Provat e jetës e të përkushtimit të Elmaz Muratit


Jeta,përkushtimi,provat dhe rrezatimi i shpirtit përmes tyre,janë dhe mbeten përjetësia e njeriut.Sigurisht,që jo shpesh njerëzit vlerësojnë provat, përkushtimin,por këto lënë gjurmë   dhe madhështojnë cilindo që shembëllen në rrugët e jetës.Figura e inxhinierit të talentuar dhe demokratit të shquar të Kalisit,Elmaz Murati, është skalitur ndër vite përmes shembujve përkushtues ndaj punës dhe drejtësisë dhe mirësisë.Kushdo që jeton atyre anëve,po edhe më gjerë, ka dëgjuar për të parët e tij,kullën shekullore,traditat,për vëllezërit e vet,për gjurmët që kanë lënë në përballje me vështirësitë,pasionin,dritën e nderimit,vlerat e diturisë, të çmuara prej tyre.Historia e gjyshërve dhe xhaxhallarëve si: Bajram e Shuaip Zita(Murati),e babait,  Enver Murati,gjurmët e punës dhe të jetës si: Zita,Ramazani,Shehati dhe Hajriu,bujaria dhe traditat e të parëve  të kullës Zitë e Dullë Rexha,përbëjnë një epope qëndrese dhe fisnikërie.Të tre vëllezërit :Bajrami,Enveri e Shuaipi ishin dhe mbeten qëndrestarë kundër diktaturës e sistemit të pabesisë së luftës së klasave.Për kullën e  Zitës me  tre poda, në Zall –Kalisin e qëndresës,  mund të shkruhen me dhjetra shkrime,poezi,poema e  reportazhe, libra,triologji.Për traditat dhe gjurmët e gdhendura në histori të  këtij fisi kanë shkruar gazetarë e studiues si:Fatos Mehdi Daci,poeti i talentuar  Naim Plaku,studiuesi dhe botuesi që jeton në Amerikë Hysë Xhemali Hasa e  disa të tjerë,por, për këtë familje të nderuar, ende ka vend për të shkruar, se bëmat e brezave të saj u ngjajnë galerive të thella me plot minerale,apo livadheve luleshumë me plot kurora të blerta përreth Korabit e Gjallicës,peizazheve plot bukuri të anëve të Drinit të Zi e Veleshicës plot gurgullimë.”Ku rrjedh,pikon”,thotë populli.Geni i Elmaz Muratit vjen nga kulla qendrestare;ai është pasardhës  i burrave të fisnikërisë e të shumëvuajtur nga diktatura mizoriste e lufta përbindshërore e klasave, që nuk kursente asgjë.Nga kjo luftë e paprinciptë, xhaxhallarët Bajrami e Shuaipi dhe babai Enver Zita(Murati)nuk u mposhtën.Sidoqë, Bajrami,më 13 gusht 1946 u akuzua për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor dhe se kishte strehuar Cen Elezin,kur ky ishte në arrati,bazuar në nenin 273,datë 21 gusht 1946 në një gjyq special nga gjykata e Elbasanit,u dënua me 10 vjet heqje lirie,ku 5 vjet dhe3 muaj i kreu në burgun famëkeq të Burrelit.Edhe xhaxhai tjetër i Elmazit,Shuaip Zita(Murati),ka lënë gjurmë të pashlyeshme në provat e jetës dhe të martirizimit.Shuaipi kishte kryer kursin ushtarak në Itali në vitin 1938-1939.Në kohën e mbretërisë, shërbeu si oficer xhandarmërie.Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare kreu detyrën e komandantit të kompanisë në brigadën 24 sulmuese.Pas çlirimit, punoi si oficer policie në Iballë të Pukës,dhe pastaj në Tiranë si oficer,shef garnizioni, gjersa, më 8.04.1947 , u arrestua si i akuzuar se”ka krijuar një grup reaksionar kundër pushtetit popullor,ka bërë sabotime,atentate e lirim të burgosurish dhe pastaj ka tentuar të arratisej”.Për këto akuza, me vendim nr.176,dt.9.07.1047 ,nga një gjykatë ushtarake u deklarua fajtor dhe u dënua me vdekje,kur ishte në lulen e rinisë, në moshën 26 vjeçare, dhe u ekzekutua më 4 nëntor 1947 në orën 16.30.Qëndroi siç u ka hije bijve të  kullës,mbeti i paharruar si martir i demokracisë,në altarin e kohërave dhe të breznive,në kujtime,këngë, si demokrat i qëndresës,nacionalist ,martir dhe antikomunist.

Drita e pasionit
Elmaz Enver Murati u lind më 14.02 1951 në Zall Kalis.Ai u rrit dhe u edukua me traditat e vyera të  bujarisëdhe urtësisë,me kararet e fisit,të mikpritjes dhe respektit për shokët miqtë dhe të afërmit.U dallua në të gjithë ciklet e shkollimit për talent dhe mprehtësi dhe për dritë pasioni për dije.Ky pasion shënohet, kur ai, shkollën tetëvjeçare e përfundoi në Sllovë të Dibrës   duke udhëtuar 2 orë në këmbë;se asaj kohe nuk e kapte rrezja e veprimit.Me tipare të larta të karakterit, me dëshirë e vullnet të  rrallë ai, më 1969 ,u diplomua gjeometër për ndërtim  në Tiranë,kurse më 1979 përfundoi me rezultate të larta UT, i diplomuar për ing.ndërtimi. Në udhët e dijes e të jetës, intelektuali Elmaz Murati  tregoi zotësi dhe pasion dhe kreu më së miri të gjitha detyrat.Punoi si profesor në shkollën e ndërtimit në Kukës, përgjegjës sektori në ndërmarrjen e bonifikimit Dibër (kantieri Kukës),përgjegjës i nvestimeve në kooperativën bujqësore në Zall Kalis, projektues në preventivë obkektesh.Kurdoherë me sedër dhe aftësi,me kompetencë e drejtësi, shërbeu dhe  si drejtor në kantierin e ndërtimit në Lezhë për zhdukjen e pasojave të tërmetit(drejtor për rrethin e Kukësit, kryetar i degës teknike,firma sh.p.k”Rifel”,Tiranë,drejtor teknik i firmës”Genci Bici”sh.p.k.).Nga 2009 e në vazhdim,ing.në Zyrën e Urbanistikës,projektim dhe administrim në bashkinë Kamëz.Me këtë pasion rrezatojnë punët që ka kryer dhe drejtuar.Kërkues ndaj vetes,me takt e durim dhe dashamirës ndaj shokëve dhe i papërtuar.Peng i ka mbetur fakti që të vëllanë Shehatin,që mbaroi shkollën me dhjeta, e la për pedagog. Sidoqoftë ai është krenar me vëllezërit e thjeshtë e të talentuar,të urtë e ballëdjersitur.Vërtet Elmazi mban dekoratën”Medalje e Punës”,por dekorata më e madhe është puna që ai ka kryer,shpirti demokrat,përkushtimi për atje ku e kërkon koha ,detyra.

Bardhësia e shpirtit
“Inderuari të nderon ,shoku që të dinvlerën,ta jep atë,mbetet ortak me malin e me pranverën”.Kjo sentencë mbetet një dëshmi e fortë e pakontestuar kur duhet të flasësh dhe ta përkufizosh  portretin e tij.Prind shembullor,intelektual fjalëpeshuar,i mprehtë,durues,mjeshtër në komunikim dhe bashkëpunim me të tjerët,fjala e matur,zgjuarsia natyrale,nderimi për familjen,miqtë,mbeten cilësi të vyera të këtij intelektuali të formuar.Në gjurmët e bashkëshortëve Elmaz e HumieMurati(Ukëlala) ,bijë e Reçit ,ecin edhe fëmijtë e kulturuar e të ditur.Djali,Kujdesiu, ka mbaruar UT për mësues gjeografie,specializuar në Itali për antidrogë,ka dy fëmijë si yje;Majlinda është martuar tek fisi i nderuar Istrefi,ajo ka kryer gjimnazin dhe ka tre fëmijë;Fatosi ka shtatë vjet që është emigrant në Angli,i specializuar për ing.duralumini,Fëmijtë e tjerë Enver Elmaz Murati, që mban emrin e gjyshit(të cilit i është derdhur shtatore para vilës në Laprakë)  kujtim ky i djemve;Enveri i Ri,Nekiu ,djalë  i katër i Elmazit(fëmija I pestë) ecën në gjurmët e traditave të të parëve e të punës,i urtë e i përkushtuar,ai ka mbaruar  për menaxhim biznes.Elmazi dhe gruaja e tij rrinë me Nekiun dhe Nekiu ka një djalë.Secili e ndjen dhe e justifikon   peshën e provave prindërore.Dy prindërit, Enver e Humie.Së bashku me dy fëmijtë e dy fëmijtë e Fatosit e dy të Enverit,dy të Kujdesiut e tre  të Majlindës dhe të Nekiut kanë djetë  nipër dhe mbesa,të cilët janë në udhët e dijes.Krenaria e jetës për Elmaz Muratin, janë shokët e miqtë,fisi dhe traditat.Ai flet me respekt të madh për Xhelal Mziun ,siç e quan “Arkitekt të Kamzës së Re e të Paskuqanit”,i rrallë në artin e drejtimit,në ecjet e përkushtimit demokratik. Ky  bir i Reçit historik, jo vetëm që është një nga kryebashkiakët më të nderuar në Shqipëri,por gjithnjë mbetetet një ikonë e veprave që sjellin zhvillim duke u votuar unanimisht disa herë dhe, po disa here, duke sjellë gjithnjë efekte dhe risi në bashkinë ku drejton, që mbetet një nga bashkitë më të mëdha në Shqipëri; ,flet për të nderuarit Hysni Gjoçi,Ali Elezi,Fatos Daci,Shaqir Shehu,Bashkim Kaçi.Lidhjet e kullës së së Zitës e Dullë Rexhës janë edhe me kullën e Misim Ahmetit të Reçit e Ibrahim Gjoçit të Lurës.Tek familja dhe shokët,tek geni i dajave,tek Çollakët e Sllatinës si dhe në gjurmët e provave që rrezatojnë.”Të më kishte gjetur demokracia edhe më të ri,…,thotë Elmazi,ndërsa gjithmonë shpirtin e ka bardhësi.

Krenari brezash…jehonë këngësh

Kulla me tre poda në Zall Kalis,sinonim i qëndresës së të parëve të Elmaz Muratit ngjan me kështjellën,u përcjell brezave krenarinë e gjyshërve,jehonën e këngëve.Kulla e Zitë e Dullë Rexhës rriti edhe qëndrestarët,tre vëllezërit promote përballë monizmit.Elmaz Murati krenohet me të parët,xhaxhallarët Bajram e Shuaip Zita,(Murati),me vëllezërit Zitën e Ramazanin,Shehatin e Hajriun.Ramazani,biri human e shpirtbehar nuk jeton më.Ai rrezaton fisnikëri,bujari e vitalitet,ai dhe vëllezërit e tij në Laprakë ngritën vilat dhe para vilës së tij ngriti,derdhi në bronx shtatoren e babait të paharruar Enver Zita(Murati).Edhe fëmijtë e vëllezërve të Elmazit janë të gjithë të shkolluar e të kulturuar.Geni çel genin.Kështu,nipi i Elmazit,Fatjon Murati është boksier,kampion në disa shtete të botës,ku,në ringjet më prestigjioze mori  medalje të arta, bëri që të këndohet himni dhe të shpaloset flamuri kombëtar.Krenari zemre,krenari brezash.Kulla  dhe bijtë e saj kanë tashmë plot këngë të bukura.Poeti i mrekullueshëm Naim Plaku thuri vargje për Shuaip Zitën:”Mbaju fort,o kulla e Zitës’,”Veleshicë,moj ndale vrapin”, e plot të tjera.Këngët janë sinonim i burrërisë,qëndresës,i shpirtit të lirë demokratik.Duke njohur dhe lartësuar këto vlera,duke përkrahur të rejat e kohës,kështu edukohen brezat,ndrit historia.Elmaz Murati krenohet kur kthen kokën pas,krenohet për provat e jetës dhe të përkushtimit.Do të mbeten testament,këngët,qëndresa,puna e përkushtimi.Pena e legjendës Naim Plaku,midis të tjerash shkruan:
”Del prej toke zani i shpresës/Qofsh bekue, oj shpia e Rexhës/,Siç thotë nana kur të përkund/Bir,o bir m`u bafsh katund/Ke shumë nipa edhe mbesa/Në Tiranë këndon Zitë Rexha/Knon bilbili sa del drita/Amanetin siç e la Zita”…
Besatim lirie,krenari brezash për qëndrestarët, rrezatim demokratik me prova jete e përkushtimi,kjo është deviza e inxhinierit,e intelektualit të fisnikërisë, demokratit të shquar, Elmaz Murati. Urimet në brezni sjellin gjithnjë jehonën e viteve të kësaj familje fisnike,bukurinë madhështinë e të djeshmes dhe të së sotmes,por edhe provat e e përkushtimit të një jete me dinjitet e të lartësuar.