Poezi nga Jahe Fida


Jahe Fida ka lindur me 20 gusht 1955 ne fshatin Grevë të qytetit të Peshkopisë. Në vitin 1974 përfundoi shkollën e mesme të Përgjithshme Peshkopi. Studimet universitare i mbaroi fill pas katër vitesh në Tiranë.
Jahe Fida ka botuar një sërë librash nga fusha të ndryshme si: Ekonomia e Tregut dhe Sindikatat, Shteti-Punëdhënësi dhe Punëmarrësi, Kumtesa dhe refenca shkencore. Ai është autori i vëllimeve poetike “Ëndërr e tjerrë në vite” dhe “Vargjet pikojnë mall”.
Më 30 prill ai përuroi në Prishtinë librin “Jeton Gona n’palë t’flamurit”, kushtuar dëshmores Antigona Fazliun.

DO VIJË DHE NË NATË ME RE!

Ja dola në ballkon dhe tutje larg hedh vështrimin
drejt hënës pesëmbëdhjetshe, që bukur po ndriçon
magjishëm qielli yje mbushur plot, iu ndjej vezullimin
diku, diku tek një copëz qiell shikimi më ndalon.
Një… superyll më ngjanë, më i bukur ndër shoq
thellë, fort thellë meje depërton e mua më ngazëllon
më ngrohë, më mbush, dhe… sa fort më tërhoq
vetëm me të ndejta, asgjë tjetër syri s’më shikon!
Flokët mi përkëdhel fllad i lehtë i orëve të vona të natës
butë,butë dhe fytyrën e ballin më freskonte ëmbëlsisht
më ngjante me ëmbëlsinë e aromën e të shtrenjtës, nënës
sikur nga qielli zbriti, u ulë pranë meje prindërisht!
Një rigë loti nga syri doli, mbi faqe papritur më rra
ndofta pse desha ta shihja e të flisja një fjalë më nënën
s’ma foli, ndofta më pa, s’e pashë, përkëdheljen kujtim më la
sdesha të më largohej, por me iku, bashkë me yjet dhe hënën!
Qëndrova, qëndrova në ballkon, por hëna nuk ish, as yjet
dielli m’i përpiu, u zhduken, e unë si pash më nga ai çast
dita me diell në sy nuk më hyri, çdo gjë më ngjante me hijet
Sytë hodha nga qielli, u luta… u luta të më përsëritet ai rast.
E kam fiksuar mirë atë copëz qiell ku është ai yll
ku nëna rri zgjuar, na shikon nga lart, çmallet me ne
në ballkon do dal, ai yll do më vij dhe nëse nata vjen mbyll
magjishëm do vi, të na ngroh, përkëdhel, do vij’ dhe në natë me re!
24.04.2018.

NË QYTETIN E TRËNDAFILAVE, FOLA ME NAIMIN!

Erdha nga afër të pash,
të preka në atë bust të bardhë në Përmet,
pash, kudo, rrotull: pyjet gërxhet,
lulet e bukura pash dhe pse trandafilat s’kishin çel
pash atë lumë me zhurmitjen e rrall
dëgjova bylbilin në degëz të lulëzuar
e nga pakë më tutje më vinte blegërima e qingjit dëgjova…
pash… e vargu yt m’u ngjallë.
Ta recitova, ashtu alla jahe, ta recitova,
me pe, qeshe…, fytyra të shëndriti,
balli të mori pamje madhështore
dhe unë… dhe unë u ndjeva krenar për Përmetin tënd
për vendin që vargjet shkrove…
të shikoja dhe..
dhe më erdhi të falenderoj mësuesin që vargun tënd
më nxiti të mësoj…
Sa të drejt kishe patur
Sa bukur ai varg i shkonë Përmetit
do desha dhe unë një tjetër varg t’i kushtoja!
Të pash, të preka,
u çmalla me ty i madhi poet i kombit tim të premtova …
për Përmetin e trandafillave do hedh dhe unë vargëzim.
E di…
S’do më qortosh, nëse vargu do çaloj.
Ti do vlerësosh shpirtin tim,
t’imin përkushtrim!
Do vij Poeti madhështor…
Do vi në Përmet, në tëndin përvjetor
do cicëroj,
ashtu, si një zë në belbëzim.
Do vij, në tëndin përvjetor
këmbëkryq do ulem aty me Ty
ku vargu dhe portreti ytë ngjajnë më madhështor!
Do vi…!
QYTETI IM PESHKOPIA!
Fjalët janë të tepërta
për qytetin tim
është mrekulli
në të gjitha stinët
si në dimër me borë mbuluar
fustan nusërie
me vello të bardhë;
a në pranverë
mbushur me lule
me aromën e blirit të rall
edhe në behar
qyteti është mbret
të rrish në të
duket si ne perallë
ah!
Qyteti i blirit
I pastër qelibar
me rrënjen e vjeshtës
gjethet ngjyrë ari
ia shtojnë hijeshin
njerzit i ftojnë me tat ë rrinë
nën dritën e hënës
të ngopen me frymë
Ah!
Qyteti im
s’ke nevojë për fjalë
Të falem
krenohem
dhe për ty kam mall!
Tiranë 01.04.2015
AH MOR GJARPËRUSH,
NGA MALLI MË KALLE!

Ti moj vala e drinit, që Dibrën përshkon
Që nisë nga liqeni, takon Ohër, Strugë
eh, çfarë melodie të ëmbël lëshon
teksa përshkonë gjarpërueshën rrugë!
Me takon gjatë rrugës, radikë, Zall- Bulqizë
Mer aromë Maqëllare, Zogjaj e Grezhdan
hapërdisesh bukur kur përshkonë Gjoricë
futesh në ngushticë deri në Selan!
Hije nuk të ka ai shtrat i ngushtë
gjarpëron o Drinë i rrethu nga pllaja
si në ditë dimri, a në vapën Gusht
deri sa takon në t’kukesit meraja!
Por tashmë o lumë je më i zmadhuar
me degë të tjera, ti, më je bashkuar
me aromë dibre, ndjehesh i plotësuar
në luginën tënde histori përshkuar!
Me vete ke marë projin e Grevës, Malanit
Projin e Ravdishtit, Të grykës së Muhrës
Lumin e Setës që mbledh Katër Grykët,
përoin e Gjelagjeshtit dhe të Veleshicës!
Me degëzat e tua, ndjehesh zbukuruar
hije të ka kënga me atë ujë t’kulluar
që nga bjeshkët t’vjenë, nga kreshnikët male
Ah mor gjarpërush, nga malli më kalle!

Tiranë 05.04.2018