. I pari konsistonte me prezantimin e vendit nga vinin duke zgjedhur diçka të veçantë si karakteristikë; i dyti ishte interpretimi i esesë fituese në Tiranë dhe prezantimi i fundit ishte tema “Peace is not an absence of ëar” e përkthyer në shqip si “Paqja nuk është mungesë e luftës”.

Momentin e arritjes në Londër konkurrentët shkuan në qendrën e Unionit Anglishtfolës ku çdo konkurrenti ju dha një itinerar se çfarë do të bënin çdo ditë. Në darkë u akomoduan  në “President Hotel” ku konkurrentëve ju dha rasti që të njihen me njëri-tjetrin, ndërsa të nesërmen konkurrentët duhet të shkonin në teatrin e vjetër të Shekspirit, ku do trajnoheshin nga aktorë profesionistë për një interpretim të mirë skenik. Prezantimi i vendeve do bëhej në Dartmouth House, ku përfaqësuesja e Shqipërisë zgjodhi të prezantonte atë duke përdorur një qeleshe, byzylyk dhe një shall me motive shqiptare, duke e bërë më të veçantë prezantimin e vendit dhe duke krahasuar disa tradita me ditët e sotme dhe me vendet e tjera. Të gjithë ishin kuriozë të dinin më shumë për vendin tonë dhe kjo dukej nga pyetjet e shumta që u bënë pothuajse nga të gjithë të pranishmit në atë prezantim. Misioni i asaj dite përfundoi me shumë sukses veçanërisht për Ledianën përfaqësuesen tonë e cila arriti të përcillte tek të huajt një pjesë të vendit dhe traditave shqiptare. Në ditën e tretë nis me provat  dhe fjalimin që mund të përgatiten për 15 minuta. Provat bëheshin me disa tema të caktuara për të parë nëse konkurrentët mund të arrinin t’ia dilnin. Pas lodhjes shkuam në “Apollo Victoria Theatre” në një muzikal më të vërtetë fantastikë ku të gjithë vizitorët mbetën me gojë hapur për bukurinë dhe gjërat e veçanta që kishte aty.

Dita e katërt, siç tregon Lediana ishte një ndër ditët më të lodhshme. Të gjithë ishim ngritur me idenë  që do ta mbaronim atë ditë dhe do të ishim të gjithë të kënaqur. Së pari ishin prezantimet që na kishin bërë këtu fitues ato që do të referonim. Me shumë ndryshime arrita t’ia dal dhe kjo u duk dhe tek anëtarët e jurisë që mbetën të kënaqur. Nuk më bënë shumë pyetje dhe për mua ky ishte një mesazh pozitiv. Më pas duhet të përgatiteshim për fjalimin 3 minutësh. Në orën që na ndante për tek konkursi menduam të vizitonim “Buchkingham Palace” Ishte një pallat mbretëror me plotë kuptimin e fjalës, me roje  dhe arkitekturë mahnitëse. Pas një ore morëm temën përkatëse për prezantimin.  Shqipëria ishte e dyta  në radhë. Tema për Shqipërinë ishte “Asnjë flokë bore në një ortek nuk është i përgjegjshëm (No snoëflake in an avalanche ever feels responsible). Për pesë minuta nuk kisha idenë se çfarë do të bëja pasi ishte me të vërtetë filozofike dhe nuk të jepte shumë mundësi për të krijuar. Dhe koha nuk premtonte shumë. Më në fund vendosa që ta lidh me jetën e njeriut. Doli një prezantim që me të vërtetë u pëlqye shumë nga të gjithë dhe një pjesë prej tyre u entuziazmua. Pas konkursit shkuam në Queen”s Ice për të pushuar dhe për të diskutuar me të gjithë konkurrentët nga e gjithë bota. Të nesërmen ishte finalja e madhe ku finalistë ishin vendet si: Kanadaja, Kina etj.  Pas finales takuam Lordët e Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëresha e Anglisë për arsye shëndetësore nuk mundi të na takonte. U miqësova me shumë njerëz  nga vendet e tjera që akoma ruaj miqësi dhe flas me ta. Kjo ka qenë eksperienca me e mirë dhe më fantastike që më ka ndodhur ne jetën time – përfundon me entuziazëm Lediana Kapxhiu, vajza 19 vjeçare që çoi lart zërin e Dibrës dhe të Shqipërisë  në institucionet më të larta të Londrës.

Për punën që Ledi ka bërë të gjithë ishin entuziastë. Pedagogët dhe drejtuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja i bënë një pritje jo të zakonshme. Mediat dhe portalet e mëdha të vendit shkruajtën për Ledin. Nëna e saj, e nderuara mësuese Yllka Kapxhiu, tregoi momentet kur mori vesh që vajza e saj do përfaqësonte Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar: “Të tillë njerëz duhen të përgëzohen dhe të vlerësohen për punën që bëjnë. Të rinjtë kanë potenciale të jashtëzakonshme të cilat duhet të shfrytëzohen. Vendi jonë ka shumë nevojë për punën e të rinjve si Lediana”.

KOMENTI JUAJ