Vjen në skenë premiera “Gangsteret e Sufllaqes”


Jeta kulturore në qytetin e Peshkopisë gjithnjë e më tepër  po zbehet duke organizuar shumë rrallë ndonjë aktivitet kulturor. Qytetarëve Dibranë shumë jo shpesh kanë mundësinë të kenë një natë ndryshe në një aktivitet kulturor sepse ato në të vërtetë janë shumë të rralla. Oda Dibrane, organizimi i përvitshëm mbetet ai më tradicionali që organizohet cdo vit por kjo nuk mjafton për të pasur një jetë artistike të pasur. Estrada profesioniste me disa element të rinj dhe të talentuar bëjnë tentativë herë pas here që të organizojnë aktivitete artisktike dhe shfaqe humori për një publik kaq të uritur për dicka ndryshe. E tillë ishte dhe shfaqja që aktori dhe regjizori i ri dhe i talentuar Dibran Engjëll Hoxha vendosi në skenën e pallatit të kulturës Haki Stërmilli në datat 13 dhe 14 tetor.

Me një titull sa komik aq dhe provokues “ Ganksterët e Sufllaqes”  gjë që nuk egzistojnë, vjen duke u dhuruar publikut dy net ndryshe mes te qeshurave, batutave dhe muzikës popullore dhe qytetare.  Interesi i artëdashësve Dibranë ishte me të vertetë i kënaqshëm dhe i larmishëm për sa I përket moshës së publikut. Të rinj, të vjetër, gra, burra dhe fëmijë mbushën sallën e pallatit të kulturës që si rrallë herë ndodhte të mbushej. Aktorë të estradës profesioniste të Peshkopisë në bashkëpunim me një grup  aktorësh po  profesionistë të akademisë së arteve në Tiranë, si  Erion Hodo, Lindjana Dubraku, dhe Ketjona Pecnikaj na dhuruan të qeshura dhe një shfaqe të bukur. Risi e këtij spektakli ishin dy emra të rinj dhe të talentuar që i dhanë një hijeshi dhe gjallëri për dy net publikut. Bësht fjalë për prezantuesen gojëëmbël Ilda Muka dhe këngëtaren me një zë premtues që arriti të merrte disa herë duartrokitjen e publikut Desara Haka.

Regjizori i shfaqes në një intervistë eksluzive për gazetën  “ Rruga e Arbërit” zbuloi për publikun disa detaje mjaftë interesante rreth vetes së tij, rreth shfaqjes dhe planeve të tij personal në karierën që duket mjaftë premtuese. Zoti Engjëll Hoxha nuk është një fytyrë e panjohur  pasi ai për dy vite ka qenë pjesë e spektaklit më të madh të humorit sic është  “Portokalli” a në kanalin televiziv Top Channel gjë e cila e ndihmoi të formohet si aktorë.  Ai është vetëm 23 vjec dhe studion në akademinë e arteve dega aktrim si dhe pjesë e aktorëve të teatrit të Metropolit dhe atij Kombëtar.  Si aktor dhe herë herë regjizor i  estradës profesioniste Peshkopi tashmë prej 6 vitesh zotëron 3 premiera si regjizor dhe 9 si aktor prfesioinist.

Shfaqja “Gangsterët e Sufllaqes” nëpërmjet humorit vuri në dukje disa problematika që shqetësojnë komunitetin tonë duke i modifikuar dhe sjellë bukur para publikut. Rruga e Arbërit ishte një nga problematika te fokusuara ku aktorët trajtuan mundimet dhe torturat që hasim kur mendojmë që të udhëtojmë drejt Tiranës. Problematikat e të rinjëve në ditët e sotmë, kontraditat mes brezave, gjuha e bukur dhe karaterisitike dibrane bëri që idetë e regjizorit të përcohen me sukses tek publiku. Ai tregoi për ne që ishte pak ne siklet nese mesazhi do të përthithej ashtu sic ai donte duke mos u keqkuptuar nga njerëzit.

Ai shprehet që se përmes premierës “Ganksterët e Sufllaqes” bëri një eksperimet me publikun Dibran ku solli në Peshkopi fytyra të reja dhe kjo doli e suksesshme ku natën e dytë te premierës salla e pallatit të kulturës ishte pothuasje plot. Nxjerrja në pah të problemeve kryesore në Dibër të trajtuara më fines , me doza humori dhe batuta tregoi që publiku kërkon më ngulm gjëra të reja dhe kupton me të vërtetë nevojën për sa më shumë aktivitete të këtij lloji. Regjizori Hoxha u shpreh optimist për të ardhmen e artit Dibran,  duke premtuar që në të ardhmen bashkë më një plëjadë artistësh Dibranë që po shkëlqejnë në tregun e tyre do rikthehen dhe do gjallërojnë jetën e artit dhe kulturës. U nisa me një qëllim për Dibër:- tregon Hoxha të mbushja sallën e dhe të bëja qytetarët e mi të qeshin, për pak minuta të harronin hallet që pu u zënë frymën.

I pyetur për sfidat që pat kjo premierë, regjizori dhe aktori kryesor Engjëll Hoxha tregoi që sfidën më të madhe e ka pasur me veten e tij, duke menduar se si do e presë publiku pasi kisha nxjerrë në pah disa vyrtyte negative të tonat, që fatmirësisht publiku I mirëpriti dhe I duartrokiti pafund. Një sfidë tjetër për të ka qënë koha e shkurtër që kanë pasur në dispozicion për të ndërtuar sfafin dhe shfaqen pasi koha qenë pak më shumë se një jave.  Një ndihmë të madhe dha drejtori I pallatit të kulturës “Haki Stërmilli” zoti Ismet Spahiu I cili u tregua shumë I gatshëm që kjo premierë të vihej në skënë dhe aktorët të dilnin të kënaqur si nga ana morale dhe ajo materiale pasi ato janë profesionist dhe po bëjnë një punë mjaftë të mirë për publikun Dibran.