Kontributi i Rakip Sinanit rreth betejave të Skënderbeut


Madhështia dhe vlerat e një libri qëndrojnë në faktin sesi shkruhet, çfarë përmban, sa realisht dhe mirërtistikisht është realizuar. Fatmirësisht libra të tillë ka, botohen dhe promovohen. Jo sepse jemi në Vitin e Skënderbeut, po gjithnjë librat për kryeheroin, botuar në çdo gjini, do të mbeten testament dhe dëshmi e qëndresës.
Libri”Beteja të Skënderbeut” na shfaq luftrat heroike të heroit, unitetin, besnikërinë e luftëtarëve, vitalitetin e një epoke të ndritur. Autori Sinani e hap librin me thënien e Marin Barletit: “Skënderbeu e filloi mbretërimin e tij më 28 nëntor 1443” (f. 3). Ky libër historik e studimor, mbart vlera sepse përshkruan me saktësi e vërtetësi betejat legjendare të Heroit Kombëtar, jep fakte, episode, ngjarje, dëshmi që vijnë nga fushëbetejat po edhe të kohëve midis tyre, në periudha më të qeta. Në tetor të vitit 2018 ky libër mjaft i çmuar, mbushi 21 vite të botimit të tij. Me thjeshtësi e çiltërsi autori Rakip Sinani pohon:
“Në këtë studim flitet për betejat e zhvilluara nën udhëheqjen e Skënderbeut në trevën e Dibrës, duke qëmtuar shumë fakte e dokumente, gojëdhëna e këngë të popullit që i përkasin kësaj periudhe” (f.5). Puna e përkushtuar me drejtim të mirëpërcaktuar hulumtues e studiuesit Sinani është sa e thjeshtë e prekëse, e lodhshme , por tejet e vlerfshmepërkohënkur u botua, po me theks aktual edhe për ditët e sotme e veçanërisht në këtë përvjetor.
Siç është vërtetuar nga historianët, Skënderbeu nga 24 beteja 18 i zhvilloi në Dibër. Kjo tregon se dibranëve të Arbërisë u ra për pjesë kjo gjë, të qëndrojnë mburojë në sheshbetejatëpërgjakshme kundërperandorisë osmanë. Studimi “Princi Gjon Kastrioti” hapet me këtë paragraf:
“Gjon Kastrioti lindi në fshatin Sinë të Dibrës së Poshtme. Në zonën e Çidhnës, Gjon Kastrioti ndërtoi në fshatin Kastriot një kullë e cila mori emrin “Kulla e Gjonit”.
Argumente, fakte, përshkrime, shifra, referenca plotësojnë gjithë kuadratin e prozës shtjelluesetëRakip Sinanit. Libri i tij mbetet një dritare nga mund të shihen vlerat e kësaj epoke me dimensione tronditëse, një pasuri për studentët, studiuesit e rinj për të qartësuar saktësisht dhe pa ndonjë dilemë të mundshme figurën e Skënderbeut.
Shkrimin”Skënderbeu prijës dhe strateg ushtarak”(f11-20), Sinani e shtrin në qartësimin e ngjarjeve dhe rrethanave, kryengritjeve dhe betejave dhe, mbi të gjitha, në guximin e tij për të marrë vendimet në kohë e për të përpunuar strategjitë e nevojshme. Ai jep të dhëna për Stemën e Kastriotëve, Vulën e Skënderbeut, Kryengritjen e armatosur të Dibrës 14 nëntor 1443, vendet historike të Dibrës 1443-1467, Beteja e Torviollit, beteja në Grykën e Radikës, 10 tetor 1445, po këto të dhëna i ndërfut aq bukur në hapësirën e një përshkrimi korrekt. Kur përshkruan sulmin e Skënderbeut në kështjellën e Kruhjës citon vargjet e poetit amerikan Henri Longfellou, përkthyer nga Fan Noli: Nga kështjella shpejt ka rënë / Flamuri me gjysmëhënë, / Edhe populli shikon / Që në vend të tij valon / Flamur i Skënderbeut në erë /Shkab e zezë mëe dy krerë…
Ja se si e përshkruan autori “Betejën e Torviollit”më 29 qershor 1444: “Në mëngjesin e 29 qershorit, në fushën e Torviollit, luginën e Bulqizës, u vunë në gadishmëri forcat turke të Ali pashës dhe luftëtarët e Skënderbeut” (f.29) Realizmi në përshkrimin historik të ngjarjes është domethënës dhe kuptimplotë e mbi të gjitha tregohet eposi i qëndresës që e jep edhe kënga popullore: Hajde, hajde, Moisi dibrani / Ta njeh hujin ty sulltani,/ Krahi u lumtë dibranëve të tu / Rreptas turkun e kanë sulmu / n`fushtëDushajve e kanë rrethu.
Mirë pasqyrohet në libër edhe beteja e Skënderbeut në GrykëtëRadikës (10 tetor 1445), beteja e Otonetës (27 shtator 1446), beteja në Oranik (14 gusht 1448), prita në Mirosh, Rovik (16 maj 1449), rrethimi i Sfetigradit (14 maj 31 korrik 1449), luftimet për marrjen e Sfetigradit (25 shtator-14 tetor 1449), vendet e kampimittëushtrisësëSkënderbeut nëDibër, beteja e Modriçit (21 korrik 1452), beteja dytë e Oranikut (20 maj 1456), mbledhja e Këshillit të Luftës në Dibër (korrik 1457), beteja në Mokër të Dibrës (27 gusht 1462), beteja në Vajkal, beteja e dytë në Meçad (qershor 1465), beteja në fushën e Sfetigradit (korrik1465) beteja e dytë në Vajkal (gusht 1465), vlerësimet për këtë betejë, masakra e Çidhnës (gusht 1466), rimarrja e kështjellës së Çidhnës, të dhëna për ushtrinë e Skënderbeut, armët e zjarrit që u përdorën, punishtet e barutit në Dibër, rrugët që u shfrytëzuan nga ushtria e Skënderbeut; këto e plot të tjera pasqyrojnë një epope qëndrese.
Libri na jep bilancin e ushtrisë shqiptare dhe mbyllet me studimin “Skënderbeu dhe dibranët” (f.103-107), duke na dhënë më pas tregimet dhe gojëdhënat për Skënderbeun si dhe dëshmitë e kronistëve e historianëve për luftën e Skënderbeut 1443-1467.
Të dhëna jepen në aspektin ushtarak dhe historik të epokës skënderbegane, mbi kështjellat dhe betejat e shumta.
Në vitin e Skënderbeut, studiuesi Rakip Sinani, ndonëse nuk jeton më, meriton edhe ai një nderim për këtë kontribut të çmuar.